Sokolaj: Shoferët shqiptarë nuk do t’a mbështesin bllokadën për sistemin EES, kjo do të konsiderohej si akt antiqeveritar

Granit Sokolaj
Burim: Kosovo Online

Granit Sokolaj nga Qendra për konsumatorët “Alert“ nga Tirana është shprehur për Kosovo onlajn se sistemi EES nuk do të duhej të vlente për transportuesit por që nuk pret që në protestën e shoferëve profesionistë të Ballkanit Perëndimor, të bashkangjiten dhe shoferët nga Shqipëria pasi kjo lëvizje do të konsiderohej si akt antiqeveritar.

“Përsa i përket sigurisë kufitare dhe parandalimin e emigrimit ilegal, mendoj se ky sistem nuk do të mund të zbatohej për shoferët e transportit të udhëtareve apo atyre të mallrave pasi ata nuk janë pjesë e kontingjentit e atyre njerëzve që emigrojnë. Këta janë kryesisht njerëz që shkojnë në punë dhe qëndrojnë tre, pesë, 10 ditë në vende ku dërgohen për të marrë mallra apo të transportojnë njerëz nëse janë shoferë autobuzash. Megjithatë shikojmë se BE nuk bën përjashtim për këtë kategori njerëzish” ka thënë Sokolaj.

Ky i fundit beson se kjo mund të krijojë ndonjë vonesë apo ndalesë në transportin e lirë të mallrave ndonëse vetë kontrollet nuk zgjasin shumë.

“Këto kontrolle në fakt nuk janë afatgjate, maksimumi pesë minuta dhe këtë e kam nga përvoja ime kur kam udhëtuar në vendet e Unionit Europian. Kjo është një proçedurë mjaft e thjeshtë, por megjithatë në orare piku apo ditë të caktuara, gjatë transportit të kamionëve, radhët mund të formohen në vendkalimet doganore mes vendeve të BE dhe vendeve që nuk janë pjesë e saj. Kjo mund të shkaktojë vonësa” ka thënë ai.

Duke folur për reaksionet e mundshme në Shqipëri, bën të ditur se nuk pret protesta.

“Për dallim nga Sërbia apo Maqedonia e Veriut, fatkeqësisht ne në Shqipëri nuk dimë të protestojmë. Shoqatat e bizneseve janë shoqata që kohë pas kohe mbrojnë interesat e qeverisë para interesave vetjake dhe protestë e tillë me gjasa do të konsiderohej si akt antiqeveritar, ndaj dhe heshtin”, ka thënë ai.

Shton se derimë tani nuk ka patur reagim të organizatave të biznesit.

“Derimë sot nuk ka patur reagime, asnjë deklaratë prej tyre. Egzistojnë disa organizata biznesi sikurse Unioni i Prodhuesve Shqiptarë, Industria Ushqimore Shqiptare, Oda Ekonomike përgjithësisht... Derimë tani nuk kanë reaguar”, ka thënë Sokolaj.

Ky i fundit beson se Komisioni Europian nuk do të marrë vendim të veçantë për shoferët e transportit të mallrave.

“Pavarësisht protestave që mund të ndodhin në Sërbi, Maqedoninë e Veriut apo vende të tjera, kam përshtypjen se Komisioni Europian nuk do të marrë ndonjë vendim të veçantë në të cilën do të lehtësohej lëvizja e shoferëve, të paktën e transportit të mallrave të çfarëdolloj gjëje” vlerëson bashkëbiseduesi.

Ndërkaq, bën të ditur se vendim i tillë do të ishte justifikues.

“Mendoj se do të ishte e drejtë të merrej vendim i tillë. Do të ishte e drejtë të egzistonte udhëzim shtesë, vendim shtesë të Komisionit Europian që kjo kategori të përjashtohej. Theksoj se shoferi që punon në Tiranë, Beograd, Shkup, Prishtinë, Podgoricë apo kudo që ndodhet, ai është i punësuar që nuk shkon në emigracion, nuk shkon në BE me qëllim që të shkelë 90 ditët ligjore të qëndrimit në BE. Udhëtimet e tyre janë tre ditë, një javë, 10 ditë, dy javë, maksimumi një muaj në raste të veçanta, por jo më shumë” konkludoi Sokolaj.