Sondazhi i OJQ Aktiv: Sërbët në Kosovë humbin besimin tek Rusia si mbrojtëse

NVO Aktiv
Burim: Medija centar

Rezultatet e sondazhit “Analiza e trendeve 2023: Qëndrimet e komunitetit sërb në Kosovë” organizata joqeveritare Aktiv ka treguar se “pa shpresë” dhe "pa perspektivë” në këndvështrimin e sigurisë së jetës së përditshme, janë fjalët kryesore kur flitet për gjendjen e komunitetit sërb në Kosovë.

Sondazhi është ndërmarrë prej qershorit deri në gusht të vitit të kaluar. Miodrag Milliqeviq, drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate vlerëson si "raportimin më pesimist në kohët e fundit”.

Si prezencë kryesore Milliqeviq ka theksuar se më shumë se 95% e të anketuarve besojnë se situata në Kosovë nuk po shkon në drejtimin e duhur, 69% mendojnë se destabiliteti politik është problem kyç në Kosovë, 83% nuk besojnë në asnjë parti politike dhe se egziston edhe rënia e besimit ndaj Rusisë si mbrojtëse e komunitetit sërb në Kosovë.

“Veç kësaj gjendja materiale, të gjithë segmentet e tjerë të jetës janë fort të cënuar dhe ka rënie në raport me vitet 2021 dhe 2022 dhe raportet me sigurinë dhe situatën politike dhe ekonomike, ka thënë Milliqeviq dhe shton se është dramatike që 90% e të pyeturve në veri kanë thënë se ata apo pjestarët e familjeve të tyre kanë qenë direkt të cënuar.

Kur flitet për zgjidhjen e situatës, 40% e të pyeturve besojnë se Bashkësia është model i papranueshëm zgjidhjeje, ndërsa 18,9% besojnë se BKS do të formohet, ndërsa numri i atyre që besojnë se shkëmbimi i territoreve është opsion i pranueshëm, është tre herë më e lartë.

“Jeta për sërbët sipas vlerësimeve të të gjithë të anketuarve do të jetë edhe më e keqe për tre vitet e ardhshme” ka thënë dhe shton se ky perceptim ka përafërsi identike tek sërbët në jug dhe veri të Ibrit.

Problemet më të mëdha lidhen me stabilitetin politik ku 69.2% kanë thënë se ky është problem më i madh në Kosovë, ndërsa në vend tjetër problem është siguria me 64,6% dhe përmendi se ky anketim është ndërmarrë para ngjarjeve në Banjskë ku u përshpejtua procesi i migrimit.

„Rezultat alarmant është dhe ai se 83,5% nuk besojnë në asnjë parti politike dhe asnjë politikan. Nëse shikojmë atë se në cilin opsion politik besojnë, flasim për 2%, ndërsa opsioneve të partive politike shqiptare gjithashtu nuk u besojnë” thekson Milliqeviq.

Ndërsa shkallën më të lartë të besimit e ka Qeveria e Sërbisë dhe Zyra për Kosovë e Metohi me 2,46%, Qeveria e Kosovës me 1,61% që është në vend të fundit.

Kur flitet rreth mbështetjes së negociatave në Bruksel, 40% e të anketuarve atë nuk e mbështesin, 49% nuk kanë qëndrim ndërsa 18% e mbështesin dhe këto rezultate kryesisht korrenspondojnë edhe me vitet e kaluara.

Skenari më i pranueshëm i marrëveshjes që për sërbët ishte BKS, ndërsa në vend të dytë e mban gjendja momentale.

Sondazhi dëshmoi se sërbët në Kosovë më shumë informohen përmes mediave tradicionale ndonëse po rritet numri i atyre që ndjekin portalet në internet, ndërsa shënohet rënie e besimit në rrjetet sociale. Më shumë besojnë tek mediat sërbe në Kosovë, por edhe tek mediat me frekuencë kombëtare në Beograd.

Siguria dhe destabiliteti politik problemet më të mëdha të sërbëve në Kosovë

“Pjesa më kritike e raportimit është përqindja e sigurisë ku gati 70% e të anketuarve thonë se situata është përkeqësuar jashtëzakonisht” ka thënë Milliqeviq dhe shtoi se në veri ka numër të madh që mbajnë të tillë qëndrim, ndërsa dy qëndrime kyçe të cilat janë përkeqësuar janë incidentet ndëretnike dhe stabiliteti politik.

Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 61,4% thonë se për ta siguria është e cënuar direkt, ndërsa 83,8% e të anketuarve kanë thënë se dikush shumë shpejt do të braktisi Kosovën çka është pasojë direkte e rënies së sigurisë tek komuniteti sërb.

“Nëse me një fjalë do të duhet të përmendeshin të gjitha trendet, kjo është mungesa e perspektivës në aspektin e stabilitetit të situatës politike dhe dialogut që po zhvillohet nën kujdesin e Brukselit dhe në aspektin e jetës së mëtejshme në Kosovë”, tha Stefan Surlliq docent në Fakultetin e Shkencave Politike.

Surlliq pohon se sërbët në Kosovë "nuk e shikojnë procesin e dialogut si diçka që ndryshon realitetin e tyre në praktikë dhe në jetën e përditshme" dhe shton se kjo dërgon mesazh të qartë politik se elitat po negociojnë me bindjen e botës, por që aty në thelb nuk ka as benefite dhe as dëme.

Ndihmësi i Qendrës për Politikë të Sigurisë Bojan Ellek, theksoi se valuta kryesore që i mungon Kosovës është besimi dhe shtoi se tregues i mungesës së shpresës është përkushtimi më i madh ndaj korrigjimit të kufijve.

“Njerëzit në Kosovë votojnë për dorën e zgjatur të qeverisë në Sërbi, ndonëse nuk ka besim në opsionet politike, çka konfirmon cënueshmërinë e vet”, tha Ellek.

Ky i fundit po ashtu theksoi se është shqetësues fakti që hulumtimi është ndërmarrë para incidenteve në Banjskë dhe se përkundër kësaj ka treguar rritje të ndjenjës së pasigurisë dhe shtoi se siguria në veri të Kosovës pas tërheqjes së sërbëve prej institucioneve, është në “rënie të lirë”.

Drejtori i Institutit për Zhvillimin territorial dhe Ekonomik Dragisha Mijaçiq, theksoi se “diçka shumë e keqe po ndodh brenda komunitetit sërb në Kosovë dhe se egziston shkallë e madhe e lidhjes në mes të këtij trendi dhe sjelljes së qeverisë së Kosovës dhe strukturave të sigurisë së Kosovës”.

“Tek kjo duhet që qeveria kosovare dhe bërësit ndërkombëtarë duhet t'i kushtojnë vëmendje”, përmbylli Mijaçiq.

Sondazhi numëron 536 të anketuar, 36 pyetje dhe u krye përmes anketimit, fokus grupe dhe intervista.