Të mos harrohet kurrë: 25 vjetori i vrasjes së 14 korrësve serbë u shënua me një ceremoni përkujtimore

Parastos u Starom Gracku
Burim: Kosovo Online

25 vjetori i vrasjes së 14 korrësve serbë u shënua me ceremoni përkujtimore, ndezje qirinjsh dhe vendosje kurora me lule në memorialin në Staro Gracko. Familjet e të vrarëve thonë se pas një çerek shekulli kanë humbur besimin në drejtësinë tokësore dhe shpresojnë se autorët do të japin llogari para Zotit.

Në ceremoninë përkujtimore morën pjesë familjarë të viktimave, banorë të Staro Grackos, përfaqësues të Zyrës për KdheM, si dhe përfaqësues politikë të serbëve nga Kosova.

Momirka Çankoviq, banore e Staro Grackos, theksoi se familjet kanë hezituar të flasin në media për tragjedinë gjatë dhjetë viteve të fundit, sepse, siç tha ajo, kanë 25 vjet që bartin një kryq të tmerrshëm.

“Nuk dua që kjo të duket sikur po i justifikoj, por kanë kaluar 25 vjet nga vrasja e bashkëshortëve të tyre, nënat për fat të keq tashmë kanë ndërruar jetë, ndaj nuk mund të thonë si janë dhe si jetojnë pa djemtë e tyre. Ato gra mbajtën një kryq të tmerrshëm më 23. korrik 1999, mbetën vetëm me fëmijë shumë të vegjël. Kanë 25 vjet që e mbajnë atë kryq dhe kanë arritur t'i edukojnë të gjithë fëmijët e tyre, t'i çojnë në rrugën e drejtë dhe janë të gjitha nëna heronj për mua. Nuk duan të flasin për arsye, se nuk presin më drejtësi, askush nga ne nga Staro Gracko nuk e pret. Nëse 25 vjet më parë do të mendonim se ndoshta do të bëhej diçka duke marrë parasysh të gjithë forcën e ushtrisë që ishte atje, 25 vjet më vonë, kur fotografia është bërë shumë më e qartë kudo në botë, vërtet nuk presim drejtësi”, tha Çankoviq.


Ajo deklaroi se personat që vdiqën, të cilët i njihte, ishin njerëz-mikpritës të ndershëm dhe të mirë.

“Të presësh drejtësi nga një botë si kjo, ku mbretërojnë gënjeshtra dhe mashtrimi, ku shpikin diçka dhe pastaj bombardojnë për hir të demokracisë... nuk mund të presësh drejtësi nga një botë e tillë. Ata nuk presin familje dhe as ne. Familjet heshtin dhe mesazhi i tyre është shumë i qartë, ata presin drejtësinë tjetër, që është drejtësia nga Zoti, e presim edhe ne. Ndoshta njëri prej nesh do të presë këtë drejtësi botërore, por nëse gjendja dhe situata në botë ndryshon. Siç është tani, nuk do të ketë drejtësi për serbët e vrarë”, tha Çankoviç.

Prifti Dragisha Jereniq, i cili shërbeu përkujtimor me priftërinj nga Dioqeza e Rashko-Prizrenit, theksoi se njerëzit e pafajshëm kanë vuajtur vetëm sepse e kanë bartur me nder dhe ndershmëri kryqin që iu dha.

“Njerëzit që humbin jetën duke shkuar për të mbledhur bukë, për të ushqyer familjet e tyre, nuk mund të jenë kriminelë, por vetëm martirë, dhe ne në kishë kërkojmë gjithmonë martirët që të na përfaqësojnë përpara Zotit. Më i nderuari ndër ne u shua, sepse Zoti rrallë i lejon kriminelët të humbasin në drejtësi. Në drejtësi vuajnë më të mirët dhe ata që janë të gatshëm të mbajnë kryqin e tyre, dhe në të njëjtën kohë të vuajnë për kryqin. Janë të paktë dhe ju të gjithë jeni dëshmitarë që korrës të tillë ka edhe ndër ne”, tha prifti.


Ndihmësdrejtori i Zyrës për KdheM, Igor Popoviq, ka kujtuar se 25 vjet pas krimit, autorët dhe organizatorët nuk janë gjetur, arrestuar dhe dënuar, edhe pse, siç tha ai, komandantët e KFOR-it, të cilët ishin përgjegjës për sigurinë kanë bëri të ditur se do të lëvizin çdo gur në Kosovë për të gjetur vrasësit.

“Edhe pse një numër i madh i autorëve dhe organizatorëve duhet të kenë qenë i përfshirë në ekzekutimin e këtij krimi, veprimet e të cilëve duhet të kenë lënë një numër të madh gjurmësh të besueshme, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare, KFOR-it dhe UNMIK-ut, gjoja gjatë gjithë këtyre viteve nuk kanë mundur të gjejnë një kryes të vetëm dhe organizator të këtij krimi . Nuk ka dëshmi, thonë ata, përfaqësues të vendeve perëndimore dhe anëtarë të misionit civil dhe ushtarak të bashkësisë ndërkombëtare që kishin të gjithë fuqinë ushtarake dhe civile, dhe aftësitë teknike dhe logjistike në Kosovë e Metohi në një zonë ku dihet gjithçka. Në zonën ku janë qartazi deklaratat e komandantëve të UÇK-së kriminale nga nëntori i vitit 1999, të cilët mburren se kanë spastruar etnikisht komunën e Lipjanit përmes vrasjeve, kidnapimeve, rrahjeve dhe persekutimeve dhe uzurpimeve të banesave dhe rekomandohen për veprime të reja të këtij lloj në viset tjera serbe si në Shtërpce, ku kanë mbetur ende shumë serbë”, tha Popoviq.


Ai theksoi se kreu i UNMIK-ut në atë kohë, Bernard Kushner, e quajti krimin në Staro Gracko si një akt të "hakmarrjes së kuptueshme nga shqiptarët".

“Është e qartë, për fat të keq, se ne nuk mund të presim që bashkësia ndërkombëtare të ndëshkojë krimet”, tha ai, duke shtuar se serbëve u takon të kërkojnë drejtësi tokësore dhe qiellore.

“Ta ruajmë kujtimin e serbëve të vrarë nga Staro Gracko, të përkujtojmë vazhdimisht ngjarje të tilla dhe të mos lejojmë kurrë që ky krim të bjerë në harresë. Për t'i kujtuar vazhdimisht komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve në Prishtinë se krimi është i pazbardhur dhe i pandëshkuar”, ka thënë Popoviq dhe ka theksuar se Republika e Serbisë dhe Zyra për Kosovë dhe Metohi kanë përgjegjësi të madhe që të mos lejojnë sakrificën e banorëve të Staro Gracko të shkoj kot.

Kryetari i Komunës së Shtërpcës dhe nënkryetarë i Listës Serbe, Dalibor Jevtiq, theksoi se mesazhi i 23. korrikut 1999, kur u vranë ata që dolën në ara, ishte shumë i qartë - "se nuk janë të mirëpritur këtu dhe se dikush i donte serbët, jo vetëm në  Staro Gracko, por të mos ketë në gjithë KdheM”.

“Ky nuk është i vetmi krim që ka mbetur i pashpjeguar dhe pa drejtësi, por është detyrimi ynë, jo vetëm duke shtruar me këmbëngulje pyetjen se kush dhe pse vrau 14 korrës, të rezistojmë dhe të mos lejojmë qëllimin përfundimtar të atyre që e bënë këtë të arrihet, dhe kjo është që ne të largohemi nga kjo zonë, për më shumë ne si popull këtu të mos jemi”, tha Jevtiq.


Ai ka kujtuar se më 22. korrik 2018, në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit në Qeverinë e Kosovës, ka dërguar një letër në adresat e të gjitha institucioneve ndërkombëtare, por edhe atyre që janë përgjegjës për gjyqësorin në Kosovë, duke kërkuar rihapjen e hetimit, megjithatë, nuk pati asnjë përgjigje.

“Krim nuk është vetëm kur vritet dikush, krimi ka shumë fytyra. Krimet ndodhin, kanë ndodhur ndryshe, kanë tentuar të na dëbojnë. Nuk kemi harruar as thyerjen e tabelës. Dhe kjo dërrasë e re që u ngrit, u vendos me një mesazh të qartë, se sado të përpiqen të na vrasin, të na thyejnë dërrasat dhe pllakat përkujtimore, të na prishin, të na djegin shtëpitë, ne nuk do të hijekim dorë për të mbijetuar në këto hapsira," tha Jevtiq.

Marinko Gjuriq nga Shoqata “Viktimat e Kosmetit” theksoi se 14 korrës nga Staro Gracko u vranë para fuqive botërore vetëm pse ishin serbë.

“ Kryefamiljarët kërkuan ndihmë, por Kfori i fuqishëm ishin të shurdhër ndaj britmës së korrësve. Shoqata e të vuajturve të Kosovës u thotë familjeve të korrësve të vrarë se ne e kuptojmë dhimbjen dhe vuajtjen tuaj dhe lusim Zotin që t'ju japë forcë për të duruar në këto kohë me trazira dhe të vështira, me besim në Zotin se dora e drejtësisë do të arrijë deri te autorët”, tha Gjuriq.


Në ditën e sotme nëarat e fshatit Staro Gracko gjatë korrjes u vranë Milovan Jovanoviq, Jovica dhe Rade Zhiviq, Andrija Odaloviq, Novica, Sllobodan, Mile dhe Momir Janiqijeviq, Stanimir dhe Boshko Dekiq, Sasha dhe Ljubisha Cvejiq, Nikola Stojanoviq dhe Miodrag Tepsiq.

Vrasja e tyre konsiderohet si një nga krimet më të mëdha pas konfliktit në Kosovë të vitit 1999, për të cilin askush nuk u mbajt përgjegjës.

Shtatë shqiptarë ishin nën hetim. Në tetor 2007, UNMIK-u arrestoi Mazllum Bytyqin nga fshati Veliki Alash, afër Staro Grackos, me dyshimin se kishte marrë pjesë në vrasjen e korrësve serbë, megjithatë, ai u lirua nga paraburgimi dy muaj më vonë për shkak të mungesës së provave.

Në vitin 2017, Prokuroria Speciale në Prishtinë, së bashku me EULEX-in, pezulluan hetimet për shkak të mungesës së provave.