Në zgjedhjet vendore në zonat sërbe pjesmarrja më e lartë është shënuar në Zveçan dhe Ranillug
Pjesmarrja në zgjedhjet vendore në Kosovë është 39,07%, tregojnë të dhënat e KQZ. Në zonat sërbe është shënuar pjesmarrje e lartë ndërsa më të lartat në dy komuna-Zveçan dhe Ranillug.
Sipas të dhënave të KQZ, pjesmarrja në Zveçan ka qenë 59,75%, ndërsa në Ranillug 59,4%. Pjesmarrje e lartë është shënuar dhe në Zubin Potok-58,83%.
Më shumë se gjysma e zgjedhësve kanë dalë në votime në Novo Bërdo-55,91%, si dhe në Kllokot-54,22%.
Në Komunën e Shtërpcës në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar 48,08% zgjedhës. Diçka më pak se ky numër është shënuar tek qytetarët me të drejtë vote në Graçanicë-47,14%, si dhe në Komunën e Parteshit ku kanë votuar 46,9% e zgjedhësve.
Në Mitrovicën e Veriut pjesmarrja ka qenë 45,84%.
Sipas të dhënave nga KQZ, në Lleposaviq është shënuar pjesmarrje prej 27,81%, por që janë përpunuar gjithsej shtatë nga 25 qendra votimi.
Njëkohësisht në Prishtinë, deri në orën 19:00 kanë votuar 46,51% të zgjedhësve.
Pjesmarrja në Prizren ka qenë 28,03%, në Mitrovicën e Jugut 38,77%, ndërsa në Pejë 34,46% të zgjedhësve.
0 komentet