Operacioni “Shpërthimi”: Përgatitja e Enver Hoxhës për pushtim ushtarak të Kosovës dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pas vdekjes së Titos (2)
Shkruar për Kosovo onlajn nga: Dragan Biseniq, gazetar
“Sektori i Kosovës” për “Kosovën republikë“
Me qëllim forcimin e ndikimit të shqiptarëve në Jugosllavi e veçanërisht në Kosovë, në strukturat e aparatit qëndror të Komitetit Qëndror të PPSH, në vitin 1978 u krijua sektor i veçantë për propagandën e huaj (Sektori i Propagandës me Botën e Jashtme) apo siç quhej jo zyrtarisht “sektori i Kosovës”
Detyra e këtij sektori ishte analizimi i situatës në të cilën zhvillohej në rajonet e Jugosllavisë të banuar nga shqiptarët dhe të promovonte idenë e bashkimit të shqiptarëve dhe krijimin e “Shqipërisë së Madhe” pavarësisht egzistencës së kufirit ndërshtetëror. Në ldhje me këtë “politika shtetërore ndaj Kosovës është themelore në etapën e parë të platformës bazuar në kërkesën “Kosova-republikë“ në kuadër të federatës jugosllave”. (Shteti shqiptar nuk i organizoi demonstratat e vitit 81. 29. 3. 2011 // LaimMaqedoni-http:// lajmpress.com/intervista/8402.html).
Për shefin e PPSH, “tema shqiptare” në këtë kontekst mbetej një prej pikëpamjeve më të rëndësishme të situatës ushtarako-politike në Ballkan. Analiza e realizuar nga Hoxha ende nuk ishte e destinuar për një audiencë të gjerë, sepse mund të ndërlikonte më tej marrëdhëniet mes Tiranës e Beogradit, jo vetëm në kuptimin politik, por edhe të krijonte kushte për një konfrontim ushtarak, si dhe të tërhiqte vëmendjen si të Perëndimit dhe të Lindjes që kishte të bënte me qëndrimin e paqartë të lidershipit të Shqipërisë në të ardhmen e afërt. Njëkohësisht faktori nacional-seçesionist filloi të luante një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në të ashtuquajturën strategji masive ushtarako-politike e cila ishte pjesë e politikës mbrojtëse të regjimit hoxhist.
Skenari i zhvillimit të ngjarjeve në Jugosllavi të cilën e kishte formuluar Hoxha, ishte e natyrës konfrontuese. Sipas vjerësimit të Hoxhës, pas vdekjes së Titos, në udhëheqjen e Jugosllavisë duhej të niste lufta për pushtet në të cilën çdo palë e përfshirë në konflikt, do të tentonte të gjente mbështetje nga jashtë e mbi të gjitha prej SHBA dhe BRSS të cilat udhëhiqnin përgjegjësinë e blloqeve ushtarake-NATO dhe Traktati i Varshavës. Konflikti mes tyre mund të sillte deri në përdorimin e forcave të armatosura të dy pakteve ushtarako-politike kundërshtare dhe siç përmbyllte Hoxha në qershor të vitit 1978, “në këtë situatë, vendi ynë do të përballet me rrezikun e sulmit nga njëra anë dhe nga tjetra, jo nga secila veçmas, por nga të dyja palët së bashku“.
Në rastin e një konflikti mes Shqipërisë dhe BRSS ku do të ishte drejtuar ndaj Jugosllavisë, Enver Hoxha llogariste në bashkimin e veprimeve me shqiptarët që jetonin në Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Përgatitja për ngjarjet e ardhshme në fakt u shndërrua në element të rëndësishëm në funksionimin e aparatit shtetëror dhe partiak të Shqipërisë komuniste dhe vetë kreut të saj ku u mbështet në "edukimin patriotik" (siç e quante ai) të popullsisë shqiptare në RFSJ [8. F. 539]. Me qëllim mbajtjen në gatishmëri të lartë ushtarake të Forcave të Armatosura, si dhe të Forcave Rezerviste Vetmbrojtëse, në drejtimet strategjike më të rrezikshme nga pikëpamja e një pushtimi të mundshëm dhe mbi të gjitha në ato fqinje, në tetor të vitit 1978, u përforcuan repartet e stacionuara të ushtrisë duke ushtruar stërvitje.
Për palën shqiptare, faktor i rëndësishëm ishte mbajtja e shkallës së lartë të gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura Jugosllave dhe të Mbrojtjes Territoriale, për të zmbrapsur agresionin e mundshëm të jashtëm. Njëkohësisht lidhja e ngushtë e politikës së jashtme jugosllave me atë të brendshme dhe të mbrojtjes, u intensifikua në gjysmën e dytë të viteve ‘70 të shekullit të XX. Kjo veçanërisht u tregua qartë në kongresin e LKJ të mbajtur më 20-23 qershor të vitit 1978. Analistët e huaj tërhoqën vëmendjen për të ashtuquajturat "tri shtyllat kryesore të jetës dhe stabilitetit të vendit" që ishin formuar atëherë: personaliteti i Titos, forcat e armatosura dhe LKJ.
Vazhdimi i politikës së paangazhuar dhe forcimi i politikës së jashtme, për Beogradin ishte pika referuese më e rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Në lidhje me këtë për udhëheqjen jugosllave me rëndësi të veçantë ishte shpërndarja e forcave në Ballkan, pasi nga pozitat e RSFJ në gadishull dhe marrëdhëniet me vendet ballkanike-katër anëtarë të dy blloqeve kundërshtare ushtarako-politike-Traktati i Varshavës (Bullgari, Rumani) dhe NATO (Greqia e Turqia) ndërkohë që Shqipëria e cila nuk ishte pjesë e asnjë pakti, por mbante marrëdhënie të ngushta me Republikën Popullore të Kinës, varej jo vetëm nga prestigji ndërkombëtar i Jugosllavisë, por edhe nga politika e saj e mbrojtjes si shtet anëtar i Lëvizjes së të Paangazhuarve. Përkeqësimi i marrëdhënieve mes Tiranës e Pekinit, sikurse kishin vënë re ekspertët e huaj, ku përcaktonte mjaft saktë vlerësimin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze nga pala jugosllave, nga pikëpamja e interesave të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së Beogradit, kishte një kuptim të dyfishtë. Nga njëra anë, për Jugosllavinë, izolimi i shtuar i Shqipërisë ishte një fakt pozitiv, sepse i dha një goditje të rëndë regjimit të Enver Hoxhës. Megjithatë, nga ana tjetër, pala jugosllave kishte frikë se udhëheqja e Shqipërisë mund të bënte kompromis me Kremlinin, gjë që mund të “rriste rrezikun për Jugosllavinë, duke marrë parasysh 1.5 milionë shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi”. Krahas ashpërsimit të konfliktit bullgaro-jugosllav për Maqedoninë, përkeqësimi i marrëdhënieve shqiptaro-jugosllave për Kosovën mund të ketë pasoja të dëmshme për të ardhmen e Jugosllavisë pas zhdukjes së Titos nga skena politike [...] Kjo është arsyeja përse një nga argumentet të cilët komentatorët jugosllav përdorën në lidhje me konfliktin mes Pekinit dhe Tiranës ishte se tashmë Shqipëria nuk është vetëm kundër Jugosllavisë dhe Kinës, por edhe kundër Bashkimit Sovjetik”.
Reagimi i Hoxhës ndaj referatit të lexuar nga Tito në kongresin XI të LKJ (20-23 qershor 1978) ishte e paqartë dhe negative. Ajo ishte dëshmi për konfliktin e mundshëm mes dy vendeve për çështjet e shqiptarëve në Kosovë dhe Jugosllavi dhe planet e liderit shqiptar për bashkimin e të gjithë shqiptarëve dhe krijimin e një “Shqipërie të Madhe”. Hoxha më 22 qershor 1978 në ditarin e tij shkruante: “Fakti është se as pas çlirimit nuk u lejuan të shpreheshin dhe të vendosnin e të vepronin si të donin dhe u bashkuan me forcë në një federatë që më vonë u quajt Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë. Një prej këtyre popujve që nuk patën asnjë mundësi për vetëvendosje, janë shqiptarët me rreth dy milionë banorë të cilët jetojnë në tokën e vet. Popullsia shqiptare, e cila, po e përsëris, jeton në territoret e veta në Jugosllavi, është më e madhe se popullsia e Maqedonisë dhe e Malit të Zi. Ndaj duke kërkuar dhe gjoja luftuar për vetëvendosjen e popujve të tjerë në një kohë kur jeni në vendin tuaj dhe në përputhje me teorinë tuaj gjoja socialiste, nuk e lejoni këtë, atëherë e gjithë kjo, theksoj, është bllof”. Këto plane dhe pritja për vdekjen e Titos, çuan në intensifikimin e përgatitjeve ushtarake të Shqipërisë ndaj Jugosllavisë. Kjo u dëshmua qartë gjatë vizitës inspektuese të Hoxhës në Vend-Komandën Qëndrore më 24 qershor të vitit 1978, e cila ndodhej në verilindje të Tiranës, në afërsi të fshatit Linzë. Aty ai erdhi së bashku me Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Veli Llakajn.
Në kuadër të vizitës nëpër objektet nëntokësore të Qendrës Kryesore të Kontrollit, si dhe lidhjeve testuese të kontrollit përmes linjave të komunikimit telefonik dhe telegrafik me komandën ushtarake të kryeqyteteve të vendit dhe drejtuesit e partive rajonale, kreu i PPSH, u interesua për shkallën e gatishmërisë dhe disponueshmërinë së linjave të komunikimit rezervë. Ushtarët e pranishëm, të cilët ishin përgjegjës për ndërtimin e objektit, patën një përshtypje që dëshmon qartë atmosferën e pritjes së luftës: Hoxha dhe ndjekësit e tij, po përgatiteshin të zmbrapsnin një sulm ndaj Shqipërisë. Për këtë, si provë e seriozitetit të ngjarjeve, u morën në konsideratë fjalët e sekretarit të parë të PPSH se “jemi në prag lufte”, si dhe deklaratat për nevojën e blerjes së pajisjeve të huaja mbrojtëse. Situata u bë veçanërisht alarmante për Hoxhën pasi pala shqiptare mori një notë zyrtare nga qeveria kineze më 7 korrik të vitit 1978. Dokumenti jo vetëm njoftonte përfundimin e plotë të ndihmës ekonomike dhe ushtarako-teknike për Tiranën, por përmbante edhe akuza ndaj autoriteteve shqiptare për sabotim të marrjes së ndihmës dhe tregonte vëllimin e madh të saj në vitet e fundit. Ditën e mëpasshme Hoxha hartoi tezat e një përgjigjeje të mundshme dhe urdhëroi mbledhjen urgjente të Byrosë Politike.
Në mbledhjen e Byrosë Politike të 11 korrikut të vitit 1978, i përkushtuar në shqyrtimin e situatës aktuale në marrëdhëniet shqiptaro-kineze, Hoxha i’u referua rekomandimeve të palës kineze për të lidhur aleancë ushtarake me Jugosllavinë dhe Rumaninë, por nënvizoi se Shqipëria hoqi dorë menjëherë nga ky plan. Hoxha sërish u bëri thirrje shqiptarëve në Jugosllavi, por dhe i paralajmëroi se nëse dikush (d.m.th. Jugosllavia) "merr pjesë në intrigat kineze ndaj popullit shqiptar, Shqipërisë socialiste", atëherë "të gjithë shqiptarët kudo ku janë, do t'i refuzojnë ata në tërësi dhe do të marshojnë fitimtar ndaj tyre".
Kujdes të veçantë tërhoqi përgjigja e palës shqiptare të publikuar në 30 korrik të vitit 1978 në gazetën “Zëri i Popullit” në të cilën u publikua propozimi kinez për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak mes Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Rumanisë të cilën udhëheqja shqiptare e quajti plani “Boshti Tiranë-Beograd-Bukuresht”.
Në fund të janarit-fillim shkurti i vitit 1979 në Shqipëri u mbajt stërvitja ushtarake “Biza“ (emërtesë e majës së malit në lindje të Tiranës). Ideja e tyre ishte që forcat e armatosura (nën angazhimin e rezervistëve) të kryenin manovra në terrenin malor në periudhën dimërore, në kufi me Malin e Zi. Stërvitja dha rezultate katastrofale dhe siç u tregua më pas, komandantët nxituan që të shikonin ndeshjen e KF Dinamo në Tiranë.
Në sfond stërvitja ushtarake u intensifikua, situata në Jugosllavi për Hoxhën ishte çështje vendimtare e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.
(Do të vazhdohet...)
0 komentet