Asgjë e re në Bruksel: Shanci i radhës për dialog fill pas pushimeve të verës

Miroslav Lajčak i Đuzep Borelj - Ohrid
Burim: Kosovo Online

Në raundin e djeshëm të dialogut teknik në Bruksel, në të cilën u ndërmorën bisedime të ndara nga emisari i BE Mirosllav Llajçak me negociatorët kryesorë të Beogradit e Prishtinës Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, nuk u shkua tek ndonjë afrim qëndrimesh, ndërsa shanci i radhës për përparim, do të ndodhë në fund të verës, pas pauzës kolektive si pasojë e pushimeve të administratës së BE, shprehet bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn.

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë pas takimit me Llajçakun dhe sekretarin e përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg se "Nuk jemi në rrugën e cila do të n’a garantonte siguri". Ai tha se pas asaj çfarë ndodhi mbrëmë në Bruksel është e qartë se Prishtina nuk dëshiron asgjë të bëjë për de-eskalim të situatës sipas të cilës nuk mundet të jetë optimist. 

Ai tha se si pasojë e sjelljes së Prishtinës, çështja kosovare gjithmonë e më shumë po bëhet çështje e sigurisë dhe jo politike. Duke qenë se sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB, NATO është përgjegjëse për sigurinë në Kosovë, Vuçiq prej Stoltenbergut kërkoi që KFOR t'u ofrojë siguri edhe sërbëve.

Presidenti sërb i ka dorrëzuar Stoltenberg në formë të shkruar, të gjitha provat për atë që është bërë ndaj popullit sërb, për sulmet ndaj këtyre të fundit, ndaj autoambulancave, sa sërbë janë qëlluar, arrestuar ilegalisht, video-rregjistrim që tregojnë se sërbët e arrestuar po mbahen në paraburgim ndonëse asgjë nuk kanë bërë. 

"Kërkuam që NATO të marrë kontrollin dhe të ofrojë jetë të sigurtë për sërbët në Kosovë. Nëse do të ketë përparim rreth kësaj, ngelet për t’u parë. Nëse do të më duhej të gjeja një emërues të përbashkët në bisedimet me Llajçakun dhe Stoltenberg, do të ishte dëshira për të arritur de-eskalimin sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo nuk do të jetë e lehtë, duke pasur parasysh përfaqësuesit shqiptarë në takimin e sotëm", ka thënë Vuçiq. 

Nga ana tjetër, kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi, pas bisedës që pati me Llajçakun, vetëm shprehu “habinë që shefi i diplomacisë europiane, Zhozef Borelli nuk propozoi heqjen e masave ndëshkuese” të cilat BE dhe SHBA i imponuan Kosovës për refuzimin e de-eskalimit të situatës në veri.

Bashkëbiseduesit e Kosovo onlajnit për këtë mesazh të Bislimit shikojnë akoma dhe një konfirmim të dyshimit që pakësimi i numrit të efektivëve të policisë kosovare në masën 25% rreth godinave komunale në veri qysh prej fillimit ishte “hile”. 

Rajko Petroviq nga Instituti për studime europiane, thotë për Kosovo onlajn se dje në Bruksel, fatkeqësisht ndodhi diçka e cila ishte tërësisht e pritshme. 

“Bisedimet nuk sollën ndonjë përparim në zgjidhjen e krizës egzistuese dhe arsyeja për këtë është se, nga njëra anë, Kurti, pavarësisht nga mesazhet që ka dërguar ditët e fundit, nuk dëshiron realisht që dialogu të vazhdojë. Vazhdon rrugën e tij të kërcënimeve, presioneve dhe shantazheve me qëllim eleminimin e plotë të çdo pranie të shtetit të Sërbisë dhe serbëve të K&M. Nga ana tjetër është shumë indikative ajo çfarë tha Vuçiq që KFOR pra NATO nëse do t’i kërkohet, mund t’a qetësojë dhe disiplinojë Kurtin dhe në këtë mënyrë, do të mbrojë sërbët në K&M” thotë Petroviq.

Për të, nga sjellja e Kurtit e cila sipas tij, është vetëm një instrument në duart e qendrave të forcës perëndimore, problem më i madh është që KFOR nuk tregon synim jo vetëm për të frenuar Kurtin, por edhe për të ndaluar armatimin e të ashtuquajturës Forcave të Sigurisë së Kosovës, me dron të ardhur nga Turqia, duke treguar se po shkelen shumë parime dhe marrëveshje.

“E gjitha kjo tregon se Kurti në të ardhmen vetëm radikalisht kërkon të përmushë veprimet e tij. Në të gjithë kontekstin e krizës kosovare është fort e rëndësishme dhe takimi i zhvilluar mes Vuçiqit dhe Stoltenbergut. Kjo tregon se çfarë është në lojë në hapësirën e Kosovës. Kryesorët janë NATO ata qëndrojnë pas shqiptarëve. Ne kemi kryesuar negociatat me BE dhe SHBA. I dërguari special i SHBA Gabriel Eskobar më herët ka thënë se nuk është e nevojshme që formati i negociatave për statusin përfundimtar të Kosovës, të ofrohet në nivelin e BE me përfshirjen direkte të SHBA, pasi ai mendon se Unionit i është caktuar ky rol dhe në dhjetë vitet e fundit e ka bërë mirë. Eskobar gjithashtu theksoi se vizionet e Kosovës në të ardhmen, kur bëhet fjalë për administratën amerikane dhe Kurtin, ndryshojnë vetëm në taktikë, por jo në qëllimin final” thekson Petroviq.

Ky i fundit thekson edhe një herë se vështirë të pritet që negociatat të vazhdojnë para vjeshtës, madje edhe kur të vazhdojnë, pyetja është nëse do të ketë përparim dhe cili do të jetë rezultati i tyre.

“Ndoshta vazhdimi i dialogut mund të vijë më herët, në rast të një përshkallëzimi të madh, dhe ndoshta Kurti do të përpiqet të shfrytëzojë periudhën e pushimit të institucioneve të BE për të realizuar disa nga synimet e veta. Gjëja e mirë është që si Eskobar edhe Llajçak theksojnë se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është gjë e nevojshme, por pyetja tjetër është se sa gjatë do të arrihen në praktikë. Mendoj se negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit po shkojnë në qorrsokak dhe se pala sërbe nuk është e gathsme të bëjë ndonjë lëshim në të ardhmen nëse nuk respektohen disa gjëra të cilat ne mendojmë se janë vijat e kuqe, e kjo është formimi i BKS, zgjedhje të reja në veri të cilat do të rezultonin me përfaqësuesit sërbë në qeverinë vendore sepse aty sërbët janë më shumë se 90% e banorëve. Dhe sigurisht fundi i persekutimit, arrestimeve" thotë bashkëbiseduesi ynë.

Lidhur me habinë e Bislimit që nuk u hoqën masat ndëshkuese ndaj Kosovës, Petroviq thotë se kjo tregon se presidenti Vuçiq kishte absolutisht të drejtë kur pyeti “cili është ndryshimi mes asaj që dikush të të rrahë 100% apo 75% kur ende po ju rrahin”.

"Tërheqja në masën 25% të policisë prej komunave në veri, përfundimisht ishte hile e Prishtinës. Ndoshta planifikojnë të organizojnë zgjedhje në ndonjë mënyrë të dyshimtë. Bislimi është veçse një njeri që në Bruksel ka ardhur si zëdhënës i Kurtit. Patjetër që është inkurajuese që BE nuk tërhoqi paketën e sanksioneve ndaj Kosovës. Kjo është hera e parë që BE tenton të mbajë qëndrim disi të balancuar, megjithatë kjo është larg ndonjë qëndrimi neutral. E rëndësishme është se dhe shteti sërb dhe strukturat e saja të sigurisë përherë kanë qenë një hap para të ashtuquajturit kosovarë dhe ne të gjitha informacionet praktikisht i kemi pasur përpara realizimit të mundshëm të ndonjë veprimi të Kurtit. Duhet të merren me kujdes maksimal fjalët e Vuçiqit i cili tha se pret kohë të vështora për Kosovën, por na inkurajoi mesazhi i tij që nuk është i nevojshëm për shqetësim dhe se shteti është i gatshëm deri tek përgjigja ndaj të gjitha sfidave" përmbyll Petroviq. 

Edhe analisti i Qendrës për stabilitet shoqëror Nemanja Zavishiq, mendon se negociatat Prishtinë-Beograd që janë nën patronazhin e BE, kanë shkuar në qorrsokak. 

"Supozoj se deri në fillim të shtatorit nuk do të ketë raunde të reja bisedimesh, por nuk shikoj që edhe pas kësaj bisedimet që eventualisht do të pasojnë mund të kenë ndonjë rezultat. Për sa kohë që Kurti është në pushtet në Prishtinë, shance për normalizim të marrëdhënieve praktikisht nuk egzistojnë dhe do të kemi një lloj menaxhimi të krizës. Kurti në përiudhën e mëhershme ka treguar se për të BE nuk i intereson dhe që është i gatshëm të dëgjojë amerikanët. Në këtë kuptim nuk shikoj që ky dialog brukselas në kohën që kemi përpara do të ketë ndonjë rezultat konkret. Sepse fakti është se BE në 10 vitet e fundit nuk ka shfaqur se ka autoritet politik dhe kapacitet për të siguruar që çdo gjë që është dakordësuar e nënshkruar në Bruksel të zbatohet në terren. Nëse për BKS kemi pritur për më shumë se një dekadë, si mund të na garantojë dikush se çdo marrëveshje e ardhshme do të respektohet", pyet Zavishiq. 

Lidhur me bisedën që presidenti Vuçiq pati dje në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO Jens Stoltenberg dhe përfaqësuesin e BE Mirosllav Llajçak, Zavishiq thekson se sigurisht është mirë që pala sërbe u dëgjua sërish.

“Presidenti prezantoi pikëpamjen tonë për situatën në krahinën jugore dhe prezantoi qartë provat e gjithçkaje që regjimi i Kurtit po bën kundër popullit sërb. Është plotësisht e qartë se në K&M paqja dhe stabiliteti kërcënohen seriozisht nga sjellja destruktive e Kurtit dhe vetëm KFOR në këtë moment e ka mandatin, prandaj edhe të drejtën edhe detyrimin, për të garantuar sigurinë në krahinë. Në këtë kuptim bisedimet me Stoltenbergun ishin të rëndësishme sepse pikërisht NATO ka emrin e llogarisë së KB si pjesë e misionit të KFOR. Ndaj ata janë adresa e duhur për t'u kthyer dhe tek takimi i djeshëm është i justifikuar dhe jashtëzakonisht i nevojshëm në këtë kuptim" thotë ai.

Sipas tij, nëse do të shkohet deri tek de-eskalimi varet mbi të gjitha nga vullneti politik i vendeve kyçe të Perëndimit politik.

“Fatkeqësisht, duke pasur parasysh se këto janë vendet që e njohën pavarësinë e Kosovës, deri më tani nuk kemi parë shumë mirëkuptim prej tyre për argumentet dhe qëndrimet tona. Ata sigurisht që kanë kapacitet të mjaftueshëm ushtarak në këtë moment për të larguar ROSU-n nga veriu i K&M dhe frenuar persekutimin e Kurtit ndaj popullit sërb dhe ngelet veçse pyetja nëse ata do t’a bëjnë këtë apo jo. Pra do të thosha përgjegjesi të plotë për zhvillimin e mëtejshëm të situatës pikërisht në politikën e perëndimit sepse prej tyre varet sesa larg Kurti do të jetë i gatshëm me ëndërrat e tij për luftë të re” thekson Zavishiq.