Cilat do të jenë sfidat më të mëdha para qeverisë së re të Sërbisë kur është fjala për Kosovën
Nuk ka dilema se para Sërbisë qëndron vit i vështirë kur është fjala për Kosovën, ndërsa para qeverisë së re gjenden sfida të panumërta në lidhje me këto çështje, qysh nga zbatimi i marrëveshjes së Ohrit deri tek tentativa që plani franko-gjerman në tërësi të jetë pjesë e Kapitullit 35 të kornizës negociatore me Unionin Europian, thonë bashkëbiseduesit e Kosovo onlajn. Ata kanë pritshmëri të kundërta kur është fjala rreth asaj që nëse viti 2024 do të jetë kyç për epilogun kosovar, por pajtohen se presionet do të pasojnë si ndaj Beogradit ashtu dhe ndaj Prishtinës me qëllim arritjen e zgjidhjes.
I dërguari europian për dialog Mirosllav Llajçak ka vendosur fundin e janarit si afat për formalizimin e marrëveshjes e rrugës drejt normalizimit, ndërsa presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret presione më të ashpra rreth Kosovës gjatë muajve të ardhshëm.
Përfaqësuesit kyç të qeverisë në largim, të cilët besohet se do të jenë edhe pjesë e kabinetit të ri të kryeministrit pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit të cilat lista e mbledhur rreth SNS fitoi bindshëm, thonë se politika kur bëhet fjalë për Kosovën do të vazhdojë të jetë e kufizuar me Kushtetutë, se lufta për interesa kombëtare bazohet në fakte dhe argumente dhe se në radhë të parë do të jetë kujdesi për sërbët në Kosovë.
Dhe ambasadori i Sërbisë në SHBA, Marko Gjuriq, ka thënë për Kosovo Onlajn se dhe në vitin 2024, prioritet shtetëror kur është fjala për Kosovën, do të jetë ruajtja e mbijetesës së popullit sërb dhe egzistencës së tij, duke shtuar se është gjithashtu e rëndësishme që pikërisht prej Amerikës të vijojnë presionet ndaj qeverisë së Albin Kurtit për mosrespektim të marrëveshjes, me kërkesën për qasje racionale dhe paqësore për zgjidhjen e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.
Bashkëpunëtori shkencor në Institutin për politikë dhe ekonomi ndërkombëtare, Aleksandar Mitiq, thotë për Kosovo onlajn se qeverinë e re të Sërbisë e pret vit tepër i vështirë sa i përket presioneve nga anë të ndryshme për Kosovën, por edhe për çështje të tjera, siç është përputhshmeria e politikës së jashtme.
“Është fort e rëndësishme që Beogradi të mbetet definitivisht i palëkundur në çështjen e mbrojtjes së asaj që i definoi si “vija të kuqe”, e kjo është as de fakto e as de jure nuk ka njohje të Kosovës. Veçanërisht e rëndësishme në këtë proces, pasi nuk kërkohet njohje de jure, çka njihet de fakto. Për mua kjo do të thoshte refuzimin e pjesës më të madhe, pra disa elementë kyç të planit franko-gjerman”, thotë Mitiq.
Sipas tij, propozimi franko-gjerman “do të thotë heqje dorë nga Kosova”.
"Nëse kjo ndodh, atëherë çfarëdo lloj "vije e kuqe" nuk është më e rëndësishme, përfshirë dhe çështjen e Kombeve të Bashkuara e veçanërisht çështjen e njohjes de jure. Më duket se "vijat e kuqe" të Beogradit të vendosura kështu janë shumë shumë të ulëta dhe nëse ato cënohen, do të përbënte problem më vete”, beson Mitiq.
Ky i fundit thekson se Beogradi është nën presione të ndryshme nga palët e tjera, si në aspektin e marrëveshjes për politikë të jashtme të përbashkët, ashtu edhe në aspektin e kërcënimeve të ndryshme hibride.
“Megjithatë, fakti është se duhet të merret fund me metodën e dhënies së koncesioneve nën presion ndaj atyre krizave hibride që po i shkaktojnë qartë dhe kordinative Kurti dhe Pesëshja. Pres një vit shumë të vështirë për Beogradin, por shpresoj shumë në një qëndrim më të palëkundur që nuk do t'i rrezikonte këto linja më elementare, pikërisht sepse kemi një vit përpara, pas të cilit mund të ketë ndryshime më serioze, jo vetëm gjeopolitike, por edhe ndryshime politike në Europë, të cilat mund të jenë një frymë mbështetëse për qëndrimet e Beogradit”, përfundon Mitiq.
Qeverinë e re të Sërbisë e presin sfida të panumërta për çështjen e Kosovës dhe mes më të mëdhaja është tentativa për të vendosur në Kapitullin 35 të negociatave me Bashkimin Europian, të detyrimeve që rjedhin nga Marrëveshja e Ohrit, pra planin franko-gjerman në tërssi, thotë për Kosovo Onlajn sociologu Vlladimir Vulletiq.
“Atëherë do të ishim në situatën ku një nga qëllimet dhe politikat tona strategjike, e kjo është rruga drejt Europës, do të vihej në pikëpyetje. Dhe nëse do të binim dakord për këtë, atëherë qëllimi ynë i dytë strategjik do të vihej në pikëpytje dhe në përgjithësi mbarë politika e Sërbisë, e cila tani po drejtohet pikërisht në atë mënyrë që të keni ekuilibër, jo vetëm në planin ndërkombëtar, por edhe balancën e atyre dy qëllimeve kyçe rreth të cilave, në fund të fundit, keni dhe ndasi të kundërta në Sërbi. Nëse këtë e vendosni në pikëpyetje, atëherë ky nuk është më problem vetëm për qeverinë, atëherë ky problem është për mbarë situatën që të keni konflikte që nuk e di se ku do të na çonin” beson Vulletiq.
Ky i fundit tregon se është e rëndësishme të normalizohen marrëdhëniet, të ketë stabilitet në rajon, paqe, qarkullim normal të njerëzve dhe ideve.
"Por thelbi është gjithashtu në këtë që nuk mundeni të lejoni atë çfarë është thënë kaq shumë here, e ndërsa në një farë mënyre Prishtina e pret, e kjo është njohja e Kosovës nga ana e Sërbisë. Dhe rreth kësaj, çështja vërtitet prej vitesh pas dhe do të vijojë. Fjala është rreth asaj që të shkohet deri tek një lloj kompromisi që do të siguronte gjithçka për të cilën kemi folur, ndërsa ai kompromis sigurisht, nuk nënkupton njohje të Kosovës nga ana e Sërbisë, sepse pastaj nuk është më kompromis. Ky është pikërisht i gjithë rrethi në katror kur është fjala rreth politikës së Beogradit ndaj Prishtinës” vëren bashkëbiseduesi ynë.
Ai thekson se mbetet për t'u parë nëse para së gjithash në kryeqytetet e SHBA, BE dhe vendeve kryesore europiane do të shikohet pozitivisht vendimi i Sërbisë.
“Nuk ka dyshim se ka dhe nga ata që i shikojnë gjërat në atë mënyrë, të cilët shikojnë se edhe Sërbia është pjesë e zgjidhjes së problemit. Tashmë vetëm duhet t’a bindin Prishtinën që të jetë pjesë e zgjidhjes së problemit. Ose, më nga ana tjetër, disa rryma dhe fraksione që egzistojnë do të kenë fuqi më të madhe dhe do të përpiqen t’a detyrojnë Sërbinë të bëjë atë që nuk mund ta bëjë. E atëherë do të keni një situatë të rënduar. Aty ku kemi qenë do të vazhdojmë, sigurisht, tani është vetëm të hyjmë në këtë situatë për të parë se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet në SHBA, sepse ishim dëshmitarë që administrata e Trampit kishte një kënvështrim pak më ndryshe në mënyrën e zgjidhjes së marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Vulletiq.
Komentatori politik dhe gazetari Boshko Jakshiq beson se është e mundur që viti 2024 do të jetë viti i zgjidhjes për çështjen e Kosovës, ndoshta edhe më shpejt se sa mendohet, duke pasur parasysh, siç thekson ai, deklaratën e të dërguarit europian për dialog Mirosllav Llajçak, i cili tha se gjithçka duhet të zyrtarizohet deri në fund të janarit.
“Europianët po nxitojnë edhe më shumë se amerikanët, ndërsa presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Lajen e tha qartë se Sërbia dhe Kosova dinë se çfarë janë detyrimet e tyre dhe se ato duhet t'i përmbushin. Pra, nga njëra anë janë presionet dhe kërkesat precize me afate të ngushta kohore. Për Kosovo Onlajn kjo do të thotë marrëveshje përfundimtare me formimin e Bashkësisë së Komunave Sërbe në mënyrën e formuluar me planin europian. Kjo që në këtë projekt-statut të BKS referimi në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, më shumë sesa europianëve, më duket se nuk është argument për çfarëdolloj vonesa”, thekson Jakshiq për Kosovo Onlajn.
Kur është fjala rreth Sërbisë këtu, vijon Jakshiq, po vjen mbështetje e pakushtëzuar për planin e Ohrit i cili, kujton, më kryesorja është pika 4, ku parashikon hyrjen e qetë të Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara dhe të gjitha agjencitë e organizatës botërore.
“Presidentit Vuçiq i’u lejua të përsërisë gjatë fushatës zgjedhore se Sërbia nuk do t’a njohë kurrë Kosovën, çka në fund të fundit askush nuk po e kërkon dhe se Kosova nuk ka vend në KB. Më duket se këto ishin dhurata europiane për Vuçiqin, ndërsa tani erdhi koha për të përmbushur atë që është dakordësuar në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër. Në anën tjetër ajo që është pozitive është gatishmëria politike në rritje e BE për zgjerim, çka është pasojë direkte e luftës në Ukrainë dhe në një farë mënyre i ngjan rrethanave në të cilat Bullgaria dhe Rumania u pranuan si anëtare kur faktori politik ishte më i rëndësishëm se kriteret që duheshin plotësuar për hyrje”, thotë Jakshiq.
Ky i fundit shton se shumë nga këto çështje do të jenë në rendin e ditës edhe para qeverisë së re të Sërbisë dhe thotë se tashmë ka sinjale se do të punohet më konkretisht për të përmbushur atë që kërkohet nga Beogradi.
“Marrëveshja që nga 1 janari automjetet me targa kosovare mund të hyjnë në Sërbi është hap i vogël, por sinjal domethënës se këto probleme do të zgjidhen. Më duket se hapi i radhës përpara dhe kjo do të ecë me ritme të shpejta, është përsëritja e zgjedhjeve në Mitrovicë, Lleposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, me pjesëmarrjen e sërbëve. Sipas kësaj procesi po përshpejtohet, nuk ka më ndalesa si deri më tani, nuk ka më tolerancë që ishte e vlefshme sidomos në kohën e Angela Merkelit. Pikërisht si pasojë e kësaj dhe e mbyll, pa atributin e pesimizmit apo optimizmit, se viti 2024 mund të jetë viti i zgjidhjes”, thotë Jakshiq.
0 komentet