A do të jenë postblloqet e Kfor në veri garanci për sigurinë e sërbëve?
Pjestërët e Kfor janë vazhdimisht të pranishëm në urën kryesore mes Mitrovicës Veriore dhe Jugore dhe qysh kur veprimet e Policisë Kosovare në të cilat u mbyllen institucionet sërbe në veri janë bërë përditshmëri, disa organizata joqeveritare nga veriu i Kosovës kanë apeluar tek Kfor që të instalojë pika kontrolli para institucioneve që u ofrojnë shërbime sërbëve si e si t’u garantohet siguri. Sa reale është të shkohet deri tek kjo?
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
"Vazhdimi i sjelljes së dhunshme të institucioneve kosovare, do të sjellë deri në pasoja të pallogaritshme për jetën e sërbëve në komunat me shumicë sërbe dhe statusin tashmë të rrënuar të Kosovës multietnike. Besojmë se vetëm veprimet e KFOR mund të sigurojnë paqe dhe siguri në zonat sërbe në veri të Kosovës dhe ofrimi i hapësirës për dialog politik nën patronazhin e Bashkimit Europian i cili do të zgjidhte të gjitha çështjet e hapura në procesin e normalizimit të marrëdhënieve” thuhet në njoftimin pas të cilës qëndrojnë shumë organizata joqeveritare dhe grupet e aktivistëve civilë nga veriu i Kosovës.
Sikurse kanë vlerësuar, Policia Kosovare është vënë në funksion të përmbushjes së ideve politike të Lëvizjes Vetëvendosja.
Parë nga këndi i KFOR, situata aktuale e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë “veçanërisht në veri”. Sikurse theksojnë rregullisht nga ky mision, ata monitorojnë nga afër ngjarjet dhe mbajnë prani të dukshme dhe të përshtatshme përmes patrullimeve të rregullta dhe angazhimit me komunitetet lokale. Në radhët e tyre, sikurse kanë deklaruar për portalin tonë, momentalisht kanë gati 4500 ushtarë.
Miodrag Marinkoviq drejtori egzekutiv i OJQ Qendra për Aksion Afirmues Shoqëror (CASA) thotë për Kosovo Onlajn se gjithçka që po ndodh momentalisht në veri të Kosovës kërkon që KFOR të dalë nga roli i tij pasiv aktual në mënyrë që komuniteti sërb të ketë një lloj mbrojtjeje. Kfor në këtë kuptim, thekson ai, është e vetmja forcë e armatosur në të cilën komuniteti sërb beson.
Organizata CASA është një nga OJQ që i ka apeluar te KFOR dhe Marinkoviq thotë se qëndrimi i këtyre organizatave është që KFOR duhet të dislokohet nëpër rrugët e veriut të Kosovës.
"Të jetë para disa institucioneve, jo tek shkollat pasi ne nuk dëshirojmë ushtarë para shkollave, por tek disa lokacione kyçe në veri, në spitale, në rrugët kryesore në Mitrovicën e Kosovës, të themi, rritje e numrit të patrullimeve nëpër zonat sërbe. Kemi pamje dramatike të arrestimit të katër të rinjve para disa netësh, ku dhuna e përdorur ishte e dukshme. Nëse do të ishte Kfor diku në afërsi, diçka e tillë mund të parandalohej", thotë Marinkoviq.
Ai kujton se Kfor vepron si instancë e tretë e reagimit në kërcënimet e sigurisë, pasi e para është policia kosovare, e dyta është Euleks, por njëkohësisht thekson se ajo instancë e parë, pra policia kosovare në fakt është burim i kërcënimit të sigurisë për komunitetin sërb në veri të Kosovës.
“Kështu që mbarë ajo nomeklaturë e veprimit, e hedh në ujë situatën kur ata janë përgjegjës për sigurinë e komunitetit sërb në Kosovë ku në fakt janë ata që e cënojnë këtë komunitet. Kemi shumë shembuj të përdorimit të tepruar të forcës, në rastet e të shtënave ndaj kalimtarëve, kemi raportime të përditshme rreth asaj që policia në veri sillet shunshëm dhe në të tilla situata është e domosdoshme që komuniteti sërb të ketë ndonjë lloj mbrojtjeje. Kfor momentalisht është e vetmja forcë në të cilën komuniteti sërb ka besim për diçka të tillë dhe kjo ka qenë kërkesa jonë themelore”, ka sqaruar bashkëbiseduesi ynë.
Ai thotë se prej vitit 1999, Kfor është formacioni i vetëm i armatosur tek i cili komuniteti sërb ka deri diku një lloj besimi.
"Situata ka ndryshuar drastikisht vitin e fundit, dy, veçanërisht në veri pasi kemi kafshërinë e policëve të Kurtit, polici që është nën kontrollin direkt të qeverisë së Kosovës dhe nga ana tjetër Beogradin tërësisht të pafuqishëm që të parandalojë diçka të tillë. Në të tillë situatë komuniteti sërb akoma më shumë po orjentohet drejt Kfor si forcë e armatosur ku ka dëshmuar se mund të jetë një farë lloj garancie për sigurinë e komunitetit sërb në Kosovë, sidomos në veri, pasi falë Kfor, komuniteti sërb mbijetoi aty në vitin 1999”, bën të ditur Marinkoviq.
Ndërkaq ai është i vetdijshëm që për dislokimin e postblloqeve të KFOR në veri, nevojitet të kalojë mbarë sistemin e vendimarrjes në të cilën shoqëria civile nuk ka asnjë rol, por që u takon atyre të kërkojnë dhe propozojnë zgjidhje që janë funksionale dhe që në terren mundësojnë mbijetesën e komunitetit sërb.
"Ky ka qenë motivi themelor i deklaratës sonë dhe ky është motivi themelor i veprimtarisë sonë në takimet e panumërta në të cilat kemi patur dhe kemi me komunitetin ndërkombëtar për të nominuar idenë se Kfor duhet të marrë kompeteca më të mëdha në veri të Kosovës” tha ai.
Diçka të tillë sikurse shtoi ai, mund të pritet dhe nga Euleks, ndonëse sipas mandatit duhet të merret me monitorimin e policisë kosovare.
"Roli i tyre momentalisht është i padefinuar. Janë mjaft pasiv, tremben nga Prishtina, tremben nga Kurti, tremben për të mos humbur raportet që egzistojnë mes tyre, kështu që në këtë kuptim është tërësisht e panevojshme për jetë normale në veri të Kosovës. E madje mendoj se nuk është më e nevojshme të kemi Euleks në të tillë format në Kosovë”, bën të ditur Marinkoviq.
Dhe koordinatori i Grupit të Punës së Konventës Kombëtare të BE për Kapitullin 35 Dragisha Mijaçiq, beson se prezenca e Kfor në pika të caktuara në veri, do të ishte masë e mirë për të parandaluar eskalim të ri të situatës.
“Dislokimi i Kfor para të gjitha institucioneve me rëndësi për popullin sërb, mbi të gjitha Universitetin, do të ishte një prej masave që do të parandalonte eskalim të ri apo ndonjë pakënaqësi të popullit sërb", ka thënë Mijaçiq për Kosovo onlajn.
Përsa i përket mundësisë që Kfor t’i përgjigjet apeleve të organizatave joqeveritare nga veriu, Dragan Shutanovac, kryetari i Këshillit për Strategji Politike dhe ish ministër i mbrojtjes së Sërbisë thotë se misioni nuk do të sillet sipas kërkesave të organizatave joqeveritare, as sipas kërkesave të Beogradit, Prishtinës apo dhe të BE, por shton se është i sigurt se në këtë moment Kfor nuk ka kuptueshmëri për të gjithë atë çka po bën Albin Kurti.
“Kfor është mision që është tërësisht i pavarur dhe jam i sigurt se egzistojnë njerëz që merren me sigurinë dhe japin vlerësime në lidhje me të cilat komandanti i KFOR dhe autoritetet e tij, do të vendosin se në cilën mënyrë ai mision do të dislokohet dhe nëse do të marrin pjesë direkt apo pasivisht sikurse në situatën aktuale” thotë Shutanovac për Kosovo Onlajn.
Shutanovac bën të ditur se KFOR punon sipas mandatit të marrë nga Kombet e Bashkuara dhe se komandantët e tyre, të cilët janë ose në Napoli ose në Bruksel, do të japin urdhëra në bazë të vlerësimeve që do të merren.
“Di që Kfor është mjaft nervoz dhe përveç asaj që Kurti keqtrajton sërbët, ai cënon dhe sigurinë e pjestarëve të Kfor. Se në çfarë mënyre ata do të veprojnë, kjo varet nga ajo sesa forcë do të përdorë Kurti, si ndaj sërbëve, apo kjo do të jetë tentativë për të inicuar konflikt mes sërbëve dhe KFOR. Jam i bindur se KFOR e di shumë mirë se çfarë po ndodh dhe ndoshta më shumë se kurrë sërbët duhet të tregojnë durim. Di që ky është moment jashtëzakonisht i vështirë, por mendoj se kjo është ndoshta mënyra e vetme e duhur që nga njëra anë të ruhet një lloj sigurie, ndërsa nga ana tjetër, t'i themi komunitetit ndërkombëtar se çfarë po ndodh realisht në Kosovë dhe të presim reagimin e tyre” thotë Shutanovac.
Sikurse shton ky i fundit, nuk është e panjohur gjëja që KFOR kohët e fundit ka qenë më i pranishëm në veri të Kosovës dhe se para disa javësh dislokuan forcat e tyre direkt në urën që lidh Mitrovicën Veriore dhe Jugore me dëshirën për të treguar se menaxhojnë sigurinë në atë pjesë dhe se vendimi i njëanshëm i Prishtinës, nuk do të ketë detyrime në raport me KFOR që ka mandatin e vet dhe kjo është ruajtja e paqes, mbi gjithçka aty ku kërcënohen sërbët, pasi në këtë moment, thekson ai, askush tjetër nuk është i kërcënuar.
“Nëse do të vinte ndonjë krisje në përmasa më të gjera, përdorimi i armëve tytëgjata, nuk kam dilema se KFOR do të përzihej në atë situatë, por shpresoj dhe sinqerisht besoj se nuk do të ketë nevojë që të shkohet deri aty", thekson ai
Policia kosovare, kujtojmë se bastisi më 30 gusht godinat e organeve të përkohshme në Lleposaviq, Mitrovicën e Kosovës, Zveçan dhe Zubin Potok, në rrethin spitalor të QKS Mitrovica e Kosovës, në ndërtesën që ndodhet Fondi PIO, ambjentet e Zyrës për K&M, në drejtorinë rajonale të Mitrovicës së Kosovës, në Qendrën për Punë Sociale, si dhe në institucionet sërbe në Lleposaviq. Më pas më 12 shtator policia konfiskoi dinarët e mbetur në Thesarin e Bankës Popullore të Sërbisë në Lleposaviq.
Nënshkruesit e apelit dërguar Kfor, janë Aktiv, Qendra për Avokati dhe Kulturë Demokratike-ACDC, Qendra për Afirmimin e Aksioneve Shoqërore-CASA, Instituti për ekonomi e zhvillim-InTER; Jovana Radosavljeviq-aktiviste qytetare, Milica Andriq Rakiq-aktiviste qytetare, Milica Radovanoviq-hulumtuese, Marko Millenkoviq-aktivist qytetar dhe Sanja Sovrlliq-gazetare.
komentet