Shutanovac: Kfor nuk do të sillet sipas kërkesave të OJQ, Prishtinës, apo Beogradit, por nuk ka kuptueshmëri për lëvizjet e Kurtit

Dragan Šutanovac
Burim: Kosovo Online

Kryetari i Këshillit për Strategji Politike Dragan Shutanovac është i sigurt se në këtë moment Kfor nuk ka kuptueshmëri për ato çka bën kryeministri kosovar Albin Kurti, por dhe nuk do të sillet sipas kërkesave të organizatave joqeveritare dhe as sipas kërkesave të Beogradit apo Prishtinës dhe as sipas BE.

Shutanovac, ish ministri i mbrojtjes së Sërbisë, thotë për Kosovo onlajn se misioni i Kfor është tërësisht i pavarur dhe se është i sigurt se egzistojnë njerëz që merren me sigurinë dhe japin vlerësime në lidhje me të cilat komandanti i KFOR dhe autoritetet e tij, do të vendosin se në cilën mënyrë ai mision do të dislokohet dhe nëse do të marrin pjesë direkt apo pasivisht sikurse në situatën aktuale.

Përfaqësuesit e disa organizatave joqeveritare nga veriu i Kosovës i kanë bërë thirrje KFOR që të vendosë pika kontrolli para institucioneve që ofrojnë shërbime për popullatën maxhoritare në veri, sepse sikurse thanë, besojnë se vetëm aksionet e KFOR mund të garantojnë paqen dhe sigurinë në zonat sërbe në veri të Kosovës.

Shutanovac me këtë rast thotë se KFOR bën sipas mandatit të marrë nga Kombet e Bashkuara dhe se komandantët e tyre, të cilët janë ose në Napoli ose në Bruksel, do të japin urdhëra në bazë të vlerësimeve që do të merren.

“Di që Kfor është mjaft nervoz dhe përveç asaj që Kurti keqtrajton sërbët, ai cënon dhe sigurinë e pjestarëve të Kfor. Se në çfarë mënyre ata do të veprojnë, kjo varet nga ajo sesa forcë do të përdorë Kurti, si ndaj sërbëve, apo kjo do të jetë tentativë për të inicuar konflikt mes sërbëve dhe KFOR. Jam i bindur se KFOR e di shumë mirë se çfarë po ndodh dhe ndoshta më shumë se kurrë sërbët duhet të tregojnë durim. Di që ky është moment jashtëzakonisht i vështirë, por mendoj se kjo është ndoshta mënyra e vetme e duhur që nga njëra anë të ruhet një lloj sigurie, ndërsa nga ana tjetër, t'i themi komunitetit ndërkombëtar se çfarë po ndodh realisht në Kosovë dhe të presim reagimin e tyre” thotë Shutanovac.

Sikurse shton ky i fundit, nuk është e panjohur gjëja që KFOR kohët e fundit ka qenë më i pranishëm në veri të Kosovës dhe se para disa javësh dislokuan forcat e tyre direkt në urën që lidh Mitrovicën Veriore dhe Jugore me dëshirën për të treguar se menaxhojnë sigurinë në atë pjesë dhe se vendimi i njëanshëm i Prishtinës, nuk do të ketë detyrime në raport me KFOR që ka mandatin e vet dhe kjo është ruajtja e paqes, mbi gjithçka aty ku kërcënohen sërbët, pasi në këtë moment, thekson ai, askush tjetër nuk është i kërcënuar.

“Nëse do të vinte ndonjë krisje në përmasa më të gjera, përdorimi i armëve tytëgjata, nuk kam dilema se KFOR do të përzihej në atë situatë, por shpresoj dhe sinqerisht besoj se nuk do të ketë nevojë që të shkohet deri aty".