A duhet që çështja e pronave të vendoset në rend të ditës në dialogun e Brukselit?
Vendimet e fundit të autoriteteve qëndrore kosovare që kanë të bëjnë me pronat komunale në Graçanicë dhe Shtërpce si dhe shndërrimi i godinave në komunat veriore, sërish janë vendosur në diskutim në plan të parë për pronat në Kosovë. A duhet që kjo temë të gjendet në tryezën e Brukselit? A është e mundur që me një firmë godina në të cilën ndodhet një shkollë apo institucion shëndetësor në zonat sërbe të caktohet për qëllim tjetër apo të ofrohet me qera?
Shkruar nga: Dushica Radeka Gjorgjeviq
Zgjidhja e çështjes së pronave shtetërore e shoqërore të Sërbisë në Kosovë, si dhe asaj private dhe pronave që i përkasin KOS, Beogradi shumë herë në fazat e hershme të dialogut me Prishtinën i ka paraqitur si thelbësore, por nga ana tjetër, përgjigja erdhi se rreth pronave nuk mund të diskutohej pasi “ato çfarë gjenden në territorin e Kosovës janë në pronësi të Kosovës”. Çështja e pronës tek dialogu sikurse thotë një nga bashkëbiseduesit tanë, në një farë mase është lënë “në ajër”.
Në këtë harresë, autoritetet kosovare nuk qëndrojnë duarkryq, kështu që në shtatë ditët e kaluara Qeveria e Kosovës, pa konsultim paraprak dhe pëlqim komunal, ka marrë vendim rreth përvetësimit të 13 ha dhe 33 arrave pronë e komunës së Graçanicës për shkak të projektit të ndërtimit të “Qendrës Rezidenciale Kosovare për Autizëm, sindromën Daun dhe aftësi të kufizuara për fëmijë dhe të moshuar”, ndërsa vendimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit për disa objekte publike në territorin e Komunës së Shtërpcës, u bë thirrje publike për jep dhënie me qëra-"Kafeneka e qytetit”, hotel "Breza", objekti "Partizania" në qendrën e skijave dhe restorant ekspres në hotel "Molika".
Shembuj të ngjashëm ka edhe në veri, ku para dy javësh, me vendim të KK të Mitrovicës së Veriut, parcelat dhe ndërtesat e rrethit të Mitrovicës së Kosovës, Zyrës për K&M, fondi PIO dhe stacioni i zjarrfikësve, i kaluan në dispozicion për periudhë 99 vjeçare Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Si pasojë e këtyre zhvillimeve kryetarët e komunave të Graçanicës dhe Shtërpcës kanë thënë për Kosovo onlajn se besojnë se çështja e pronave duhet të jetë pjesë e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
“Marrja e pronave komunale në Graçanicë është një precedent që i ka shqetësuar dhe brengosur edhe më shumë qytetarët tanë dhe sinqerisht shpresoj dhe besoj se do të mbizotërojë arsyeja e shëndoshë dhe se nën presionin e bashkësisë ndërkombëtare edhe kjo çështje do të gjendet në dialog pasi pa garanci të ndonjë marrëveshje të re, mund të presim veprime të reja të Prishtinës”, ka thënë për Kosovo onlajn Liljana Shubariq, kryetarja e Komunës së Graçanicës.
Shubariq thotë se sinqerisht beson se do të ndalet seria e veprimeve të njëanshme të autoriteteve qëndrore në Prishtinë drejtuar ndaj popullit sërb, institucioneve sërbe dhe pronave komunale.
“Shëndetësia, arsimi dhe kultura janë pjesë e identitetit dhe mbijetesës sonë dhe pa këto institucione ne këtu nuk kemi të ardhme” tha Shubariq.
Ndonëse në të njëjtën kohë nga lista e objekteve publike ku Agjencia e Privatizimit të Kosovës që u ofruan me qera u hoq "Kafeneja e qytetit", kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq deklaroi sot se beteja me këtë rast vijon dhe se vijon të insistojë që kështu do të jetë dhe do të bëhet edhe me objektet e tjera.
Njëkohësisht ai beson se tema e pronave duhet të gjendet në tryezën e dialogut në Bruksel pasi "fakti është i thjeshtë se këto çështje nuk janë zgjidhur përmes mekanizmave që egzistojnë brenda institucioneve”.
“Mund të flas rreth shembullit nga qendra e skijave në Brezovicë, e deri tek disa të tjera. Kur jemi në situatën që diçka nuk mundemi t’a zgjidhim përmes procedurave ligjore dhe përmes përfaqësuesve të zgjedhur ligjërisht dhe legjitimisht të qytetarëve, kur vini në situatë të tillë që kjo nuk jep rezultate, sigurisht atëherë ato tema duhet të gjenden në tryezën e dialogut” tha Kevtiq tha për Kosovo onlajn.
Synimi i pushtetit aktual në Prishtinë, sikurse beson ai, është që në të ardhmen gjithçka që është sërbe t’a mbyllë e uzurpojë.
“Ajo çka Prishtina momentalisht po bën përmes Agjencisë së Privatizimit, është ilegale sipas akteve në fuqi për shumë arsye. Di dhe pothuajse jam i sigurt që Albin Kurti nuk do të ndalet nga synimet e tij kudo ku sërbët sot të kenë ndonjë pronë apo institucion. Për Albin Kurtin, këto janë objektiva politike me qëllim arritjen e synimeve të tij politike dhe nacionaliste”, thotë Jevtiq.
Sikurse shtoi ky i fundit, përveç pronave publike, rregjimi aktual në Prishtinë i uzurpoi jo direkt por me mënyrën indirekte dhe pronat private.
“Këto janë rastet në Metohi në zonat e të kthyerve ku njerëzit akuzohen me falsitet për krime lufte në situatën kur refuzojnë të shesin pronën e tyre dhe në situatë kur kërkojnë t'u kthehet pasuria e uzurpuar. Qëllimet e Albin Kurtit janë të qarta dhe ai do të vazhdojmë me ato veprime, ndërsa ne gjithashtu do të vazhdojmë të kundërshtojmë të gjitha ato vendime në mënyrën që mundemi, mbi të gjitha demokratikisht përmes mekanizmave që kemi, institucionalisht. Në fund të fundit, përveç destabilizimit që është një nga qëllimet e vendimeve të tilla të Albin Kurtit, vendimet rreth pronave kanë për qëllim që ta bëjnë në kuptimin ekonomik jetën e sërbëve sa më të rëndë”, thotë kryetari i Komunës së Shtërpcës.
Docenti në Fakultetin Juridik të Universitetit të Mitrovicës së Veriut, Dushko Çelliq, nuk beson se çështja e pronave në Kosovë mund të gjendet në rendin e ditës në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi korniza negociuese e Brukselit, sikurse cilëson, është krijuar për t'iu përshtatur Prishtinës, e për pasojë për dialog nuk mund të kandidosh çfarëdolloj çështjeje që i përshtatet Beogradit.
“Kandidimi i çështjeve që duhet të jenë objekt i negociatave mund të bëhet vetëm me pëlqimin e ndërsjelltë të të dy palëve dhe për këtë arsye nuk besoj se në të tillë kornizë negociatore në përgjithësi mund të kandidohet çfarëdolloj çështje që i përshtatet Beogradit, pra sërbëve në Kosovë e Metohi, e kështu dhe çështja e pronave në Kosovë e Metohi”, thotë Çelliq për Kosovo Onlajn.
Ky i fundit kujton se Prishtina në vitin 2008 sipas planit të Ahtisaarit, detyrohej të miratojë Ligjin për kthimin, pra rreth kthimit të pasurive të marra pas vitit 1945, por ky detyrim ishte injoruar, sikurse mos egzistonte.
“Ndërkohë Prishtina ka ndërtuar një sërë masash pothuajse-institucionale dhe pothuajse-sistematike me të cilat uzurpon edhe pronën private të sërbëve, ashtu dhe atë që ne e quajmë pronë shoqërore dhe pronë shtetërore të ish Republikës Federative të Jugosllavisë. Kam frikë se ka të hapësirë të lirë për operimin e administratës në Prishtinë dhe Albin Kurti shumë i madh që perëndimi e toleron të tillë sjellje të tij për shumë arsye dhe kam frikë nga keqpërdorimet dhe shpikja e 'arsyeve' për të cilat do të uzurpohen godinat që janë pronë shtetërore e Republikës së Sërbisë dhe ish RFJ apo në pronën shoqërore, pra ato do t’a ndërrojnë qëllimin në artificial”, thotë Çelliq.
Që çështja e pronave si temë në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës mund të sjellë dhe dimension që në fakt nuk do t’I përshtatej Beogradit, e thotë dhe politologu Ognjen Gogiq.
“Nuk egziston mënyrë që kjo temë të formulohet në mënyrën e duhur për shkak të rrezikut që kur të hapen bisedimet, kjo të tingëllojë si një lloj 'shkëputjeje'-çka është kosovare e çka është sërbe, pra pronë e shtetit të Sërbisë dhe çka më pas mund të implikojë ndonjë lloj marrëveshjeje ndërshtetërore mes Sërbisë dhe Kosovës, çka Sërbia do të dëshironte t’a shmangte” bën të ditur Gogiq për Kosovo Onlajn.
Sërbia, sikurse shton ai, dëshiron të shmangë situatën në të cilën do të kërkonte që Kosova t'i njohë disa prona si pronë të shtetit të Sërbisë sepse kjo do të nënkuptonte se pronat e Sërbisë regjistrohen sipas sistemit kosovar çka është për Sërbinë e papranueshme, pasi kjo ndërhyn në çështjet e statusit dhe ndaj, thotë ai, çështja e pronës në një farë mënyre u la 'në ajër'.
Tema e pronave, thotë Gogiq, daton si problem qysh nga koha e UNMIK kur ai mission mori në administrim të gjithë pronën shoqërore e shtetërore dhe nisi procesin e privatizimit, ndërsa pronat që nuk u privatizuan, sot konsiderohen si “prona publike të Kosovës”.
“Kosova, pasi shpalli pavarësinë njëanshmërisht vazhdoi të privatizojë ndërmarrjet që mundi, dhe aty mbeti vetëm çështja e pronave të paluajtshme ku në komunat me shumicë sërbe, si ato ndërmarrje statusi I të cilave nuk është zgjidhur deri në fund, sikurse dhe Trepça, Ujmani apo Brezovica nëse bëhet fjalë për prona të tjera të paluajtshme që shfrytëzohen për punën e tyre nga organet e përkohshme, nëse disa institucione të tjera të Sërbisë, si shkollat dhe spitalet. Kjo çështje mbeti e padefinuar. Mënyra për t’a zgjidhur ka qenë që komunat me shumicë sërbe të bëhen themelues dhe pronarë të atyre pronave të paluajtshme, pra të atyre institucioneve që punojnë në to dhe t'i mbrojnë në atë mënyrë që të mbesin të paktën në duart e sërbëve kosovarë nëse jo në duart e shtetit të Sërbisë. Dhe kjo në një farë mase është zbatuar, më shumë në zonat në jug të Ibrit” thotë Gogiq.
Praktika e përgjithshme e Prishtinës, sikurse spegon, ishte që të gjitha pronat, shoqërore dhe shtetërore, që dikur i përkisnin Sërbisë dhe Jugosllavisë, t’a kthenin në pronë publike të Kosovës, t’a privatizonin ose t'ua vinte në dispozicion institucioneve të veta.
Lidhur me ngjarjet e fundit në komunat me shumicë sërbe të Shtërpcës, Graçanicës dhe Mitrovicës së Veriut në të cilat nën sulm kanë qenë pronat komunale, Gogiq thotë se ato bien nën çështjen e sigurisë së përgjithshme juridike dhe se zgjidhja për ta është të sigurojnë që instancat gjykuese në Kosovë janë ata që gjithashtu do të mbrojnë të drejtat pronësore, si person fizik si institucione.
“Kjo është një betejë që duhet të ndërmerret përmes institucioneve të Kosovës, sado që duket e paperspektivë për sërbët në Kosovë. Ndoshta është mënyra përmes dialogut, sesi një lloj kushtëzimi nga ana e Bashkimit Europian, të themi për progresin e Kosovës në Planin e Rritjes apo në Këshillin e Europës, shtroni çështjen e sigurisë juridike dhe sundimit të ligjit, dhe çka atëherë duhet të jetë përgjigja dhe për këto situata që duhet të priten në të ardhmen”, beson Gogiq.
komentet