Ku po shkon kriza në veri: Çfarë bën KFOR dhe a mund të shmanget konflikti në shkallë të gjerë?
Sulmi i dhunshëm i specialeve kosovare në godinat komunale në Lleposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok për t'u siguruar akses kryekomunarëve shqiptarë të zgjedhur pa pjesëmarrjen e sërbëve dhe me vetëm 3% të votuesve, kulmoi në krizë që kërcënon të shkohet drejt konfliktit në shkallë të gjerë, ndërkohë që bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn paralajmërojnë se gjërat mund të dalin tërësisht jashtë kontrollit si kurrë ndonjëherë.
“Desantimi i mjeteve të blinduara dhe policëve të armatosur me armë tytëgjata së bashku me gaz lotsjellës dhe bomba shokuese, ku kryeministri kosovar Albin Kurti e quan “proces normal paszgjedhor” në dy ditët e fundit, ka marrë asistencën e pjesëtarëve të KFOR në veri të Kosovës, çka e ndërlikoi edhe më shumë të gjithë situatën.
Ushtria e Sërbisë është në nivelin më të lartë të gatishmërisë luftarake për shkak të “përdorimit brutal të forcës nga Kurti dhe forcat e tij ndaj popullit sërb në Kosovë e Metohi” dhe ky vendim do të jetë në fuqi në vijim. Këtë masë Beogradi u detyrua t’a merrte pasi KFOR nuk e ushtroi punën e vet në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB dhe Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës përgjatë ngjarjeve dramatike të pushtimit të komunave në veri.
Prej Listës Sërbe u kërkua që Beogradi të ndërpriste dialogun me Prishtinën deri në tërheqje të “kryekomunarëve fiktivë të Kurtit e derisa nga veriu nuk largohen njësitë speciale të ROSU".
Ndonëse BE dhe SHBA dhe Pesëshja e dënuan ashpër aksionin e dhunshëm të cilin e ndërmorri Prishtina në veri ku dhe sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken madje kërcënoi për pasoja serioze në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kosovës, Kurti ritheksoi se veprimet e tij kanë mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.
Që gjërat shumë lehtë mund të dalin jashtë kontrollit për shkak të lëvizjeve dhe dhunës së njëanshme të Prishtinës, është e dukshme dhe është bërë e qartë edhe për ata që deri më tani e kanë mbështetur pothuajse pa kushte politikën e Kurtit. Kështu që raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola fon Kramon, gjatë vizitës së djeshme nëpër godinat komunale në veri, të cilat u morën me forcë prej forcave speciale kosovare, pa doreza diplomatike ka pyetur policët-“çfarë ju solli këtu në emër të Zotit”. Më pas rodhi komenti i saj në të cilin thelbi i pakuptimësisë politike dhe të sigurisë së zgjedhjeve të zhvilluara në veri ishte: “nëse kryekomunarët që po mbroni do të ishin zgjedhur prej qytetarëve, nuk do të ishte e nevojshme që t’i mbronit”.
Qysh prej të hënës situata në veri vijon të jetë komplekse, godinat komunale në veri janë rrethuar nga një numër i madh i pjesëtarëve të KFOR dhe Policisë kosovare, ndërsa qytetarët protestojnë përditë duke kërkuar lirimin e objekteve të uzurpuara dhe largimin e kryekomunarëve ilegalë ashtu sikurse dhe specialet kosovare.
Ish kryetari i Këshillit Egzekutiv të Kosovës dhe Metohisë, Zoran Angjellkoviq, thotë për Kosova Onlajn se nëse situata në veri do të përshkallëzohet, kjo varet prej bashkësisë ndërkombëtare, e cila duhet të vendosë nëse do të bëjë çmos që Kurti të arsyetojë.
“Pesëshja dhe sponzorizuesit e Kurtit nuk e ndalojnë dhe kjo çoi drejt dhunës në Zveçan. Nëse KFOR do të kishte reaguar sipas mandatit që ka që të pengonte pushtimin e policisë kosovare dhe hyrjen forcërisht të kryekomunarit, e gjitha kjo nuk do të kishte ndodhur. KFOR lejoi që policia kosovare të përplasej me qytetarët e kështu mbeti bashkëpunuese në sulmin ndaj sërbëve. Nëse, mos e dhëntë Zoti, do shkohet drejt incidenteve më të rënda dhe dikush të plagoset, vështirë të shmanget konflikti në shkallë të gjerë. Jam i sigurt se 2/3 e Sërbisë nuk do të lejonin vuajtjet e sërbëve kosovarë për t’u përsëritur ndonjë zullum të ri. As sërbët e Kosovës dhe as Beogradi nuk do t’a shikonin një gjë të tillë duke qëndruar 'duarkryq'. Shteti dhe populli duhet të mbrohen. Nëse konflikti do të shmanget, kjo varet prej lëvizjeve të Kurtit dhe si do të sillen vendet e Pesëshes” deklaron Angjellkoviq.
Për sulmet e ashpra të aleatëve perëndimorë të Kosovës për aksionin e kryer në veri, ku e “shmangu” Kurtin si mur, sepse tha se kryekomunarët e zgjedhur shqiptarë do të punojnë prej godinave komunale të marra peng, Angjellkoviq thotë se kjo që po bën tani, vjen si rezultat i asaj që nuk u ndëshkua për asnjë veprim të mëparshëm të njëanshëm dhe dhunës politike karshi sërbëve kosovarë.
“Kur ke 15 vjet mbështetje për krijimin e një shteti fals, atëherë mendon se kjo kartabiankë që të jepet, të mundesh të bësh çfarë të duash. Kur për 15 vjet fëmija bën çfarë të dojë dhe prindërit e lejojnë për gjithçka, atëherë nuk duhet të pyetet, por nënkuptohet se kjo mbështetje egziston” thotë ai.
Angjellkoviq shton se është në rregull që BE, SHBA dhe Pesëshja dënuan aksionet e dhunshme të Kurtit, por shton se ai është kaq i parashikueshëm saqë ishte e qartë se do t’a bënte këtë gjë në veri.
“Duhej t’a paralajmëronin ashpër dhe frenonin para sulmit të policisë në godinën komunale. Dhe Kfori duhej të kishte reaguar më herët sepse Kurti nuk është njeri i paparashikueshëm. Dihej se çfarë do të bënte me zgjedhjet, me inaugurimin e kryekomunarëve dhe marrjen e objekteve. Ndaj detyra ka qenë që më herët të paralajmërohet dhe para kësaj Kfor të reagonte në godinë. Çfarë me të vërtetë po bën KFOR në Kosovë? Po pret të vriten sërbët dhe të shkatërrohen kishat e më pas të reagojë? UNË e mora vesh se ata janë aty për t’a penguar këtë, e ndërkohë tani shikoj që po vështrojnë të qetë policinë kosovare kur sulmon sërbët duarbosh” thotë Angjellkoviq.
Ky i fundit shton se KFOR dhe EULEX kanë funksionin e faktorit të rëndësishëm të sigurisë në Kosovë, por fatkeqësisht kjo “veçse në letër”.
“Në praktikë, gjatë aksioneve të fundit që Kurti ndërmori, nuk vura re asnjë akt serioz nga ana e tyre për t’a parandaluar. Detyra e forcave të sigurisë është të parandalojnë diçka dhe të mos vrapojnë pas pasojave. Ndërkohë ata as reaguan ndaj pasojave, por u detyruan t’a dënonin. Sepse me ta do të kishte qeshur mbarë bota nëse nuk do t’a kishin bërë” thotë bashkëbiseduesi ynë.
Nëse Kurti vazhdon me politikën e tij destruktive dhe insiston që kryetarët e porsazgjedhur të komunave të përpiqen të punojnë në godinat komunale në veri, të rrethuara prej forcave speciale të armatosura kosovare, Angjellkoviq shpreson që sërbët t'i injorojnë plotësisht:
“Gjëja më e mirë do të ishte që ata të vazhdojnë jetën e tyre duke u mbështetur në Sërbi dhe Beograd dhe të mos i vërejnë fare këta kryekomunarë shqiptarë, ashtu si çdo murtajë që shfaqet në shoqëri”.
Gjenerali në pension dhe ish-kreu i Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të Sërbisë, Mitar Kovaç, thekson se Prishtina po abuzon me insistimin e Sërbisë që problemet të zgjidhen ekskluzivisht në rrugë paqësore dhe se autoritetet shqiptare hap pas hapi rrezikojnë popullsinë sërbe në veri të Kosovës, duke marrë masa të pushtimit klasik dhe minimizuar procedurat elementare demokratike.Dhe ai beson se çelësi për qetësimin e situatës qëndron në duart e SHBA, BE dhe KFOR.
“Nëse vazhdojnë të mos reagojnë ndaj faktit se Prishtina po përpiqet t'u imponojë sërbëve një sistem pushtues, duhet t’a dinë se nuk do të kalojë pa rezistencë. Kurti mund të ketë plan për t'i shtyjë sërbët drejt konfliktit me NATO, por nëse KFOR do të ishte sjellë në mënyrë racionale, nuk do të ishim në këto pozita në radhë të parë për të mbrojtur policinë shqiptare prej popullatës vendase. Çdo rreshtim i tyre në atë anë është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Përdorimi i forcës nga KFOR e bën të pakuptimtë rolin të këtij misioni, i cili nuk është për t'i mbyllur gojën sërbëve, por për t'i mbrojtur ata. Ajo që është më e dhimbshme është fakti se institucionet e dislokuara më poshtë me mandatin e OKB nuk bëjnë asgjë për të penguar autoritetet shqiptare që të sillen në këtë mënyrë, të mos të sjellin forcat e tyre policore në veri, të mos ndërtojnë bazat, të vendosin pika kontrolli si autoritete pushtuese, të keqtrajtojnë dhe të shtien ndaj sërbëve. Të gjitha këto disi pranohen prej forcave të KFOR dhe EULEX të cilët thjesht tolerojnë këtë lloj sjellje të shqiptarëve në kuptimin edhe të zgjedhjeve vendore, pranimin dhe zbatimin e rezultateve të këtij votimi i cili kurrë dhe askund në botë nuk do të pranohej nëse një pjesë minore prej 3%, do të ishte në gjendje të ushtronte pushtetin dhe të terrorizonte shumicën sërbe” thotë Kovaç.
Mjetet demokratike janë në dispozicion të sërbëve në Kosovë dhe do të ishte legjitime, thotë ai, të pengohet vendosja pa to e pushtetit në katër komuna.
“Kërkesat e përfaqësuesve të sërbëve të Kosovës janë që njësitë e policisë kosovare me armë tytëgjata të tërhiqen dhe të mos përqëndrohen kryekomunarët shqiptarë. Në këto kërkesa duhet të jemi këmbëngulës nëse Sërbia tani dorëëzohet, kjo situatë e imponuar shpejt do të harrohet dhe pranohet nga perëndimi si diçka normale që pakica terrorizon shumicën” bëri të ditur ai. Përgatitjet për vazhdimësinë e dhunës në veri, sipas Kovaçit, mund të jetë skenar i Prishtinës.
“Shikoni sesa arrogantë sillen ndaj popullit për çfarëdolloj bisede, nga godina hoqën simbolet që i përkasin shumicës së popullit në këtë hapësirë dhe nëse populli sërb reziston, besoj se janë të gatshëm të përdorin forcën. Ky është ai rreziku që shëtit në ajër. Në situatën e përdorimit të mjeteve shtrënguese nga formacionet e armatosura dhe policia dhe të ashtuquajturës 'Ushtria e Kosovës', Sërbia nuk do të ketë shumë zgjedhje. Patjetër që KFOR ndërmerr aktivitete sipas linjës administrative dhe se ky Mision ka lejuar që së fundi në Kosovë të ndërmerren stërvitje në kundërshtim me mandatin e KB” thotë Kovaç.
Zhvillimi i mëtejshëm i situatës, sipas tij, varet nga lëvizjet e mëtejshme të Prishtinës, por edhe nga lëvizjet e sërbëve dhe Sërbisë.
“Nëse pranojmë këtë okupim si gjendje e marrë fund dhe nuk ndërmarrim asnjë masë, atëherë Prishtina do të vazhdojë procesin e okupimit për ndërtimin e bazave, vendosjen e forcave të tyre të sigurisë. Nëse ka rezistencë civile demokratike dhe kërkojnë të drejtat e popullit sërb në veri të Kosovës, besoj se do dëshirojnë të përdorin forcën. E kjo është ajo që mund të çojë drejt konfliktit mes forcave policore të së ashtuquajturës shtet i Kosovës me popullin sërb. KFOR në të gjithë këtë, ka rol shumë të rëndësishëm, por deri më sot është sjellë njëanshmërisht. Nuk besoj as tani që do të jenë objektiv dhe të vihen në mbrojtje të popullit sërb, thekson gjenerali.
Ky i fundit shton se, fatkeqësisht veprimet e deritashme të Prishtinës, nuk po zbatohen në terren.
Ai pret që kryekomunarët e porsazgjedhur do të tentojnë në ditët vijuese të vijnë në godinat e pushtuara komunale për të kryer të themi, punën e tyre.
"Ky është një prej skenarëve të konfliktit. Sërbët nuk duhet të lejojnë legjitimimin dhe legalizimin e sundimit të tyre në veri, sepse ata as nuk përfaqësojnë popullin, nuk janë shumica dhe as nuk janë pjesë e tij" përmbylli ai.
0 komentet