Kush ka të drejtë të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb?

Analiza
Burim: Kosovo Online

Gati katër muaj i’u desh Gjykatës Kushtetuese për t'iu përgjigjur ankimimit të Listës Sërbe dhe për t’a shpallur jokushtetues zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit sërb. Dhe ky vendim i asaj instance gjyqësore, sikurse dhe i mëparshmi, u prit me interpretime të ndryshme nga ekspertët e Kushtetutës së Kosovës dhe aktorët politikë, dhe sipas fjalëve të bashkëbiseduesve tanë, një gjë tani është e qartë-nënkryetari nga radhët e komunitetit sërb duhet t’a propozojë shumica e deputetëve të të njëjtit komunitet.

Shkruar nga: Millena Milladinoviq

Ndonëse në tentativën e nëntë parlamenti kosovar u shpërbë dhe u mbajtën zgjedhje të reja, Gjykata Kushtetuese i’u përgjigj ankesës së Listës Sërbe më 16 tetor të vitit të kaluar. Vendimi i gjykatës ende nuk është publikuar në tërësi, por deklarata mbi vendimin e dhënë thekson se, bazuar në parimin e sigurisë juridike, vendimi nuk ka efekt prapaveprues. 

Gjithashtu theksohet se shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit sërb propozuan nëntë kandidatë për nënkryetar dhe se zgjedhja e Rashiqit nuk erdhi si propozim i shumicës së deputetëve nga ai komunitet, nuk pati ndonjë refuzim nga shumica e deputetëve për të përdorur këtë të drejtë.

"Për rjedhojë, gjykata konfirmoi se në rrethanat e këtij rasti, mekanizmat e zhbllokimit nuk u përdorën në përputhje me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin menduar", thuhet në deklaratën në uebsajtin e Gjykatës Kushtetuese.

Opinioni i publikut kosovar për vendimin e ri është i ndarë. Ndërsa disa mendojnë se është jokushtetues, të tjerë vlerësojnë se mund të shkohet në bllokim të ri në konstituimin e Kuvendit të Kosovës nëse deputetët e Vetëvendosjes nuk dëshirojnë të votojnë për nënkryetarin nga Lista Sërbe dhe këtë e ka bërë të qartë se kjo do të ndodhë, Mimoza Kusari-Lila. 

Formimi i parlamentit pritet në shkurt, pas shpalljes së rezultateve finale të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ndërsa vendimi, sipas vlerësimit të bashkëbiseduesve të Kosovo Onlajn, "i’u kthye Vetëvendosjes si bumerang", sepse me mosvotim ajo mund të çojë deri në bllokadë të re. Gjithashtu, vendimi, thonë bashkëbiseduesit tanë, pengon diktatin e shumicës.

Vendim solomonik i Gjykatës Kushtetuese

Politologu Ognjen Gogiq vlerësoi për Kosovo onlajn se Gjykata Kushtetuese, u tha deputetëve se një veprim i ngjashëm sikurse ishte zgjedhja e Rashiqit për nënkryetar në të ardhmen do të ishte antikushtetues.

"Kjo është e pakuptimtë sepse mbledhja u shpërbë. Veç kësaj, gjykata konstatoi se do të rrezikonte sigurinë juridike, sepse atëherë do të anulonte të gjitha veprimet që u ndërmorën pas kësaj, kështu që ai përdori standardin ligjor që vendimi të mos zbatohet retroaktivisht, por ka pasoja për proçeset e ardhshme. Gjykata Kushtetuese në fakt u tha deputetëve se veprim i ngjashëm në të ardhmen do të kishte pasoja, sepse do të ishte antikushtetues", tha Gogiq.

Ky i fundit vlerësoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i’u përgjigj kundërshtimeve që u dëgjuan në publik se po vononte mjaft miratimin e vendimit që është fort i rëndësishëm për proçeset e konstituimeve të institucioneve në Kosovë.

"Ai parashikoi problemet që mund të lindin potencialisht në të ardhmen sesi duhet të zgjidhet nënkryetari i Kuvendit nga komuniteti sërb përpara konstituimit të parlamentit që duhet të pasojë në ndonjë periudhë pasuese, në varësi nga ajo se kur do të konfirmohen rezultatet e zgjedhjeve. Me këtë vendim, Gjykata Kushtetuese në fakt i ka vënë vulën kësaj temë", tha Gogiq.

Kujtoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të tetorit të vitit të kaluar.

"Në të, u theksua se nuk mundet që shumica shqiptare të pengojë zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti sërb dhe pastaj të thotë se kuvendi është konstituar dhe se mund të shkohet më tej me zgjedhjen e qeverisë. Pra, herën e kaluar tha se kështu nuk mund të bëhet dhe këtë herë tha se nuk mundet që shumica shqiptare të zgjedhë përfaqësues të përshtatshëm nga komuniteti sërb. Pra shumica e deputetëve nga komuniteti sërb, duhet të delegojnë kandidatin. Rjedhimisht, konfirmoi parimin konstituimit që egziston në Kushtetutën e Kosovës, që në fakt urdhëron që të ketë përfaqësim të përshtatshëm të pjestarëve të komuniteteve jo-shumicë, pjesëmarrjen e tyre në shpërndarjen e pushtetit dhe kjo në mënyrën, në parim, se ata pyeten se kush do t'i përfaqësojë. Kështu që Gjykata Kushtetuese me këtë vendim në fakt dëshironte t'u përgjigjej kritikave se ishte joefikase në periudhën e kaluar por pastaj të udhëzonte në kohën e duhur sesi duhet të duket proçesi i konstituimit të Kryesisë së re të Kuvendit në javët pasuese", tha Gogiq dhe vëren se momentalisht është publikuar njoftimi dhe se pritet të shikohet vendimi i plotë.

Vëren se vendimi është i rëndësishëm dhe për Listën Sërbe, pasi vendimi i Gjykatës Kushtetuese në fakt do t'u tregojë para së gjithash deputetëve nga komuniteti shqiptar se duhet t'i përmbahen si gërmës, ashtu edhe frymës së Kushtetutës.

"Kjo urdhëron që përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve në Kosovë që nuk janë shumicë, përfshirë komunitetin sërb, të kenë përfaqësim të përshtatshëm në institucione, si në organin legjislativ, ashtu edhe në pushtetin egzekutiv dhe se ata vetë duhet të zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Nëse këto dy kritere dhe kushte nuk përmbushen, sipas Gjykatës Kushtetuese, atëherë institucionet nuk mund të konstituohen. Gjykata Kushtetuese në këtë mënyrë konfirmoi një parim të përgjithshëm që mbizotëron në rendin juridik kushtetues të Kosovës dhe kjo është se egziston shkallë e lartë mbrojtjeje dhe përfaqësimi të komuniteteve që nuk janë shumicë", spegon bashkëbiseduesi ynë.

Gogiq thekson se kjo është pengesë në rrugën e konstituimit të institucioneve nga pikëpamja e partisë në pushtet Vetëvendosje, e cila është gjithashtu fituese e këtyre zgjedhjeve.

“Ata tashmë kanë deklaruar se nuk do të votojnë për kandidatin nga Lista Sërbe dhe në një farë mënyre i kapi karma. Ranë në kurthin që bërën. Ndaj bërën fushatë të vazhdueshme kundër Listës Sërbe, votuan kundër çertifikimit të saj për pjesmarrje në zgjedhjet e vitit të kaluar madje në tre raste. Kështu që ata në fakt antagonizuan publikun shqiptar dhe në përgjithësi qëndrimin e vet ndaj Listës Sërbe dhe tashmë kanë arritur deri aty saqë nuk mund të konstiuojnë institucione pa votuar për Listën Sërbe”, thotë Gogiq.

Sikurse spegon, nëse Vetëvendosja nuk e kapërcen pengesën e zgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti sërb, atëherë nuk mundet që të konstituohet Kuvendi e më pas të mund të votosh pro qeverisë dhe as nuk mund të jepet mandat për përbërjen e qeverisë.

"Në fakt, fakti që ata udhëhoqën fushatë kundër Listës Sërbe, kjo u ra si bumerang, sepse tani nëse Vetëvendosja nuk ngre duart në Kuvend për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga Lista Sërbe, nuk do të jetë në gjendje të formojë qeverinë dhe në fakt do t’a fusë Kosovën në një krizë tjetër më të thellë. Sepse atëherë Kosova do të jetë sërish pa institucione, pa Kuvend, pa qeveri, dhe të gjitha afatet e mundshme do të kalojnë për votimin e buxhetit dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës", konkludon politologu.

Kryesuesi nuk mund të hedhë shortin

Menaxherja programuese e OJQ "Iniciativa e Re Shoqërore", Milica Andriq Rakiq, tha për Kosovo

Onlajn se Gjykata Kushtetuese, me vendimin e saj të fundit, sqaroi se kandidati për nënkryetar nga radhët e komunitetit sërb, duhet të vijë si propozim i shumicës së përfaqësuesve të atij komuniteti.
Andriq Rakiq kujton se herën e mëparshme ndodhi që Lista Sërbe të propozojë të gjithë kandidatët që dëshiron dhe se kryesuesi pas përfundimit të turit të tretë të votimit për çdo kandidat, vendosi që egzistenca e një kandidati tjetër që Lista Sërbe nuk e propozoi, do të thotë se ata refuzojnë nominimin e tij dhe se mund të fillojë shorti.

"Në thelb, tani Gjykata Kushtetuese tha se kryesuesi nuk mund të marrë vendim të tillë dhe nëse shumica e deputetëve respekton proçedurën dhe me shkrim propozon kandidatin që dëshiron, nuk mundet që të nisë shorti. Me fjalë të tjera, gjykata kërkon një lloj marrëveshjeje apo më e pakta emëruesin e përbashkët mes kandidatit që i përshtatet shumicës së deputetëve të komunitetit jo-shumicë dhe që mund të marrë mbështetjen e shumicës së të gjithë deputetëve në Kuvend. Sesi do të zbatohet, kjo tani është çështja kryesore", theksoi Andriq Rakiq.

Në bazë të reagimeve të stuhishme të përfaqësuesve të Vetëvendosjes ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por dhe njoftimit të Mimoza Kusari-Lila, Andriq Rakiq beson se mund të thuhet se në këtë moment plani i Lëvizjes Vetëvendosje është që në të njëjtën mënyrë të zgjidhet ndihmës kryetari i Kuvendit nga radhët sërbe ashtu sikurse në rastin e zgjedhjeve të mëparshme.

“Ndonëse e dinë që kjo është tashmë antikushtetuese dhe se duhet të presin Listën Sërbe, me gjasa sërish do të ankimohet por sikurse thanë tani, do të thonë se vendimi nuk ka efekt prapaveprues, ku konstituimi i Kuvendit do të konsiderohet qëllim i arritur dhe se duhet të ndërrohet nënkryetari. Duket se kjo është strategjia e Vetëvendosjes. A do të jetë kjo e mundshme, kjo ngelet për t’u parë nga i gjithë vendimi i gjykatës”, tha ajo.

Andriq Rakiq thekson se reagime të tilla të partisë në pushtet janë veçse pjesë e fushatës së sulmeve ndaj Gjykatës Kushtetuese për shkak të vendimit që pengon diktatin faktik të shumicës.

"Ajo çka gjykata la të kuptohej në vendimin e mëparshëm, është se nuk vendosi kështu siç vendosi-që kryesuesi nuk mund të vendosë se kur të nisë shortimi-në të ardhmen mund të kemi skenarë potencialisht të përhershëm ku në thelb shumica e deputetëve të Kuvendit zgjedhin kandidatin, sepse mund të bllokoni përzgjedhjen e kandidatëve të propozuar nga shumica e deputetëve të komunitetit sërb dhe të prisni fillimin e shortit për të zgjedhur se kë dëshironi. Dhe në thelb, përfaqësuesin sërb nuk e zgjedhin as sërbët as shqiptarët, pra shumica e deputetëve por vetëm nga ata që kanë mundësinë të nisin atë shortim kur duan dhe vetë vendosin nëse shumica e deputetëve refuzon të kandidojë ndokënd”, konkludon Andriq Rakiq.

Vendim i parashikueshëm

Vullnet Bugaçku nga Instituti Demokratik Kosovar vlerësoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte i parashikueshëm dhe sqaroi pa mëdyshje se kandidati për nënkryetar nga komuniteti sërb duhet të nominohet nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë atë komunitet.

Bugaçku në përgjigjen me shkrim për Kosovo onlajn theksoi se Gjykata Kushtetuese theksoi se procedura që çoi në zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar, u shoqërua me shkelje të qartë të parimeve kushtetuese, si nga pikëpamja proçedurale ashtu edhe nga ajo substanciale.

"Në thelb, Gjykata Kushtetuese sqaroi pa mëdyshje se një kandidat për nënkryetar nga komuniteti sërb duhet të nominohet nga shumica e deputetëve që përfaqësojnë atë komunitet. Kjo paraqet parakusht për vlefshmërinë e nominimit dhe rrjedhimisht, për konstituimin juridik të vetë Kuvendit", tha Bugaçku.