Lidhje të forta mes Turqisë dhe Kosovës, a po planifikon Ankaraja të jetë aktive për t’u përfshirë në dialog?
Turqia ishte mes të parave që njohu pavarësinë e Kosovës, duke njohur dhe "simpatinë" e presidentit Erdogan ndaj ish presidentit Hashim Thaçi, ndërsa Ankaraja armatos FSK përfshirë blinda dhe dronë larg më tej “donatorëve” të tjerë për të krijuar ushtrinë kosovare. Megjithatë, Turqia kujdeset për mbajtjen e raporte të mira me Beogradin, mbi të gjitha për çështjen e bashkëpunimit ekonomik, ndërsa bashkëbiseduesit e Kosovo Onlajn pajtohen se Ankaraja ndoshta më shumë mund të përdorë ndikimin e vet në Prishtinë kur bëhet fjalë për dialogun në Bruksel.
Ajo për të cilën Beogradi ankohet më shumë tek Ankaraja, është pikërisht dorrëzimi i armëve FSK.
Nuk duhet harruar se komandanti i KFOR është gjenerali turk Ulutash, dhe se për nga numri i ushtarëve në këtë mision, Turqia është në mesin e tre vendeve të para.
Prof. dr Irfan Kaja Ulger i Universitetit turk të Koçaelit thotë se Turqia ka lidhje historike dhe kulturore me rajonin ashtu sikurse edhe raporte të afërta të Ankarasë me Shqipërinë dhe Kosovën ku nuk paraqesin kërcënim për Sërbinë.
"Përsa i përket bashkëpunimit ushtarak të Ankarasë dhe Prishtinës, kjo e tregon se Turqia mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe shqetësimi i Beogradit rreth kësaj është i pajustifikuar", thotë Ulger dhe shton se Hashim Thaçi është mik mjaft i ngushtë i Erdoganit, ashtu sikurse Turqia siç thekson ai, dëshiron demokraci, moscënimin e kufijve dhe paqe në Ballkanin Perëndimor.
Ulger beson se Ballkani Perëndimor sot është zonë tampon mes fuqive të mëdha.
“Nga njëra anë BE dhe SHBA e nga ana tjetër Rusia dhe madje edhe Kina dëshirojnë të vendosin dominim në ketë hapësirë. Për gjithë këtë Turqia është e vetdijshme e cila ka lidhje historike dhe kulturore me rajonin. Sot Turqia ka marrëdhënie të ngushta madje edhe me Sërbinë. Duke përdorur këto marrëdhënie dhe ndikimin e saj në Sërbi, Turqia kërkon të parandalojë thellimin e konfliktit. Erdogan një ose dy herë ka marrë iniciativën në këtë kontekst. Veçanërisht në mënyrë të qartë i ka bërë të ditur Aleksandar Vuçiqit se sërbët në veri të Kosovës nuk duhen inkurajuar dhe se Sërbia duhet të respektojë integritetin territorial të Kosovës. Por realiteti është ky. Marrëdhëniet e ngushta të Turqisë me Shqipërinë dhe Kosovën nuk paraqesin kërcënim për Sërbinë. Kjo e fundit ka negociuar me BE që nga viti 2014 dhe është zotuar të respektojë integritetin territorial të fqinjëve të vet. Nacionalistët sërbë nga ana tjetër, inkurajojnë pakicën sërbe që jeton në Kosovë nga njëra anë dhe nga ana tjetër edhe në B&H të përfshihen në separatizëm për t'u bashkuar me Sërbinë. Rusia është vendi që mbështet këtë. Kur Ukraina u sulmua, vetëm Beogradi në Europë mbajti demonstrata në favor të Putinit. Ndaj dëshiroj të konstatoj se raportet e ngushta të Turqisë me Kosovën nuk do të thotë kërcënim për Sërbinë. Por nëse Sërbia mbështet separatistët në Kosovë apo Bosnjë-Hercegovinë, Turqia është kundër kësaj”, thotë ai.
Kur është çështja e bashkëpunimit ushtarak mes Turqisë dhe Kosovës, pra sigurimi i pajisjeve nga pala e Prishtinës për FSK, ai bën të ditur se Ankaraja shet prodhime të industrisë mbrojtëse, përfshirë këtu edhe Kosovës.
"Ky është shkëmbim normal. Kjo gjithashtu tregon se Turqia mbështet pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Shqetësimi i Sërbisë për këtë është i pajustifikuar. Në fakt, kjo situatë nuk ka krijuar çekuilibër ushtarak në rajon. Forca paqeruajtëse ka dhe në Kosovë edhe në Bosnjë-Hercegovinë. Pandryshueshmëria e kufijve dhe mosndërhyrja në punët e brendshme është rregulli më themelor i së drejtës ndërkombëtare. Njëra pas tjetrës shtetet në rajon hyrën në NATO nga njëra anë dhe në BE nga ana tjetër. Nën këto rrethana, politika e balancuar e Turqisë nuk duhet të shqetësojë askënd. Megjithatë në interes është nacionalizmi sërb që ka ambicie ekspansioniste, të marrë parasysh faktorin turk”, thotë profesori nga Universiteti i Koçaelit.
Mbështetja e Turqisë për Kosovën reflektohet jo vetëm në ndihmën ushtarake dhe politike, por edhe në lidhjet e forta kulturore dhe ekonomike ndërmjet turqve dhe shqiptarëve, beson Predrag Rajiq nga Qendra për Stabilitet Shoqror, duke theksuar se këta elementë kontribuojnë në masë të madhe për vetë-besimin e Prishtinës në planin ndërkombëtar.
Megjithatë, thekson se nuk duhet të anashkalohet respekti që Beogradi meriton nga Ankaraja dhe fakti që Turqia çmon interesat kombëtare të Sërbisë dhe "nuk qëndron e palëkundur vetëm njërës palë".
“Kur shqiptarët në Prishtinë në 2008 shpallën pavarësinë e të ashtuquajturës Kosovë, atëherë Erdogan deklaroi se në atë ditë lindi vëllai më i vogël i Turqisë”, tha Rajiq për Kosovo onlajn duke theksuar se Ankaraja vazhdimisht nxit të tillë politikë
Thekson se nga ky element i afërsisë religjioze, lindin edhe elemente të tjera të lidhjes kulturore, ndërsa vetëm për këtë dhe aleancat politike mes dy popujve.
“Të themi se shpesh përmendim Mehmed pashë Sokolloviqin, i cili ishte vezir i madh, ndërsa ishte me origjinë sërbe. Shqiptarët kanë katër të tillë në historinë e tyre, katër vezirë të mëdhenj që ishin shqiptarë etnikë. Për të mos folur rreth kësaj që shqiptarët në shumicë veçanërisht ata që jetojnë në K&M pranuan Islamin, çka është sërish një lidhje e rëndësishme. Kemi parë ndër historisë në viset tona se luftërat mund të jenë kryesisht të karakterit fetar”, theksoi Rajiq.
Ky i fundit vlerëson se shqiptarët prej vitesh ivestojnë në lidhjen me Turqinë, duke shtuar se dy popujt i lidh edhe një pjesë e madhe e diasporës shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria që ndodhet në Turqi.
Gjithashtu kujton se kryeministri shqiptar Edi Rama, prej ardhjes në pushtet, punoi shumë detajisht dhe në themel për t'u afruar me Turqinë dhe u mbështet në dy shtylla të politikës së tij të jashtme-Perëndimin në kuptim më të gjerë, mbi të gjitha Amerikën, BE dhe Italinë nga njëra anë dhe nga ana tjetër Turqia.
Krahas modelit kulturor, raportet mes turqve dhe shqiptarëve janë të ndërthurura, thekson Rajiq, si përmes lidhjeve ekonomike shumë të qëndrueshme, ashtu dhe bashkëpunimit ushtarak.
“Jo rrallë ndodhte që në disa misione ndërkombëtare ushtarët shqiptarë të ishin nën komandën turke dhe më vonë thoshin se atëherë ndiheshin më më komod dhe se ndiheshin më natyrshëm” tha Rajiq.
Ai përkujton se Turqia mori pjesë në bombardimet e RF të Jugosllavisë në vitin 1999 dhe para se presidenti Erdogan të mbështeste shkëputjen e Kosovës, çka tregon për një vazhdimësi të politikës së Ankarasë zyrtare.
Sipas fjalëve të tij duket se egziston consensus në shoqërinë turke se duhet të punohet në forcimin e kapaciteteve shqiptare dhe se shqiptarët së bashku me boshnjakët janë sigurisht aleatët e tyre më të rëndësishëm në këtë pjesë të Europës.
“Ju kur pyesni dhe shqiptarët se me cilin popull nihen të afërt dhe cilin popull është i rëndësishëm për ta, të gjithë ata që janë të besimit islam me siguri do të thonë turqit dhe supozoj se turqit që merren me këtë zonë sigurisht që do të shikojnë Shqiptarët me simpati”, tha Rajiq.
Ky i fundit thekson se Turqia fuqishëm lobon dhe këtë e bën edhe në vijim për Kosovën në ndonjë periudhë duke kujtuar se nuk është sekret që disa vende myslimane e kanë njohur shpalljen e pavarësisë së Kosovës pikërisht nën këtë ndikim.
“Nuk është e fshehtë të themi se Pakistani njohu të ashtuquajturën Kosovë dhe shpalljen e njëanshme të pavarësisë nën ndikimin e Turqisë dhe se Egjipti dikur para se Sisi të vinte në pushtet, në kohën e Morsit, njohu të ashtuquajturën Kosovë nën ndikimin e Turqisë. Këto janë dy shtete të mëdha dhe të rëndësishme në botën islame dhe Turqia u përpoq që që ndikimin e saj të siguronte mbështetje për Kosovën edhe në këtë pjesë të botës, jo vetëm në Perëndimin politik”, theksoi Rajiq.
Ndikimi i Turqisë, konstaton ai, është i madh në Kosovë dhe Prishtina në masë të madhe mbështetet në atë anë dhe kjo do t’a bëjë dhe në të ardhmen si ushtarakisht, ashtu dhe politikisht e ekonomikisht.
Bën të ditur se dhe nëse Amerika merr vendim izolues për t'u tërhequr nga Kosova, turqit këtë nuk do ta bëjnë. Ata, thekson ai, janë më të pranishëm ushtarakisht në Kosovë sesa SHBA.
“Sa atyre u përshtatet një kontekst i gjerë, thëniet politiko-kulturore-historike dhe fakti që sapo kanë ardhur në K&M kur formuan bazën e tyre ushtarake në kuadër të KFOR, e quajtën Sulltan Murati, çka është një mesazh mjaft i qartë”, tha Rajiq.
Ky i fundit konkludoi se mbështetja e Turqisë për Kosovën ndikon në vetëbesimin e Prishtinës në planin ndërkombëtar, duke shtuar se në disa momente dhe element pjesë e elitës politike shqiptare në Kosovë parashohin aleat në Ankara dhe jo në Berlin apo Uashington.
“Pavarësisht se Kosova është e drejtuar kah SHBA, ndihet një element i cili është klerikal në elitën e tyre dhe që bazohet në traditën islame dhe nuk e ka pranuar atë politikë e cila të themi Rugova dikur tentoi t’a promovonte që të gjithë shqiptarët duhet të kthehen në kristianizëm me qëllim që të përshtaten lehtësisht në Europë, por mbetën në traditat e vjetra nga koha e Perandorisë Osmane. Ata politikisht janë shumë të varur nga Turqia dhe në këtë kontekst u gëzohen faktit që ai vend sot është larg ndikimit më seroiz në rajon se sa ishte 20 vite të shkuara”, theksoi Rajiq.
Duke komentuar relatat mes Sërbisë dhe Turqisë, Rajiq thekson se Ankaraja dhe Beogradi nxisin marrëdhënie të mira të bazuara, mbi të gjitha, në bashkëpunimin e fortë ekonomik.
“Turqia investon shumë në ato zona që janë strategjikisht shumë të rëndësishme për ne, siç është Kosova, të cilat ballafaqohen me problemin e shpopullimit për dekada, në mos me shekuj më pas. Turqia në këtë kontekst, dëshiron të dëgjojë qëndrimin sërb dhe dëshiron të investojë këtu dhe bashkëpunimi ekonomik të jetë më i fortë se sa ç’ka qenë”, tha ai.
Kështu që Turqia vitet e fundit ka pasur rol mjaft konstruktiv edhe në B&H, por edhe në rajonin e Rashkës, ku bashkëqytetarët tanë janë popull boshnjak.
Falë Turqisë, siç vlerëson ai, marrëdhëniet mes sërbëve dhe boshnjakëve janë në nivel shumë të lartë dhe egziston shkallë e lartë të integrimit të boshnjakëve në shoqërinë sërbe, çka thekson ai, nuk ka qenë gjithmonë kështu.
Ai kujton se presidenti Erdogan duke shkuar në Novi Pazar dhe Beograd ka përcjellë mesazhe se Sërbia duhet të jetë shtet i fortë dhe shoqëri integruese që do të jetë kuadër i mirë për zhvillimin e marrëdhënieve mes sërbëve dhe boshnjakëve.
“Politika jonë është e atillë që të gjitha grupet etnike mund të zhvillohen lirshëm në përputhje me standardet më të larta botërore dhe ky është fakt, por politika e Turqisë në këtë rajon është shumë e rëndësishme. Ata mbështesin interesin shqiptar në K&M kjo është e qartë, por nga ana tjetër luajnë jo rrallë rol të faktorit stabilizues në pjesën tjetër të rajonit dhe në Sanxhak, por edhe në B&H duke këshilluar, veçanërisht Bakir Izetbegoviqin dhe Sarajevën zyrtare, të mos shkojnë në drejtim të eskalimit me Republikën Sërbe të Bosnjës” tha Rajiq.
Sërbia dhe Turqia kanë trashëgiminë e tyre historike specifike nga periudha e mëparshme, nga e cila duhet të nxirren mesazhe, thekson Rajiq, duke theksuar se duhet të insistojmë ende në elementët që lidhin dy vendet, sepse një pjesë e mirë e kulturës sërbe është ka origjinë orientale.
“Fakti është se ajo pjesë e identitetit tonë është diçka që ne e kemi ndërtuar në marrëdhëniet tona me turqit dhe se ka elementë që na lidhin, jo vetëm ato që na ndajnë historikisht. Mendoj se përherë duhet të insistoj,më në elementët që na lidhin kulturalisht sa herë që të jetë e mundur, ekonomikisht, ku tashmë kemi bërë shumë e pastaj nga kjo do të rezultojnë lidhje më të forta politike dhe ekonomike dhe përfundimisht Turqia do të marrë edhe më shumë parasysh atë që kanë për të thënë sërbët, ndërsa këtë tashmë po e bëjnë”, beson Rajiq.
Ky i fundit thekson se Sërbia e udhëhequr nga presidenti Aleksandar Vuçiq është bërë strumbullar i rajonit dhe faktor i pashmangshëm, çka në Ankara këtë e dinë mirë dhe gjithmonë e kanë parasysh qëndrimin e Beogradit.
“Kjo nuk do të thotë se ata do të ndryshojnë kursin e tyre strategjik në Ballkan dhe se do të ndryshojnë diçka që ka qenë politika e tyre shekullore, konkretisht kur është fjala për marrëdhëniet me shqiptarët, por do të thotë se do të kenë parasysh edhe interesin tonë dhe që nuk do t’a marrin gjithmonë nga njëra anë, sidomos jo kur është në kurriz të interesave tona jetike kombëtare. Pikërisht në këtë hapësirë manovrimi, e cila mund të mos jetë shumë e madhe, duhet të kërkojmë shancin tonë kur është fjala për marrëdhëniet me Turqinë”, përmbylli Rajiq.
Gazetari Visar Duriqi beson se SHBA dhe Turqia si anëtare të NATO ndajnë interesa të njëjta në Ballkan dhe Ankaraja nuk do të bënte asgjë në Kosovë pa koordinimin e Uashingtonit.
“Raporti mes Kosovës dhe Turqisë mbi të gjitha duhet të vëzhgohet nga perspektiva historike qysh nga koha kur shqiptarët u detyruan të ikin nga Nishi dhe të emigrojnë në Turqi. Tashmë egziston komunitet i madh shqiptarësh që mezi flasin shqip, por identifikohen si shqiptarë. Vlerësohet se tani janë pesë milionë në Turqi, ndërsa disa të afërm janë në Kosovë dhe e quajnë veten muhaxhirë-këta janë njerëz që Rankoviqi i detyroi të largohen nga pronat e tyre në Nish dhe rrethinat e tij”, thotë Duriqi.
Ai thekson se Turqia gjithmonë e ka mbështetur Kosovën pavarësisht se kush ka qenë kryeministër.
"Rreth raporteve mes vendeve sikurse Kosova dhe Turqia, aq sa kemi parë, asgjë nuk ka ndryshuar me asnjë qeveri. Bashkëpunimi ka qenë konstant. Në cilëndo fushë, Turqia e ka mbështetur Kosovën pavarësisht se kush ka qenë kryeministër", konsideron Duriqi.
Turqia ka qenë një prej pesë shteteve të para që njohën Kosovën në 2008 pas shpalljes së pavarësisë dhe fakti që Kosova nisi të blejë dronë turq është shenjë e rëndësishme që raportet po thellohen dhe në planin ushtarak beson dr. prof. Birgul Demirtas për universitetin turko-gjerman në Stamboll në Katedrën e shkencave politike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.
Siç bën të ditur bashkëbiseduesja e Kosovo onlajnit, "Kosova është një prej vendeve kyçe për Turqinë në Ballkan".
"Turqia mbështeti procesin e njohjes së Kosovës dhe nga ana e vendeve të tjera dhe vazhdon të ketë prezencë me ushtarët e saj në misionin e Kfor", bën të ditur ajo.
Nga ana tjetër sikurse thekson, bashkëpunimi i Prishtinës me Ankaranë nuk mundet të cënojë raportet e Turqisë me Sërbinë.
"Turqia dhe Sërbia pajtohen se nuk dakordësohen për çështjen e Kosovës. Ata kanë politikë tërësisht diverse ndaj Kosovës por megjithatë arritën të ndajnë raportin mes tyre. Ata bashkëpunojnë në shumë fusha, por në këndvështrimin e Kosovës, kanë qasje të kundërta. E pranojnë se kanë qëndrime të kundërta ndaj Kosovës", thotë ajo.
Profesorja e Universitetit të Stambollit pyetjes se sa është ndikimi i Turqisë në Kosovë, por edhe në Ballkanin Perëndimor, thotë se Ankaraja është aktor i rëndësishëm në Ballkan.
"Ajo është pjesë e rajonit dhe ndër identitetet e saj të shumta ka edhe vetë identitetin ballkanik. Turqia ka një ndikim në grupet farefisnore. Nën investimet e TIKA institutet kulturore Junus Emre, bursat turke dhe diplomacinë lokale të komunave turke, ka rrjet të gjerë të instituteve dhe aktorëve që luajnë rol aktiv në rajon. Diplomacia turke në Ballkan shkon përtej kufijve të politikës së jashtme klasike. Megjithatë, duhet përmendur se Turqia nuk është hegjemoni rajonale. Në vend të kësaj, ajo është aktor i rëndësishëm rajonal aktivitetet e të cilës ndikojnë në rajon”, thotë ajo dhe shton.
"Besoj se Turqia mund të luajë rolin e ndërmjetësit mes Sërbisë dhe Kosovës pasi ka marrëdhënie miqësore me të dyja. Vendimmarrësit turq mund të shfrytëzojnë përvojën e mekanizmave trepalësh të nisur në vitin 2009 në lidhje me Bosnjë-Hercegovinën si inspirim. Turqia mund të tentojë të krijojë mekanizëm të ri të dialogut duke mbledhur aktorë politikë dhe ekonomikë nga të dy vendet. Diplomacia dybinarëshe e shoqatave të biznesit turk, mund të rivitalizohet për të bashkuar aktorët ekonomikë nga të dy vendet. Si model në këtë drejtim mund të merret iniciativa e TOBB (Unioni i odave dhe mallrave në bursën e Turqisë) prej vitit 2015” thotë Demirtas.
Analisti ushtarak Aleksandar Radiq thekson se Turqia dhe Kosova ndërtojnë “vëllezër nën armë” çka siç thekson ai, është pjesë e planit të Ankarasë të ndërtojë urë dhe forcojë ndikimin turk në Ballkan.
Radiq bën të ditur se Turqia armatosi FSK me armatimin më të avancuar.
“Turqia dhe Kosova po ndërtojnë vëllazëri nën armë në këtë moment. Turqia vite më parë ka dërguar sasi të mëdha armësh dhe pajisjesh ushtarake FSK dhe këto nuk janë mjete naive, ka: sisteme raketore të drejtuara kundër me rreze prej katër kilometrash, mortaja 120 milimetrash ndërkohë që kanë mbërritur dhe shumë artikuj të tjerë”, tha Radiq për Kosovo onlajn.
Ky i fundit përmendi se i thekson se deri para disa vitesh pritej që Kosova të paguante faturën për armatimet, ndërsa tani ajo faturë nuk është më aq e rëndësishme sepse, siç thotë ai, imperativi politik i Ankarasë është të forcojë ndikimin e vet në Ballkan.
Armatosja e Kosovës, thekson ai, është pjesë e projekti më të gjerë politik me të cilin Turqia po ndërton urë lidhëse drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku ata gjykojnë se kjo është oportune.
Radiq thotë se kur vihet në lëvizje çështja e raporteve mes Kosovës dhe Turqisë, menjëherë në plan të parë vihet bashkëpunimi ushtarak, i cili nënkupton armatim dhe pajisje ushtarake, shkollimin e kuadrove të FSK, kurse të ndryshme dhe stërvitje të përbashkëta, si në formatin bilateral, ashtu dhe në atë shumëpalësh.
Ai kujton se pjesëtarët e FSK patën mundësinë të marrin pjesë në formatin më të gjerë të stërvitjeve të anëtarëve të NATO në Turqi dhe se kanë pasur goditje direkte në terrenin turk. Megjithatë Radiq thekson se prania ushtarake turke në Kosovë nuk është vetëm ajo që shihet dhe flitet, por ka shumë gjëra që “çuditërisht po ndodhin rreth aeroportit të Gjakovës”.
“Ky vend u ndërtua nga italianët pas tërheqjes së forcave të sigurimit të Jugosllavisë në vitin 1999 për të furnizuar dhe mbajtur lidhjen me kontingjentin italian në zonën e Metohisë. Italianët, kur kaloi nevoja për të tillë angazhim, u tërhoqën dhe e lanë bosh aeroportin. Ka pasur histori të ndryshme në Kosovë rreth asaj sesi duheshin bërë disa fluturime komerciale por në fund nuk kishte. Tani qëllimi i këtij aeroporti është sekret sepse aty ndodhen dronët Bajraktar TB2. Shfaqen si teknik e FSK, por ne që jemi të interesuar për t’a ndarë me publikun, disi mendojmë se është ende në duart e Turqisë”, tha Radiq.
Sipas fjalëve të tij nuk ka prova se këta dronë janë në pronësi të FSK, pasi atëherë do të ishin nën kontrollin e KFOR, përkatësisht NATO.
Fakti që dronët TB2 në disa momente krize, siç është incidenti në Banjskë, fluturuan me dëshirën e dikujt jashtë strukturave të NATO, tregon se i përkasin një fuqie të tretë, spegon Radiq, duke shtuar se vetëm Turqia mund të jetë ajo që të jetë edhe operatori, duke patur parasysh se bëhet fjalë për dronë të prodhimit të tyre.
Pyetjes nëse mbështetja turke e forcon vetëbesimin e Kosovës në planin ndërkombëtar dhe inkurajon Prishtinën për planet e veta ushtarake, Radiq thekson se Prishtina ka pasur mbështetjen e shumicës së vendeve perëndimore dhe se ajo kurrë nuk është vënë në dyshim nga fuqitë kryesore nga lista e anëtarëve të NATO apo BE që Kosova është vend i pavarur.
Nga këndvështrimi i tyre kjo ashtu ishte dhe po ndihmonin në forcimin e FSK, thotë Radiq.
“Por kur në dhjetor të 2018 miratuan ligjet e reja dhe kur ato forca morën urdhër të mbronin integritetin territorial dhe sovranitetit të Kosovës, domethënë detyrë konvencionale e ushtrisë, qëndrimi i KFOR ishte i qartë-t’i përmbahemi ligjit të vjetër”, kujton analisti.
Theksoi se ky dualitet i fuqive perëndimore duket i çuditshëm, por ka speguar se kur amerikanët, gjermanët dhe të tjerët ndihmojnë armatosjen e Kosovës, kjo është pak-më e dukshme, çka nuk është rasti me Turqinë.
“Ambicia turke është mbështetje e re për Prishtinën dhe u krijua ndonjë forcë e cila ja, jo për disa arsye pragmatike dhe arsye momentale, por për arsye të rrënjosura thellë në histori, të cilat kanë bazë solide, strategjike dhe të qëndrueshme që mbështet Kosovën në këtë moment”, konkludon Radiq.
Ky i fundit thotë se nuk duhet të harrojmë kur Erdogani vizitoi Prizrenin para disa vitesh dhe tha se “Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi”.
Kjo, spegon ai, ishte një mesazh shumë i qartë që ka lidhje me Prishtinën dhe Sarajevën.
"Turqia tashmë këtë në dy vitet e fundit e ka shfaqur pjesërisht. Nëse jeni aleatë të Turqisë, do të merrni pushkë automatike turke t’a vendosësh në sup” thotë ai.
Duke komentuar marrëdhëniet mes Beogradit dhe Ankarasë, Radiq vlerëson se Sërbia tenton të luajë në rrethana të caktuara, duke theksuar se nuk është inteligjente të përballet me Turqinë.
“Në këtë moment Sërbia duhet të notojë dhe të kërkojë gjysmë hapësirë sepse qeveria turke di të tregojë sinjale pozitive për Beogradin, por fakti është se nuk flitet më për blerje të dronëve turq dhe bashkëpunim ushtarako-teknik çka deri më herët ishte një nga temat. Vuçiq fort lavdëron raportet e tij të mira me Erdoganin, tha se ai e pati telefonuar Erdoganin dhe marrëveshoi blerjen e Bajraktar TB2, por meqenëse këta dronë janë në aeroportin e Gjakovës, është humbur disi vullneti i mirë i Beogradit për t’u marrë ende me këtë temë” ka theksuar Radiq.
0 komentet