Në Prishtinë më 16 qershor nis gjykimi më i madh ndaj sërbëve në mungesë: “Proçes politik apo juridik i shekullit”?
Dhe para nisjes-“së proçesit të shekullit”. Në aktakuzë gjenden 53 emra mes tyre gjeneralë të shumtë të ish Ushtrisë së Jugosllavisë, oficerë dhe pjestarë të MPB të Sërbisë. Në Prishtinë më 16 qershor nis proçesi i parë i madh për krime lufte në mungesë. Për ekspertët juridik tashmë ka mjaft dyshime: prej aktakuzave e deri tek vendime të mundshme të të akuzuarve për ngjarjet e prillit të vitit 1999.
Shkruar nga: Gjorgje Baroviq
Në grupin e të të akuzuarve në vend të parë është ish drejtuesi i AUS gjeneral Momir Stojanoviq i cili në vitin 1999 ishte drejtues i Sektorit të Komandës së Sigurisë së Korpusit të Prishtinës.
Mes oficerëve të lartë ushtarakë të ish UJ janë dhe gjeneralët Veroljub Zhivkoviq, drejtues i shtabit të Korpusit të Prishtinës, Ilia Todorov, ish komandant i brigadës 63 të parashutistëve, Dragan Zhivanoviq, komandant i brigadës së motorizuar 125, Millosh Gjoshan komandant i brigadës 52 të artilerisë…
Në listë janë dhe ish ndihmës drejtues i SSHS Franko Simatoviq, dhe një sërë pjestarësh të SSHS dhe MPB të Sërbisë, por dhe politikanë.
Akuza rëndojnë dhe ndaj tre shqiptarëve që në atë kohë kanë qenë pjestarë të MPB të Sërbisë.
Të gjithë këta janë të akuzuar për “ndërmarrje të përbashkët në krim” ku në aktakuzë cilësohen si aksioni polico-ushtarak “Lumi i keq”, dhe për këtë në dy pika.
E para është vrasja e 370 civilëve në shumë fshatra rreth Gjakovës në periudhën prej 27 deri më 29 prill të vitit 1999 dhe më shumë-270 më fshatin Meja.
Pika e dytë është “dëbimi, shkatërrimi dhe plaçkitja e pronave” sipas të cilës në periudhën përmes dy pikalimeve kufitare në Shqipëri, deportuan më shumë se 20.000 shqiptarë, ndërsa pronat e tyre u plaçkitën dhe u dogjën.
Në këtë proçes është planifikuar dëgjesa e 217 të dëmtuarve si dhe 43 dëshmitarëve prej të cilëve tre nën kushte ruajtjeje qysh prej periudhës së Tribunalit të Hagës.
Si pasojë e krimeve përreth Gjakovës, Oda e Apelit e Tribunalit në vitin 2014 mori vendime përfundimtare në gjyqin "Shainoviq dhe të tjerët", të cilat dënuan ish-zëvendëskryeministrin e RFJ Nikolla Shainoviq, gjeneralët ushtarakë Nebojsha Pakoviq dhe Vladimir Llazareviq si dhe gjeneralin policor Sreten Llukiq me burgim nga 14 deri në 20 vjet.
Megjithatë, në përcaktimin e atij dënimi, Oda e Apelit pranoi sugjerimin e mbrojtjes së gjeneral Llukiq për ngjarjet në Mejë dhe fshatrat përreth në vitin 1999.
"Oda e apelit vëren se oda e shkallës së parë nuk përcaktoi nëse, në kohën e vdekjes, secila prej këtyre viktimave ishte civil që nuk mori pjesë në armiqësi, as nëse ato ishin jashtë shërbimit ushtarak. Oda e Apelit beson se, në mungesë të provave të mjaftueshme në lidhje me rrethanat dhe statusin e secilës viktimë, Oda e shkallës së parë gaboi kur konkludoi se të 287 vrasjet e kryera gjatë operacionit në luginën e Lumit përbëjnë vrasje si krim kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës", thuhej në vendim.
Në dispozitivin e aktakuzës së paraqitur nga Prokurori Special i Kosovës, thuhet se hetimi për të njëjtat ngjarje nisi në vitin 2013 dhe u pezullua disa herë.
Kjo-aktakuzë e konfirmuar është rezultat i hetimit ku sikurse u tha, nisi më 27 prill të 2022, ndërsa më 6 tetor të atij viti u lëshua dhe urdhër kërkimi ndërkombëtar ndaj 35 të pandehurve.
Gjykimet në mungesë të gazetave zhvillohen në gjyqësorin kosovar.
E para e këtij lloji nisi në mesin e nëntorit 2023.
Përfundoi dhjetorin e kaluar ndaj Çedomir Aksiq, i cili u dënua me 15 vjet burg për krime lufte të dyshuara të kryera në periudhën janar-maj 1999 në fshatrat e komunës së Shtimljës.
Mundësia e gjykimit në mungesë për herë të parë në gjyqësorin kosovar, u definua në korrik të 2019 dhe kjo për veprën "kundër të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të drejtës penale ndërkombëtare të kryera në periudhën nga janari 1990 deri në qershor 1999".
Dy vite më vonë, ky ligj u plotësua pjesërisht nga Ligji për Gjykimet në Mungesë, veçanërisht kur është fjala për procedurat hetimore ndaj të dyshuarve për krime lufte.
Me këtë ligj të ri hiqet afati për hetimet e veprave penale ndaj të drejtës ndërkombëtare humanitare dhe së drejtës penale për periudhën nga janari 1990 deri në qershor 1999.
Njëkohësisht atëherë nga ligji u hoq dispozita sipas së cilës shteti ku supozohet të jetë personi nën hetim, duhet të dërgojë të paktën pesë kërkesa. Me formulimin e ri, mjafton të thuhet se "u përdor bashkëpunimi ndërkombëtar policor dhe bashkëpunim i tillë ishte i suksesshëm".
Në gusht të vitit 2023, u miratua Kod i ri i Procedurës Penale, ku neni 303 parashikon procedurën e gjykimit në mungesë.
Ish kryetari i Gjykatës së Lartë Fejzullah Hasani muajin e kaluar, duke komentuar refuzimin e kërkesës së Prokurorisë Speciale që të akuzuarit në rastin “Banjaska” të gjykohen në mungesë, tha se kjo formë gjykimi është e përcaktuar qartë me ligj.
“Sipas Kodit Penal, gjykimi në mungesë mund të mbahet vetëm për vepra penale që nuk kanë afat parashkrimi, të cilat janë, sipas nenit 104-krime lufte, genocid, krime kundër njerëzimit dhe vrasje të rëndë”, theksoi Hasani.
Efekti ligjor
Ish prokurori ushtarak, avokati Dragan Pashiq vlerëson se rezultati i gjykimit në mungesë për krime lufte sipas standarteve ndërkombëtare, të drejtat nuk mund të prodhojnë efekt ligjor dhe tek kjo thuhet dhe në Konventën Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
"Nëse vihen re standardet dhe postulatet e së drejtës ndërkombëtare, atëherë me siguri që vendim i atillë, nuk mund të prodhojë efekt juridik. Ju kujtoj se kur bëhet fjalë për të akuzuarit për krime lufte, kërkohet prania e tyre. Për shembull, të akuzuarit duhet të kenë të drejtë të pyesin dëshmitarët. Bëhet fjalë për 260 persona që duhet të pyeten si dëshmitarë dhe nëse gjykohen në mungesë, atëherë e drejta e tyre do të shkelet", thekson Pashiq.
Duke sqaruar se në proçese të tilla të drejtat e të akuzuarve definohen nga rregullat ndërkombëtare.
“Të drejtat e tyre janë të përcaktuara edhe nga Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, në nenet 3, 6 dhe 8. Megjithatë, teorikisht egziston mundësia, duke pasur parasysh se aktakuza ka hyrë në fuqi ligjore dhe se ata të mund të dënohen në mungesë, lind pyetja nëse një vendim i tillë i mundshëm do të mbijetonte”, tha Pashiq.
Proçesin gjyqësor kundër 53 të akuzuarve e shikon si një lloj balancimi në raport me gjyqet para Dhomave të Specializuara të Kosovës, por edhe si pasojë e situatës aktuale politike në Kosovë.
“Njëkohësisht po ndërmerren në Hagë procedura gjyqësore ndaj drejtuesve të së ashtuquajturës UÇK. Ky është momenti që është aktual dhe aktiv. Egziston dhe gjykim i shkallës së parë për personat para Tribunalit Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë ku janë dënuar gjeneralë ushtarakë dhe policorë. Nuk duhet ta injorojmë faktin se situata politike në Kosovë e Metohi nuk është më e favorshmja dhe se marrëdhëniet me Sërbinë janë të pakënaqshme. Kështu që ka shumë arsye" bën të ditur Pashiq.
Thotë se në këtë procedurë nuk mund të flasim për gjykim objektiv.
“Vështirë të mund të flasësh për gjykim objektiv, veçanërisht nëse merr parasysh faktin se 53 nga të akuzuarit ndodhen jashtë territorit të Kosovës e Metohisë. Bëhet fjalë për gjeneralë ushtarakë e policorë, por egzistojnë dhe policë dhe jo në numër të vogël”, thekson Pashiq.
Sfidat e gjykimit në mungesë
Avokati dhe bashkëpunëtori i Fondit për të Drejtën Humanitare në Prishtinë Amer Aliu, ka thënë se gjykimi në mungesë për krime lufte në Mej, do të jetë më i madhi për nga numri i të akuzuarve, por që juristët këtë formë të proçesit më shumë nuk janë të kënaqur me pamundësinë e mbrojtjes efikase.
“Juristët kanë vërrejtjet e tyre tek gjykimi në mungesë pasi është sfidues. Vështirë të sigurohet mbrojtje efikase për të pandehurit në mungesë, por që i tillë gjykim nuk është i ndaluar. Përdoret dhe në Sërbi, por dhe në Kroaci ku ka mjaft subjekte të tilla. Për Kosovën kjo është praktikë e re gjyqësore” thekson
Aliu për Kosovo onlajn.
Shton se çdo proçedurë gjyqësore nevojitet “barazi në process” dhe si jurist këtu shikon problemin më të madh të këtij proçesi.
“Duhet të egzistojë barazi të palëve në gjykim. Gjithashtu nevojitet të kesh dhe mbrojtje efikase dhe e gjithë kjo vështirë të sigurohet në të tilla procese“, ka thënë Aliu.
Shton se gjykatësit dhe prokuroret, në procedura të tilla, janë të detyruar të respektojnë ligjet dhe të sillen ashtu sikurse parashikohet.
“Ushtrojnë këmbëngulje, e më pas përcjellin kërkesë që i dyshuari të thirret në prokurori për të dhënë deklaratë. Nëse i dyshuari nuk gjendet, shpallet në kërkim dhe gjithçka tjetër. Në fund, ngrihet aktakuza dhe dërgohet thirrje për seancë dëgjimore. E gjitha kjo zgjat disa muaj dhe duhet të bëhet publike që publiku që ka ndonjë informacion në lidhje me këtë rast ose të pandehurit për të cilët janë shpallur në kërkim, këtë t’a ndajnë me policinë apo me prokurorinë” përshkruan procedurën Aliu.
Bën të ditur se në rastin konkret nëse shkohet deri tek vendimi i shkallës së parë, ky vendim do të jetë i drejtë ligjërisht dhe valid.
“Sipas ligjeve, vendimet janë të drejta dhe valide. Dhe tani trupi gjykues duhet që këtë vendim të tillë, t’a marrë në bazë të provave të forta dhe të qëndrueshme dhe që gjatë proçesit të sigurojë që ata që akuzohen të marrin ndihmë ligjore profesionale", thotë Aliu.
Shton se ligji parashikon mundësinë që nëse personi i dënuar në këtë mënyrë arrestohet më vonë-ai ka të drejtë të përsërisë procedurat gjyqësore.
"Ai ka automatikisht të drejtë të kërkojë të gjykohet në praninë e vet. Kjo i garantohet me ligj" bën të ditur Aliu.
Thekson se deri tek këto zgjidhje ligjore-gjykime në mungesë ndodhin për shkak të mosbashkëpunimit mes gjyqësorit të Kosovës dhe Sërbisë.
"Institucionet kosovare kanë qenë të detyruara të vendosin gjykime në mungesë sepse problemi është sigurimi i dikujt që dyshohet për krime lufte, i cili mund të jetë në Sërbi. Ndërsa si Sërbia dhe Kosova nuk bashkëpunojnë, nuk shkëmbejnë informacione. Për këtë, ato procedura nisën papritur dhe kemi deri më tani më shumë se 70 të akuzuar në mungesë", tha Aliu.
Ky i fundit kujton se mundësia e gjykimit në mungesë për herë të parë u mundësua me ndryshimet në ligj në vitin 2019.
"U pasuan dhe me dy ndryshime të tjera në ligjin për procedurën penale dhe prej vitit 2023, Prokuroria e Kosovës nisi të ngrejë aktakuza në mungesë. Deri më tani, ka ngritur 17 aktakuza kundër më shumë se 70 të pandehurve për krime lufte të kryera gjatë luftës në Kosovë. Mes tyre është për Majën. Kjo është një nga aktakuzat më të mëdha që prokuroria ngriti në mungesë, por edhe në raport me aktakuza të tjera pas luftës në Kosovë. Në këtë aktakuzë janë 53 persona që dyshohet se kanë marrë pjesë dhe kanë kryer krime për të cilat akuzohen", kujton Aliu.
“Mbrojtja e sovranitetit”
Ish kryetari i Gjykatës Ushtarake në Beograd avokat Gjorgje Trifunoviq beson se ky process është tentativë e “mbrojtjes së sovranitetit” të Kosovës dhe se aktakuza “shuma totale”.
“Vetë aktakuza është hartuar pothuajse rastësisht. Bëhet e ditur se numri i vrasjeve thuhet se egzistojnë lista të njerëzve që dyshohet se janë vrarë dhe se ata i përkasin atyre varreve masive në Batajnicë. Aty shikoj ndonjë lidhje mes asaj që është sjellë dhe asaj që ka ndodhur në terren, por nuk ka përshkrime specifike të veprave, nuk ka përshkrim për secilin individ të akuzuar për atë që ka bërë, kur, për kohën dhe mënyrën... Kështu që është hartuar mjaft rastësisht”, thotë Trifunoviq në bisedë për Kosovo Onlajn.
Nga Prishtina u njoftua se gjatë procesit do të përdoren standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, çka për këtë ekspert do të thotë se në ndjekjen e vëzhgimit të procesit, do të jetë e përfshirë dhe bashkësia ndërkombëtare.
“Kjo detyron sistemin tonë gjyqësor, organet tona të sigurisë ushtarake, policinë, që t’i ndihmojnë këta njerëz dhe t’u sigurojnë avokatë mbrojtës që do të emërohen sipas detyrës zyrtare, të dhënat për mbrojtjen. Tjetër rrugë nuk ka”, preçizon Trifunoviq.
Spegon se i tillë gjykim masiv në mungesë, paraqet një formë e "dëshmisë së sovranitetit" të Kosovës, por që të akuzuarit do të përballen me probleme reale.
"Ata ende po përpiqen të mbrojnë sovranitetin e tyre me padi serioze dhe këtë e kanë njoftuar dhe më herët. Por këta janë qytetarët tanë. Dhe ata nuk duhet të marrin pjesë aty në gjykim, as të përjashtohen vullnetarisht. Megjithatë, kjo është sigurisht problem dhe për udhëtimin, paqen dhe qetësinë e atyre njerëzve. Por, kështu që ne nuk mundemi që prej kësaj të dalim me nxitim, të deklarojmë se nuk i njohim ato krime lufte, atë gjykatë, këtë tashmë i kemi thënë të gjitha, por pyetet edhe bashkësia ndërkombëtare", deklaroi ky avokat.
Shtoi se në rastet e vendimeve, secili prej të dënuarve, do të ketë mundësinë të përsërisë procedurën, por dhe Sërbia mund të gjykojë nëse egzistojnë elementë të përgjegjësisë penale.
"Tek gjykimi në mungesë, egziston institut i përsëritjes së procedurës në prani. Dhe tani, nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje finale, nëse do të vërtetohej se vërtet egzistojnë prova se disa prej atyre krimeve janë kryer me të vërtetë, egziston mundësia që vetë shteti të gjykojë qytetarët e vet sepse krimeve të luftës nuk u ikën koha. Por për tani aty nuk ka kritere objektive për të ditur se si do të përfundojë" thekson Trifunoviq.
I pyetur se përse u deshën kaq vite për të formuar çështje në të cilën ka kaq shumë të akuzuar për krime lufte, Trifunoviq thotë se në procedura të tilla, nevojitet kohë për të mbledhur prova.
"Ky hetim filloi në vitin 2013 ose 2014 dhe gjykoj se i’u desh të punonin shumë për të mbledhur disa prova relevante, nëse i kanë mbledhur. Këtu nuk ka vonesa kështu që rjedha e kohës nuk ka ndikim nëse do të ngrihen akuza apo jo", tha ai.
Beson se është në pikpyetje se në cilën mënyrë u vendos që ky numër i madh i pjestarëve të ushtrisë dhe policisë të gjykoheshin në mungesë.
“Gjykim në mungesë është situatë e njohur procedurale nëse kjo do të ishte e vështirë që të mos kishin akses në të. Ata bëjnë të ditur në aktakuzë bërën gjithçka që mundën për të siguruar praninë e të pandehurve, por nuk e di se çfarë nënkupton kjo, sepse thuhet se ata nuk kanë adresë apo vendbanimi i tyre është i panjohur”, konkludon Trifunoviq.
0 komentet