Shëndeti, liria dhe qetësia-cila është receta për lumturi në Ballkanin Perënidmor?
Hulumtimi i organizatës amerikane Gallup vendosi në vendin e 16 Kosovën në listën e më të lumturve në botë dhe në vend të parë në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa qytetarët në rajon lumturinë e lidhin me shëndetin, familjen dhe qetësinë, ekspertët theksojnë se ajo është subjektive dhe varet prej kontekstit të gjerë shoqëror e ekonomik. Si njëra dhe tjetra pajtohen se hulumtim i tillë nuk përfaqëson përherë gjendjen reale dhe se madje mund të jetë i politizuar.
Shkruar nga: Katarina Saiçiq
Në hulumtimin e Gallupit, sikurse dhe në vitet e kaluara, në krye të listës ndodhen skandinavët, ndërsa në 20 të parat janë më së shumti banorët e rajoneve të larta perëndimore. Surprizë paraqiste Kosova që këtë vit ndodhej në vendin e 16 nga gjithsej 147 vende, ndërsa nga Ballkani Perëndimor Sërbia ndodhej në vendin e 30, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut në vendin e 82 dhe Shqipëria në vendin e 86.
Një prej elementëve kyç të hulumtimit është anketa në të cilën personat që u pyetën vlerësuan sesa e plotë u dukej jeta.
Gjurmët e këtij studimi, tentuam t’i mësojmë çka kjo përbën recetën kyçe për lumturi dhe në të cilën matet hulumtimi i këtij tipi, mund të tregojnë gjendjen reale dhe atë çka njerëzit me të vërtetë ndjejnë kur bëhet fjalë për kënaqësitë e jetës së tyre.
Banorët e Graçanicës: Për lumturi nevojitet liri dhe qetësi
Banorët e Graçanicës theksojnë se lumturia matet me shëndetin e familjes dhe popullit, por dhe që për lumturinë e qytetarëve nevojitet liri dhe qetësi në botë. Të dhënat se Kosova është në vendin e 16 në listën e më të lumturve, shikohet si pamje jo reale.
“Kur njeriu ka shëndet, kjo për mua është lumturi. Gjithçka varet prej njerëzve. Siç janë njerëzit, ashtu është dhe lumturia e tyre”, ka thënë një i moshuar nga Graçanica.
Për Iva Niçiq, lumturia është që në mëngjes të jesh me shëndet.
“Për mua lumturi është çka zgjohem në mëngjes si mua dhe familja. Shëndeti për mua është prioritet, për mua dhe më të dashurve të mij”, shprehet ajo.
Në konstatimin se Kosova është në vendin e 16 në listën e më të lumturve në botë, Zhivka Saviq thotë se kjo nuk është pamje reale.
“Nuk mendoj që kjo të jetë e saktë, si për ne dhe për shqiptarët... Të gjithë ne të njëjtin opinion kemi. Çfarë lumturie është kjo kur kaq shumë rini e etnisë shqiptare braktis Kosovën, shkojnë për të siguruar kafshatën. Nuk shikoj ndonjë lumturi. Nuk e di se kush e ka thënë këtë, por që është pamje jo reale”, shton ajo.
Zhika Marinkoviq nga Graçanica beson se lumturia matet me shëndetin e familjes dhe popullit, por dhe liria është më e rëndësishmja.
“Shëndeti tek populli dhe tek familja. Liria është më e rëndësishmja, gjithçka tjetër është pak e rëndësishme, ndërsa ne këtu në Kosovë vështirë se kemi liri. Çfarë lirie është kjo kur unë nuk mund të shkoj në Prishtinë dhe nuk ndjehem mirë, ndërsa gjithë shekullin e kam kaluar aty? Liria është e pazëvendësueshme”, thotë Marinkoviq.
Qytetarët e Prishtinës: Lumturia është tek shëndeti dhe qetësia
Në bisedë për Kosovo onlajn qytetarët e Prishtinës thonë se do të donin që hulumtimi në të cilën thuhet se Kosova ndodhet në vendin e 16 në botë për lumturinë e qytetarëve të ishte e saktë, por që gjithçka është më keq çka ndodh e ndikon dhe tek lumturia në shoqëri.
Frrok Neziraj beson se qytetarët duhet të çmojnë atë që Kosova renditet lart në listën e më të lumturve në botë, por që situata politike dhe ekonomike ndikojnë tek jetët e njerëzve.
“Nëse bota e vlerëson se jemi popull i lumtur, atëherë me gjasa kanë të drejtë. Jam 80 vjeç dhe askujt nuk i kam bërë të keqe, pavarësisht nga kombësia. Nëse të tjerët e vlerësojnë kështu, ne këtë duhet t’a çmojmë. Gjithçka që është e keqe ndikon tek lumturia e qytetarëve. Unë jam njeri mjaft i lumtur, kam katër fëmijë dhe tetë nipër e mbesa” shtoi Neziraj.
Afrim Veseli mendon se për lumturi thelbësore është qetësia që në Kosovë mund të arrihet me bashkëjetesë mes shqiptarëve, sërbëve dhe popujt e tjerë.
“Të ketë qetësi, që njerëzit të jetojnë mirë, të ketë harmoni mes njerëzve në republikën tonë, mes shqiptarëve, sërbëve dhe gjithë të tjerëve. Do të doja që hulumtimi të jetë i saktë, por gjithë kjo shtrenjtësi, krizë ekonomike në mbarë botën si dhe tek ne në Prishtinë, tregon se nuk është tamam kështu. Ndoshta do bëhet më mirë”, thotë Veseli.
Çallovska Hercog: Rezultatet e pyetësorit dyshuese dhe konfuze
Psiqiatrja nga Beogradi Nevena Çallovska Hercog beson se është mjaft dyshuese dhe konfuze ajo çka Kosova është në vendin e sipërm të 16 të hulumtimit global të Gallupit rreth perceptimit të lumturisë. Ajo për Kosovo onlajn shprehet se ky rezultat mund të jetë i politizuar.
“Ky rezultat është lartësisht dyshues dhe konfuz. Duke ditur, të paktën deri diku, se si janë aty kushtet për jetesë, sa është shkalla e parashikueshmërisë, sa e pasigurt ose e sigurt është situata ekonomiko-politike, mund të çuditemi sesi dikush mund të thotë në kontekst të tillë që të flasë nëse është i lumtur. A po flet ai për disa nga përjetimet më intime të lumturisë? E dini, njerëzit e dashuruar thonë se janë të lumtur kudo ku ndodhen. Dhe sa është ky mesazh paksa i politizuar? Duhet të jemi mjaft kritik në interpretimin e këtyre rezultateve", thotë Çallovska Herzog.
Sikurse sqaron, përjetimi i lumturisë është shumë e vështirë për t'u matur.
"Ajo çka ne dimë është se egziston definitivisht predispozitë gjenetike për njerëzit që të jenë optimistë ose pesimistë, çka sigurisht formëson përjetimin e tyre. Pjesa tjetër i përket rrethanave që nuk janë të ndryshueshme. Kjo ka lidhje tek ajo nëse dikush jeton në Izrael, në Sërbi, në Danimarkë. Jeta në kontekst të caktuar sigurisht definohet sesa është shkalla e parashikueshmërisë dhe çfarë mund të presë njeriu në situatë krize nga komuniteti shoqëror apo shteti. Kjo përfaqëson një pjesë të kënaqësisë personale apo familjare", thotë Çallovska Herzog.
Kjo e fundit shton se pjesa e tretë i përket mundësive dhe kjo përbën 25-30% të përjetësimit total të kënaqësisë apo lumturisë.
"Kjo është ajo çka ne mund të bëjmë me jetët tona. Këtu ka të bëjë rreth asaj sesa mund t'i angazhojmë forcat tona, për të ruajtur aftësinë për t'i dhënë kuptim jetës sonë, të shijojmë raportet e afërta që kemi, që janë definitivisht faktor i lartë proaktiv për shëndetin dhe mirëqenien tonë", theksoi psiqiatrja.
E pyetur se në çfarë mase situata ekonomike dhe politike përbëjnë përjetimin e lumturisë së personit, Çallovska Herzog thotë se ato përfaqësojnë 30-40% të lumturisë dhe përkojnë tek rrethanat.
Rënia e optimizmit në Shqipëri
Ndërsa Kosova është në vendin e 16, situata në Shqipëri është ndryshe ndërkohë që ky vend ndodhet në pozitën e 86. Profesorja e sociologjisë në Fakultetin e Shkencave Shoqërore në Universitetin e Tiranës Entela Binjaku beson se arsyeja për këtë është fakti që qytetarët janë të pakënaqur me korrupsionin, por dhe ndjejnë rënien e optimizmit dhe besimit tek e ardhmja.
Binjaku për Kosovo onlajn thekson se Shqipëria këtë vit përmirësoi rangimin e vet, pavarësisht asaj çka vazhdon të jetë në vendet më të ulta nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Herën e fundit ky indeks rangimi vendin tonë e gjeti në pozitën e 89. Ndërkohë shikojmë se mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova është më mirë në këtë këndvështrim. Gjatë këtij viti Prishtina mori shumë pikë në rangim sepse këtë vit ndodhet në vendin e 16, ndërsa para një viti ishte në vendin e 29”, thotë Binjaku e cila është drejtore egzekutive e fondacionit “Harijet Martino“.
Shton se në përgjithësi Ballkani Perëndimor ndodhet në pjesën e poshtme të kësaj liste, kur krahasohet me konkurencën globale, por që Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Sërbia janë të mirëranguara në listë në raport me Shqipërinë.
"Mendoj se arsyet përse Shqipëria është e renditur kaq poshtë, apo përse mund të konsiderohet më pak e lumtur se vendet e tjera, ka lidhje me faktorë sikurse niveli i korrupsionit. Qytetarët gjithnjë e më shumë thonë se janë të prekur nga korrupsioni, çka i bën ata më pak të kënaqur me mënyrën e jetesës në vendin tone. Një faktor më shumë është ulja e nivelit të raportit shoqëror, pra kualitetit të jetës shoqërore. Në të kaluarën, raportet shoqërore ishin karakteristike dhe të rëndësishme për Shqipërinë, por sot qytetarët theksojnë se kjo lloj marrëdhënieje është dobësuar. Pra, shikojnë se për ta gjithnjë e më e vështirë është të gjejnë dikë që të mbështeten, kush mund t'i ndihmojë në ditë të vështira. Arsyeja e tretë është rënia e besimit tek e ardhmja, pra mungesa e optimizmit. Qytetarët tanë kanë treguar se janë skeptikë dhe mjaft të pavendosur në këndvështrimin e asaj çka presin në të ardhmen. Këto janë tre faktorët kryesorë që kanë ndikuar tek kjo renditje të vendit tonë” theksoi profesorja Binjaku beson se përgjigja e qytetarëve është mesazh për udhëheqssit shtetërorë.
“Qytetarët shprehin pakënaqësi me nivelin e korrupsionit dhe pasigurinë në këndvështrimin e të ardhmes, pavarësisht se kujt grupmoshe i përkasin. Këto janë mesazhe që politikanët duhet t’i lexojnë siç duhet. A është e vështirë të jesh optimist në këndvështrimin e së ardhmes? Patjetër që është e vështirë, por ajo çka e motivon më shumë një shoqëri si e jona të ketë më shumë vetëbesim dhe të jetë më e lumtur, është pikërisht rruga që ka zgjedhur vendi ynë dhe e cila mbetet rruga e integrimit në familjen e madhe të vendeve perëndimore, ku mendojmë se duhet të jemi dhe për çfarë përpiqemi më shumë”, konkludoi profesorja.
Për maqedonasit më të rëndësishme janë synimet individuale
Psikologia nga Shkupi Katerina Dimova vlerëson se qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë më shumë të fokusuar tek synimet individuale në vend që të jenë në ndërtimin e marrëdhënieve me të afërmit, për të cilën vendi ndodhet në pozitën e 82.
Sipas opinionit të saj, një prej treguesve të lumturisë është dhe ajo që njerëzit janë të fokusuar tek e tashmja apo tek e ardhmja.
“Një nga faktorët është sigurisht se mund të mendojmë më shumë rreth asaj çka do të ndodhë në të ardhmen, pra planifikojmë dhe vendosim objektiva se si të kemi sukses, për shembull, cili është hapi tjetër që duhet të kalojmë dhe nuk jemi të fokusuar këtu dhe tani. Mund të mos kemi ndjenjë mirënjohjeje për atë çka na ndodh në këtë moment, në cilën fazë jemi dhe nëse presim diçka në atë moment”, tha Dimova për Kosovo Onlajn.
Sikurse bën të ditur, për të arritur qetësinë e brendshme, e rëndësishme është të ngadalësohet dhe të ktheheni tek raportet me njerëzit dhe maqedonasve kjo shpesh u mungon.
"Në praktikë, kam ndjesinë se këtu ne në territorin tonë jemi më shumë të orjentuar drejt individualitetit, në vend që të ndërtojmë relacione të ngushta. Jemi më shumë të orjentuar tek individualiteti sesa tek relacionet. Ndoshta një prej arsyeve se përse vendet e tjera përreth renditen në vende të larta, është pikërisht kjo. Ata ushqejnë ato momente kulturore, kalojnë kohën me familjen, me të dashurit, mbështetjen, arrijnë kontaktin shoqëror. Nuk jam e sigurt që ne këtë e ushqejmë në nivel të lartë për të ndjerë lumturi apo gëzim", tha Dimova.
Qytetarët e Shkupit: Lumturia pasqyrohet tek gjërat e vogla
Për qytetarët e Shkupit lumturia pasqyrohet tek shëndeti, familje por dhe tek gjërat e vogla që i rrethojnë.
“Qysh kur çohem në mëngjes e deri në darkë tentoj që të jetoj ditën me gjëra të vogla të bukura”, thotë një banore e Shkupit në anketën për Kosovo onlajn.
Bashkëqytetari i saj vlerëson se shëndeti është më i rëndësishëm.
"Lumturia është mendim pozitiv. Pavarësisht gjithë negativitetit në këtë botë, njeriu duhet të gjejë mënyrën të jetojë më tej. Ndonëse në jetë ka mjaft rënie, duhet të rregullojmë dhe të ecim përpara", thotë ai.
"E rëndësishme është që të jem i shëndetshëm. Disi me këto viruse kohët e fundit dhe ne të moshuarit zakonisht lëndohemi, kështu që kam një dëshirë. Më pëlqen dhe kur familja ime është e lumtur, fëmijët, nipërit t'i shikoj, të kujdesem dhe kaq", tha ai.
Bashkëqytetari i saj vlerëson se lumturia është në familje dhe tek qetësia.
"Lumturia është mendim pozitiv. Dhe pavarësisht gjithë negativitetit në këtë botë, njeriu duhet të gjejë mënyrën të jetojë më tej. Ndonëse në jetë ka mjaft rënie, duhet të rregullojmë dhe të ecim përpara", thotë ai.
0 komentet