Qytetarët e Graçanicës dhe Prishtinës: Lumturia është tek shëndeti dhe qetësia, realiteti është ndryshe nga pamja në publik

Gračanica
Burim: Kosovo Online

Të dhënat që Kosova ndodhet në vendin e 16 në listën e më të lumturve në botë, për shumë qytetarë të Graçanicës dhe Prishtinës është pamje jo reale, pasi tek njerëzit sikurse thonë, ndikon negativisht situata momentale politike dhe ekonomike. Pothuajse njëzëri-lumturia para së gjithash shikohet tek shëndeti, familja dhe qetësia.

 

“Kur njeriu ka shëndet, kjo për mua është lumturi. Gjithçka varet prej njerëzve. Siç janë njerëzit, ashtu është dhe lumturia e tyre”, ka thënë një i moshuar nga Graçanica.

Për Iva Niçiq, lumturia është që në mëngjes të jesh me shëndet.

“Për mua lumturi është çka zgjohem në mëngjes si mua dhe familja. Shëndeti për mua është prioritet, për mua dhe më të dashurve të mij”, shprehet me sinqeritet ajo.

Zhivka Saviq thotë se përveç shëndetit, për lumturi nevojitet dhe paqja në botë.

“Shëndeti, familja dhe fëmijët për mua janë lumturi, sikurse paqja në botë. Tek dikush lumturia vjen nga financat, tek dikush jo”, thotë kjo grua. 

Mundemi veçse të gënjejmë veten

Në konstatimin se sipas raportit vjetor që mat nivelin e lumturisë në nivel global, Kosova gjendet në vendin e 16 në listën e më të lumturve në botë, Saviq thotë se kjo nuk është pamje reale.

“Nuk mendoj që kjo të jetë e saktë, si për ne dhe për shqiptarët... Të gjithë ne të njëjtin opinion kemi. Çfarë lumturie është kjo kur kaq shumë rini e etnisë shqiptare braktis Kosovën, shkojnë për të siguruar kafshatën. Nuk shikoj ndonjë lumturi. Nuk e di se kush e ka thënë këtë, por që është pamje jo reale”, shprehet pa dilemë bashkëbiseduesja jonë.

Ajo beson se situata politike dhe ekonomike ndikon tek lumturia e qytetarëve.

“Veçanërisht tek rinia. Të rinjtë refuzojnë të martohen pasi nuk mundet që t’i mbajnë gratë financiarisht, pastaj vijnë fëmijët dhe duhet që t’u sigurosh gjithçka, nuk ka shanse aq më shumë me pagat në Kosovë... Ndaj dhe rinia largohet. E lexova këtë dhe u habita. Çfarë lumturie? Nuk shihet lumturia si për ne sërbët ashtu dhe tek shqiptarët-të gjithë ankohen, mundemi vetëm të gënjejmë veten. Mendoj se kjo është thënë më shumë politikisht” shpreh ajo me besim.

Dhe Zhika Marinkoviq nga Graçanica beson se lumturia matet me shëndetin e familjes dhe popullit, por dhe liria është më e rëndësishmja.

“Shëndeti tek populli dhe tek familja. Liria është më e rëndësishmja, gjithçka tjetër është pak e rëndësishme, ndërsa ne këtu në Kosovë vështirë se kemi liri. Çfarë lirie është kjo kur unë nuk mund të shkoj në Prishtinë dhe nuk ndjehem mirë, ndërsa gjithë shekullin e kam kaluar aty? Liria është e pazëvendësueshme”, thotë Marinkoviq.

Lumturia matet me shëndetin dhe qetësinë

Përafëërsisht mendojnë dhe në Prishtinë. Qytetarët thonë se lumturia matet me shëndetin dhe qetësinë. Në bisedë për Kosovo onlajn, ata thonë se do të donin që hulumtimi në të cilën thuhet se Kosova ndodhet në vendin e 16 në botë për lumturinë e qytetarëve të ishte e saktë, por që gjithçka është më keq çka ndodh e ndikon dhe tek lumturia në shoqëri.

“Shëndeti i pari, pa të tjerat vijnë. Mendoj se tek lumturia e qytetarëve nuk ndikon situata politike e ekonomike”, thotë një prishtinar.

Frrok Neziraj beson se qytetarët duhet të çmojnë atë që Kosova renditet lart në listën e më të lumturve në botë, por që situata politike dhe ekonomike ndikojnë tek jetët e njerëzve.

“Nëse bota e vlerëson se jemi popull i lumtur, atëherë me gjasa kanë të drejtë. Jam 80 vjeç dhe askujt nuk i kam bërë të keqe, pavarësisht nga kombësia. Nëse të tjerët e vlerësojnë kështu, ne këtë duhet t’a çmojmë. Gjithçka që është e keqe ndikon tek lumturia e qytetarëve. Unë jam njeri mjaft i lumtur, kam katër fëmijë dhe tetë nipër e mbesa” shtoi Neziraj.

 Afrim Veseli mendon se për lumturi thelbësore është qetësia që në Kosovë mund të arrihet me bashkëjetesë mes shqiptarëve, sërbëve dhe popujt e tjerë.

“Të ketë qetësi, që njerëzit të jetojnë mirë, të ketë harmoni mes njerëzve në republikën tonë, mes shqiptarëve, sërbëve dhe gjithë të tjerëve. Do të doja që hulumtimi të jetë i saktë, por gjithë kjo shtrenjtësi, krizë ekonomike në mbarë botën si dhe tek ne në Prishtinë, tregon se nuk është tamam kështu. Ndoshta do bëhet më mirë”, thotë Veseli.