Saviq: Në Serbi, numri më i madh i punëtorëve me pagë minimale është në sektorin privat

Ljubodrag Savić
Burim: Kosovo Online

Ekonomisti Ljubodrag Saviq thotë për Kosovo online se punëtorët në Serbi që fitojnë pagën minimale punojnë kryesisht në sektorin privat dhe vlerëson se niveli i pagës minimale në rajon është në përputhje me zhvillimin e vendeve.

“Kam dëgjuar nga ministri i financave, i cili ka thënë saktësisht se 114 mijë njerëz në Serbi jetojnë me pagë minimale. Numri më i madh i njerëzve marrin pagë minimale në sektorin privat. Ka disa aktivitete që janë të margjinalizuara në sektorin publik, por është një numër më i vogël. Në sektorin publik, mesatarisht, punon një numër më i madh i të arsimuarve me kualifikime më të larta, dhe sigurisht kjo është një nga arsyet pse nuk ka aq shumë persona që marrin pagën minimale. Në sektorin privat ka më së shumti punë manuale dhe fizike, ku njerëzit punojnë pa kualifikime ose me ndonjë kualifikim bazë, ndaj në njëfarë mënyre është e natyrshme që të jetë kështu”, shprehet ai.

Ai nuk beson se është e saktë teza e disa punëdhënësve se rritja e pagës minimale mund të ndikojë keq në tregun e punës dhe se kjo çon në uljen e numrit të të punësuarve, duke përfshirë edhe punën e paligjshme.

"Kjo nuk bazohet në hulumtime. Është më shumë histori e punëdhënësve. Është e drejta e tyre legjitime që të luftojnë me qeverinë e Serbisë dhe me sindikatat në negociata se sa do të jetë paga minimale. Nuk do të thosha se ata e kanë vështirë. Tashmë paga minimale është rritur në 53,000, por pjesa e patatueshme është rritur me të njëjtën përqindje.  Punëdhënësit në atë qarje argumentojnë se çmimi i punës duhet të jetë më i ulët sepse në atë rast çmimi i produkteve të tyre do të ishte gjithashtu më i ulët, megjithëse nuk ka të bëjë fare me njëra me tjetriën. Kostoja e punës është një gjë, dhe çmimi përfundimtar është raporti në treg. Situata me pagën minimale në Serbi është shumë komplekse dhe njerëzit që marrin pagën minimale janë në pozitën më të vështirë”, theksoi profesori.

Ai shton se rritja e pagës minimale nuk mund të sjellë ulje të fuqisë punëtore.

"Për një arsye të thjeshtë, nëse keni një proces prodhimi, nuk mund ta ndaloni atë. Do të duhet të punësoni disa njerëz. Unë jam i habitur nga fakti që punëtorët e huaj që vijnë në Serbi punojnë për shumë më pak se paga minimale. Dhe çfarë është më keq, këta njerëz punojnë dukshëm më mirë në të gjitha kushtet. Bie shi, puna nuk ndalet. Ata dërgojnë një pjesë të atyre fitimeve të pakta për familjet e tyre. Është një formë legjitime presioni nga punëdhënësi për të treguar disa efekte të rritjes së pagës minimale”, thotë ai.

Ai thekson se punëtorët janë më së paku pyetur dhe se ata i bartin pasojat e vendimeve dhe marrëveshjeve të Qeverisë dhe punëdhënësve.

“Sindikatat po mundohen të ndryshojnë diçka, por sindikatat në Serbi janë të margjinalizuara, as shteti, as punëtorët nuk janë të interesuar të ndihmojnë punën e sindikatave, të ndihmojnë që të jetë presion i duhur, siç është në Perëndim. Është më e vështira për punëtorët. Ata mund të ndryshojnë vetëm profesionin, por edhe ata nuk do të jenë shumë më mire. Ti lë një shef, nuk do të jesh shumë më mirë me një tjetër. Pozicioni si i sindikatës ashtu edhe i punëtorëve është inferior. Më duhet ta pranoj që shteti është përpjekur kohët e fundit, por kjo nuk mjafton? Por është më mirë se sa ishte pesë apo dhjetë vjet më parë”, ka theksuar Saviq.

Duke folur për situatën në rajon, Saviq thekson se nuk ka dallime të mëdha mes vendeve.

“Ashtu si diferenca në zhvillim, sepse Sllovenia dhe Kroacia janë dukshëm përpara nesh si anëtarë të Bashkimit Evropian, edhe Mali i Zi ishte përpara për disa vite për sa i përket nivelit të të ardhurave mesatare”, thotë profesori.

Saviq thotë se nuk ka të dhëna të sakta se sa para nevojiten realisht për jetën, sepse studimet kushtuar kësaj pjese të Evropës kanë treguar se ajo ndryshon nga viti në vit.

"Ishte një situatë kur kishim një zhvillim relativisht të qëndrueshëm atje nga viti 2016 deri në 2019, inflacioni praktikisht u ndal ose ekzistonte në nivelin e disa për qind. Ka pasur edhe deflacion diku. Situata është krejtësisht ndryshe pas Covid-it dhe luftës në Ukrainë. Nuk do ta ulja të gjithë problemin në minimum. Ka një numër njerëzish që jetojnë në fshat që nuk kanë asnjë të ardhur. Një numër i konsiderueshëm i njerëzve marrin pensione bujqësore, të cilat janë rreth 12.000 dinarë. Çfarë duhet të bëjë një njeri me të? Këta janë njerëz shumë të varfër. Sigurisht që ka njerëz që marrin pagën minimale dhe nuk jetojnë keq. Disa janë të angazhuar në biznes ose ndonjë biznes tjetër. Por nëse e shikojmë individin në izolim, cili person në Serbi sot mund të mendojë se është e mundur të jetohet me pagën minimale, nëse ajo është burimi i vetëm i të ardhurave”, theksoi Saviq.