Familjet e sërbëve të zhdukur e të rrëmbyer nga Kosova: Presim vendim fajësie kundër Thaçit

Ilustracija, Nestali i kidnapovani na Kosovu
Burim: Kosovo online/Ilustracija

Familjet e personave të zhdukur dhe të rrëmbyer nga Kosova presin vendim fajësie kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve para Dhomave të Specializuara në Hagë por që pas kësaj të nisin procedura të reja penale për të zbardhur fatin e të gjithë sërbëve që kanë humbur jetën në territorin e Kosovës para e pas ardhjes së misionit të Kfor e Unmik, ka thënë i deleguari i kësaj Shoqate juristi Sllavisha Vuksanoviq, transmeton RTS.

“Presim nga gjykata vendim fajësie. Presim pranim zyrtar të vuajtjeve të familjeve të personave të zhdukur dhe të pengmarrur që kanë përjetuar në vitet 1998, 1999. dhe 2000. Presim dhe kërkojmë që me vendim të zbardhen rrethanat nën të cilat njerëzit tanë më të afërt janë vrarë, torturuar dhe zhdukur”, ka thënë Vuksanoviq për RTS 

Ky i fundit shtoi se familjet e sërbëve të rrëmbyer dhe të zhdukur nga Kosova e ndoqën nga afër gjyqin e Thaçit dhe të të tjerëve, si dhe konkluzionet e prokurorisë dhe mbrojtjes dhe shpresojnë që ky proçes do të kontribuojë në zbardhjen e fatit të sërbëve të tjerë të zhdukur nga Kosova.

“Presim që përmes procedurës që u bë dhe deklaratave të viktimave, të shkohet deri në informacione të reja rreth lokacionit të varreve të tjera apo fatit të atyre që vijojnë të konsiderohen të zhdukur", thekson Vuksanoviq.

Ky i fundit beson se procedurat kundër Thaçit dhe të tjerëve ishin "komplekse dhe të gjata", ndërsa familjet e të zhdukurve dhe të rrëmbyerve nga Kosova presin "të drejtën për të vërtetën e drejtësisë".

Njëkohësisht shpreh bindjen se e vërteta mund të vijë dhe përmes proçesit tjetër kundër Hashim Thaçit për frikësimin e dëshmitarëve, i cili duhet të nisë në fund të shkurtit.

"Në proçedurën penale, u konfirmua se është kryer krim ndaj të paktën 407 të burgosurve në 42 kampe që kanë qenë në K&M dhe Shqipëri. Për ne është favor që janë nisur dhe proçedurat për frikësimin e dëshmitarëve. Pritet që gjykimi i ri të nisë më 27 shkurt", bën të ditur Vuksanoviq.

Sipas njoftimeve, vendimi për krime lufte ndaj Thaçit dhe të tjerëve, duhet të bëhet e ditur në harkun e tri muajve.

Vuksanoviq beson se ky afat mund të zgjatet për shkak të kompleksitetit të proçedurës.

Megjithatë, thotë, familjet e të zhdukurve dhe të rrëmbyerve nga K&M, presin proçedura të reja penale edhe ndaj përgjegjësve të tjerë nga ish-UÇK.

"Në këtë mënyrë dhe familjet që nuk asistuan në këtë proçedurë penale dhe që nuk morën statusin e viktimës, mund të marrin një formë sadisfaksioni", thekson Vuksanoviq.

Duke komentuar rrjedhën e proçedurave ndaj Thaçit dhe të tjerëve para Dhomave të Specializuara, Vuksanoviq thotë se është plotësisht e paqartë për atë që nuk janë zbardhur ngjarjet në Shqipëri, përfshirë dhe rastin "Shtëpia e Verdhë", ku, sipas raportit të Dik Martit, por dhe aktakuzës, shumë të rrëmbyer u transferuan nga territori i Kosovës.

Kujton se proçedurat ndaj "grupit të Drenicës" bazohen pikërisht në raportin e Martit në të cilin përmenden kampet në vendet e Kukësit, Fushkrujës dhe pranë aeroportit në Durrës.

"Është plotësisht e paqartë përse nuk u ngrit asnjë pyetje se çfarë u ndodhi sërbëve dhe personave që u torturuan, rrëmbyen dhe i’u hoqën organet dhe përfunduan në Republikën e Shqipërisë. Është e njohur që prokurori i mëparshëm për krime lufte (Vlladimir) Vukçeviq pati negociata me përfaqësues të Prokurorisë nga Shqipëria, por fatkeqësisht, nuk arritëm të mësonim. Me gjasa sepse Shqipëria tenton që të dalë nga kjo çështje dhe nuk dëshiron të jetë pjesë e ngjarjeve të luftës së vitit 1999", beson Vuksanoviq.

Sipas të dhënave të Shoqatës së Familjeve të Personave të Rrëmbyer e të Zhdukur nga K&M mbetet ende i pazbardhur fati i 562 personave.

Shumica e tyre u zhdukën pikërisht në periudhën në të cilën kishin mandat Këshillat e Specializuara.

"Mandati i asaj gjykate janë krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe vepra të tjera penale që u iniciuan apo u kryen në periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000", thotë Vuksanoviq.

Mes të zhdukurve për të cilët derimë sot nuk dihet asnjë gjë, është dhe babai i tij Mile i cili u zhduk më 2 prill 1999, në rrugën Ferizaj-Shtimlje, në fshatin Tërn.

U rrëmbye me automjet zyrtar me shenjat e Kryqit të Kuq.

Sipas të dhënave të Shoqatës, në periudhën nga 1 janari i 1998 deri më 23 mars 1999, janë zhdukur 144 sërbë ndërsa derimë tani janë gjetur mbetje të pagjalla të 66 personave.

Njëkohësisht gjatë agresionit të NATO-s nga 24 marsi e derimë 9 qershor të 1999, në territorin e K&M janë zhdukur 108 sërbë. Janë gjetur mbetje të pagjalla për gjithsej 33 persona.

Në grupin e tretë të rasteve që janë në mandatin e Dhomave të Specializuara në Hagë janë 701 persona të zhdukur në periudhën nga 10 qershori i 1999 derimë 27 dhjetor të 2000.

Derimë sot janë identifikuar 281 të zhdukur, ndërsa për të tjerët nuk dihet asgjë ndonëse gjithçka ndodhi në periudhën kur KFOR dhe UNMIK kishin kontroll faktik në Kosovë, bën të ditur RTS.

Para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, më 9 shkurt nisën prezantimet e konkluzioneve në gjyqin e katër ish liderëve të UÇK Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Kryeprokurorja Kim Uest, në fjalën përfundimtare në ditën e parë, theksoi se dëshmitë dhe provat e paraqitura gjatë procedurave konfirmuan se ishin kryer krime dhe se të pandehurit ishin përgjegjës për to. Kërkoi që gjykata t'i shpallë të pandehurit fajtorë për të 10 pikat e aktakuzës, me dënime nga 45 vjet burgim për secilin.