O’Henlon: Dobësimi i NATO nuk është mirë për askënd, por Ballkani nuk do të jetë në rrezik
Për askënd nuk do të ishte mirë të shikonte NATO të dobët, por edhe në atë rast Ballkani do të ishte pak larg rrezikut të menjëhershëm, beson eksperti amerikan për sigurinë dhe çështjet e jashtme Majkëll O’Henlon.
Mendon se gabon kushdo kush thotë që SHBA dhe Unioni Europian tashmë janë ndarë, përveçse nëse europianët nuk vendosin për këtë, ndonëse nuk shikon mundësi të tillë para së gjithash në aspektin e sigurisë sepse, sipas fjalëve të tij, Europa nuk është në pozitën që të mbrohet pa Shtetet e Bashkuara.
Në intervistën për Kosovo Onlajn duke folur rreth asaj sesa të prekshme janë vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor kur aleatët kryesorë nuk operojnë në bashkëpunim, O'Hanlon theksoi se Ballkani nuk është në rrezikun më të madh dhe se e shqëtësojnë më shumë vendet baltike, si pasojë e ndikimit të Rusisë.
Shtoi se është në interes të SHBA të ketë Europë të fortë dhe unitare si partnere.
A po dëshmojmë përçarje të vërtetë strategjike mes SHBA dhe Europës apo vetëm turbulenca të përkohshme politike?
Nuk e dimë. Donald Tramp është shumë i paparashikueshëm. Mendoj se kushdo që thotë se tashmë jemi të ndarë, gabon. Ende nuk jemi ndarë, përveç nëse europianët nuk vendosin të ndahen dhe nuk do t'i fajësoja që janë të zemëruar me Shtetet e Bashkuara, por me të vërtetë nuk mendoj se Europa e ka këtë mundësi, veçanërisht në aspektin e sigurisë. Nuk mendoj se Europa është në pozitën që të mbrojë mbarë BE apo mbarë NATO-n-Evropiane pa Shtetet e Bashkuara. Pra, nuk mendoj që Europa duhet të supozojë para kohe se aleanca po mbaron disi apo që marrëdhëniet transatlantike kanë ndryshuar tashmë fondamentalisht. Nga ana tjetër, muaji i kaluar ishte tregues mjaft i dhimbshëm dhe shokues që Shtetet e Bashkuara nën Donald Trampin nuk janë i njëjti vend si më parë, të paktën për tre vitet e ardhshme dhe gatishmëria e tij për të biseduar rreth marrjes së Groenlandës ishte e jashtëzakonshme dhe sigurisht mjaft shqetësuese. Nëse ajo lloj gjuhe apo lloj kërcënimi apo lloj ideje shfaqet sërish, atëherë mendoj se gjithçka është e mundur.
Sa të lënduara janë vendet e vogla të Ballkanit Perëndimor kur aleatët kryesorë nuk operojnë më bashkarisht (siguria, diplomacia, investimet ekonomike…)?
Nuk mendoj se Ballkani është në rrezik të madh. Më shumë më shqetësojnë vendet baltike dhe ndoshta Korridorin Suvlaki në Poloni, vend tjetër ku Rusia mund të tundohet të përdorë ndikimin për të tentuar të rikthejë pjesë të asaj që dikur ishte Perandoria Ruse apo Bashkimi Sovjetik. Dhe këto janë vendet ku mendoj se ushtritë ruse janë afër dhe historikisht me mjaft pakënaqësi dhe racionalizime historike, kështu që nuk do të ishte mirë për askënd të shikonte Aleancën Transatlantike të dobësuar, por që mendoj se Ballkani do të ishte larg rrezikut të menjëhershëm.
Nëse politika e jashtme e SHBA bëhet më "transaksionale" nën Trampin, çfarë do të thotë kjo për ata sikurse Kosova, mbështeten në aleanca parimore?
Nuk do të shqetësohesha mjaft për të gjithë këtë ide transakcionale të Shteteve të Bashkuara, sepse, të jemi të sinqertë, shumica e vendeve janë transaksionale shumicën e kohës nën çdo lider, Donald Tramp apo jo dhe ato kujdesen për interesat e tyre. Ndaj dhe në këtë këndvështrim, mendoj se Donald Tramp dy javë më parë dëshironte të mburrej se NATO është më e fortë se kurrë nën presidencën e tij. Nuk jam i sigurt nëse kjo është e saktë, por ai tani po merr meritat për forcën e NATO dhe kjo është organizatë kolektive e cila është projektuar të punojë në interesin tonë të përbashkët. Pra, nuk mendoj se dëshirojmë të egzagjerohemi me idenë se Shtetet e Bashkuara tani janë disi vetëm transaksionale, ndërsa më herët ishin të interesuara vetëm për të mirat kolektive. Ky është ekzagjerim i lehtë i asaj se sa shumë kanë ndryshuar gjërat.
A duhet që Ballkani Perëndimor të dyfishojë përpjekjet e veta në integrimin euroatlantik-apo të nisë të diversifikojë partneritetet në botën multipolare?
Mendoj se duhet t’a mbajmë Europën të fortë dhe unike si partnere e Shteteve të Bashkuara, por dhe si bllok që mund të mbrohet ekonomikisht, por ndoshta veçanërisht ushtarakisht. Pra, nëse mendoni tek ajo që Ballkani duhet të nisë të krijojë miqësi të ngushta me Kinën dhe Rusinë, do të thoja jo. Por nëse mendoni tek ajo që duhet të keni shumë marrëdhënie tregtare në të gjithë botën dhe gjithashtu mendoni rreth asaj që Evropa është më e aftë si enitet, atëherë mendoj se përgjigjja është po.
0 komentet