Petriç: Kurtit i mungon kultura e kompromisit, ndaj ka krizë dhe bllokim të dialogut në Kosovë
Kryeministrit kosovar në mandatin teknik dhe lideri i Vetvendosjes Albin Kurtit i mungon kultura e kompromisit ndaj egziston krizë institucionale në Kosovë dhe kjo është dhe arsyeja e bllokimit të dialogut me Sërbinë, konstaton ish i dërguari i BE për Kosovën dhe ish përfaqësuesi i lartë i bashkësisë ndërkombëtare në B&H Volfgang Petriç.
Në intervistën për Kosovo onlajn, Petriç ka theksuar se parakusht për sukses në normalizimin e raporteve dhe dialogut me Sërbinë, është që sa më parë në Kosovë të vendoset dialogu i brendshëm dhe idealja është është dhe për sërbët që jetojnë në Kosovë.
Kur është fjala rreth ndërtimit të dy urave në Ibër, ai thotë se nëse ato ndërtohen njëanshmërisht, metaforikisht pa “shtyllat në anën sërbe”-atëherë nuk do t’i ndihmojnë shumë, këtë e këshillon kooperativisht në vend të veprimeve të njëanshme.
Duke folur për Kartën e Kombeve të Bashkuara, Petriç tha se ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, pati pasoja mjaft të mëdha sesa mendohej atëherë. Thotë se KB ndodhet në krizë fondamentale pasi gjithçka që ka ofruar dhe bërë SHBA dhe Europa pas vitit 1945, tashmë vihet në pikpyetje dhe kjo pikërisht prej SHBA.
Si e shikoni krizën politike në Kosovë, duke patur parasysh vijueshmërinë e seancave konstituese të parlamentit edhe pas tentativës së 49?
Kosova ndodhet në krizë të vërtetë politike dhe krizë të pushtetit, pasi duket se fituesi i zgjedhjeve të mbajtura në shkurt të këtij viti nuk është i gatshëm për kompromise me partitë opozitare dhe insiston duke mos lëshuar pe tek një kandidate për kryetare parlamenti. Kjo natyrisht është mungesë e dukshme e të kuptuarit të demokracisë, pasi demokraci do të thotë edhe si në rastin me Albin Kurtin-nëse fitoj më shumë se 40% të votave më duhet të bëj kompromis. Mungon kjo kulturë e kompromisit. Besoj se kjo është arsyeja dhe bllokimi i dialogut me Sërbinë. Kjo përforcon ndjenjën se në Kosovë gjithçka ngecet, ndërsa gjithkund rreth Kosovës-në rajon, Europë e mbarë botën, ndodhin ndryshime masive politike e ekonomike.
A dëshiron Kurti zgjedhje të reja, pasi tek ato të shkurtit nuk fitoi shumicën absolute?
Së fundi kam qenë pjesmarrës në një konferencë ndërkombëtare në Prishtinë me ftesë të një instituti nga Gjeneva ku në Kosovë prej vitesh tenton të ndërmjetësojë në të cilën kanë qenë pjesmarrës dhe persona nga veriu. Organizatorët e tubimit, organizuan dhe takim me Kurtin në të cilën u pyet përse nuk mundet që në frymën e demokracisë europiane të tentojë të gjejë kompromis. E pyeta se si sillet me liderët opozitarë dhe si e drejton dialogun me ta. Ai u përgjigj se nuk kishte pasur bisedë të tillë. Kjo nuk mundet kështu, sepse parakusht për suksesin e normalizimit të raporteve dhe dialogut me Sërbinë është sigurisht, që në Kosovë së pari të vendoset dialogu i brendshëm. Ideale do të ishte që dhe me sërbët që jetojnë në Kosovë.
Çfarë do të thotë për Kosovën kriza aktuale, veçanërisht për integrimin euroatlantik?
Kam mendimin se nuk ka përparim. Kemi sigurisht panjohuri të madhe-Uashingtonin, administratën e Trampit e cila në mandatin e parë u angazhua mjaft fort. Egzistojnë tendenca të caktuara antiamerikane në Kosovë tek Vetvendosja. Tek mandati i dytë, Tramp ende nuk është angazhuar. Besoj se kjo nuk është as keq. Mendoj se BE do të duhet të tentojë të inkurajojë përparimin e normalizimit të marrëdhënieve me Sërbinë dhe t’i thotë Prishtinës-nisni më fund vendosjen e zbatimit të proçesit politik të brendshëm. Vërej në Kosovë vijueshmërinë e emigrimit të popullsisë, mungesën e investimeve dhe kjo do të thotë se vendi po bën regres, në vend që të ecë përpara dhe kjo nuk është mirë as për Kosovën, as dhe për Sërbinë, e as për mbarë rajonin. Unioni Europian ndërkohë emëroi të dërguarin e ri për dialog Peter Sorensen i cili është diplomat me shumë përvojë. Deri tani pak kam dëgjuar se çfarë bëhet. Shpresoj që të jetë përgatitur seriozisht. Në të kaluarën, kryesisht për shkak të sjelljes jotolerante të Kurtit, nuk pati përparim në dialog, krahasuar me kohën e mëparshme kur në pushtet ishte Hashim Thaçi. Mes Thaçit dhe Aleksandar Vuçiqit egzistonte mirëkuptim pragmatik. Kjo tashmë mungon plotësisht dhe kjo më shqetëson.
I dërguari i ri i BE për dialog Peter Sorensen ka drejtuar mjaft bisedime me kryenegociatorët por duket se nuk ka rinisje të dialogut, cili është problemi më i madh?
E nis nga ajo që Sorensen, duke marrë parasysh që nuk ka pasur përparim në vitet e kaluara, po mendon që proçesin e dialogut t’a ristrukturojë. Kjo do të ishte e nevojshme. Mendoj se dialogu ka arritur shumë në 10 vitet e fundit. Tani gjithçka varet nga Bashkësia e Komunave Sërbe çka Prishtina refuzon ta zbatojë. Këtu duhet të ketë më shumë bashkëpunim, sepse përndryshe do të shndërrohet në konflikt që mund të jetë më i fortë sesa deri më sot që do jenë të përfshira ndikimet nga jashtë dhe nga forca që nuk janë pozitive. Nuk e dimë çfarë mund të ndodhë nëse aktorët e jashtëm, qofshin rusët, kinezët, disa vende arabe apo Turqia, vënë re se kanë mundësi që të pozicionohen. Kjo nuk do të ishte mirë për Sërbinë, Kosovën e as për Europën. Në fund të fundit, dëshirojmë që rajoni i Ballkanit Perëndimor të integrohet në BE. Shikoj përparim në Mal të Zi, por fatkeqësisht jo dhe në vende të tjera.
Kurti është kundër krijimit të Bashkësisë së Komunave Sërbe, ndërsa tani marrin vendim për ndërtimin e dy urave të reja mbi Ibër, në Mitrovicë. Çfarë do të thotë vendim i tillë?
Në thelb, do të thoja se ndërtimi i urave para së gjithash, ka konotacion pozitiv. Themi se ndërtojmë ura-në kuptimin real apo metaforik? A është mirë kur ndërtohet njëanshmërisht, kur nuk ka, në kuptimin simbolik, shtyllë në anën sërbe, atëherë ura nuk do të ndihmojë shumë. Kjo është ajo që kam frikë. Nuk i di detajet. Është absolutisht e nevojshme të veprohet kooperativisht dhe jo të tentohet të vendosen faktet njëanshmërisht.
A mendoni se projekt i tillë shfrytëzohet më shumë për fushatën zgjedhore të Albin Kurtit dhe kontribuon në eskalimin e mëtejshëm të situatës në veri?
Zgjedhjet e ardhshme sigurisht që luajnë rol. Por kjo është e zakonshme në politikë, tentativat që për popullsinë, ose e thënë më mirë për zgjedhësit, të tregohet se diçka po bëhet. Kjo në thelb nuk është keq, por që nuk duhet të ketë asnjë veprim të njëanshëm kundër vullnetit të një pjese të popullsisë. Ajo çka me të vërtetë më mungon dhe këtë i’a thashë dhe Kurtit, është se nuk bisedon me ata që nuk janë ende të bindur. Vetëm atëherë do të ketë sukses normalizimi i marrëdhënieve. Para Prishtinës është detyra, para qeverisë që përfaqëson popullsinë shumicë, t'i shkojë popullsisë pakicë. Më e rëndësishmja është popullsia në veri. Kjo do të jetë vendimtare për paqen në mbarë rajonin. Egzistojnë dy konflikte historike nga epoka e Jugosllavisë, të cilat u trashëguan. Këtu është konflikti kosovar, por egziston edhe Bosnjë-Hercegovina. Me këto konflikte me të cilat Sërbia është e lidhur thelbësisht, nevojitet qasje serioze.
Presidenti amerikan Donald Tramp ka thënë disa herë gjatë javëve të fundit se parandaloi luftën mes Kosovës dhe Sërbisë, çfarë mendoni rreth këtyre deklaratave?
Trumpit i pëlqen të bëjë deklarata të mëdha dhe është e vështirë pasi ajo që thotë sot-nuk vlen më për nesër. Këtë e shikojmë në shembullin e Ukrainës, ku tha se brenda ditës do ndalte luftën. Nuk i’a doli kësaj dhe do të ishte jorealiste të pritej kjo. Mendoj se konflikti kompleks historik, politik dhe i shënuar nga lufta mes shqiptarëve dhe sërbëve kosovarë, nuk është gjë që mund të zgjidhet sot me nesër. Nevojitet qasje serioze dhe kjo mund të bëhet vetëm në planin afatgjatë. Ky është parakushti më i rëndësishëm për të punuar vazhdimisht për zgjidhjen e këtij problemi, dhe mbi të gjitha me njerëzit në terren. Nuk do të kalojë pa Beogradin dhe as pa Prishtinën dhe mbi të gjitha pa qytetarët në veri të Kosovës. Ky është parakushti më i rëndësishëm. Kur kjo të pranohet, atëherë mund të përparohet sikurse është dialogu në 10 vitet e para. Tani duhet sërish të vendoset, të rezymojë çfarë është arritur deri më tani, ku janë problemet. Në atë listë të gjërave që duhen zbatuar, në vend të parë është Bashkësia e Komunave Sërbe. Atëherë do të jetë e nevojshme të negociohet vazhdimisht më shumë se deri më sot dhe jo në intervale kohore kaq të gjata dhe kjo jo gjithmonë në Bruksel, por të mbahen takime në Prishtinë, Mitrovicë apo Beograd. Që në vendngjarje të tentohet të gjendet zgjidhje e madhe në favor të qytetarëve.
Gjatë mandatit të parë të Tramp u arrit të dakordësohej marrëveshja e Uashingtonit, ku ishte fokusuar në bashkëpunimin ekonomik çka dhe më herët Ju e keni përmendur si qasje e mirë. A mundet që bashkëpunimi ekonomik mund të kontribuojë tek normalizimi?
Mendoj se qasja ekonomike është e drejtë, por njëkohësisht, paralelisht, është i nevojshëm proçesi politik i zgjidhjes së çështjeve të hapura të statusit, normalizimit. Prej vitesh tentova të imponoja propozimin tim për të vendosur zonë ekonomike ndërkufitare, e ashtuquajtur zonë e tregtisë së lirë, që lidhjet e ngushta ekonomike mes Sërbisë dhe Kosovës që egzistojnë në rajonin ku jetojnë të dy popujt, të intensifikoheshin. Mendoj se përparimi ekonomik do të afronte zgjidhjn politike.
Besoni se në situatën aktuale gjeopolitike SHBA mund t’i përkushtohen Kosovës dhe Sërbisë?
Gjithçka që është e lidhur me Trampin, është enigmë e madhe. Nuk mund të parashikohet. Jam i mendimit se kjo çështje, që është europiane, duhet të zgjidhet europianisht. E vini re se sa shumë po distancohet SHBA përmes NATO nga Europa. Këtu në çështjet e sigurisë, nuk do të ketë më ombrellë amerikane. Duhet të shikojmë se si të integrohet Ballkani Perëndimor në BE më shpejt. Veçanërisht Sërbia, si shteti më i madh në rajon. Shkruajta para disa vitesh librin 'Sërbia është relevante'. Sërbia është relevante për zgjidhjen e problemeve, por edhe për përparimin, ekonomikisht dhe politikisht. Sërbia në zgjerimin e BE, me siguri do të luante rol vendimtar rajonal. Dëshiroj të them se duhet të orjentohemi tek mundësitë pozitive dhe jo tek e kaluara konfliktuale. Tek gjërat e përbashkëta, dhe jo tek ato që na ndajnë, sepse na ndajnë shumë më pak nga sa mendojmë.
Ky vit shënon 80-vjetorin e Kartës së Kombeve të Bashkuara, a është ende e vlefshme duke pasur parasysh situatën gjeopolitike?
Kombet e Bashkuara ndodhen në krizë elementare, fondamentale. Gjithçka që u propozua dhe u zbatua pas vitit 1945, kryesisht nga SHBA dhe Europa-nga e njëjta Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vihet në diskutim. Kjo është sfida kyçe. Në fund, Unioni Europian mbështetet tek ato vlera dhe parime të bashkëpunimit, barazisë, transparencës, sundimit të ligjit dhe tani administrata Tramp po e vendos në diskutim. Europa ndodhet në krizë egzistenciale. Ndryshimet në sistemin global reflektohen më rëndë në Europë. Rreth kësaj duhet të mendojmë, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këtu nuk duhet të jetë pjesë e problemit për Europën, por të tentohet përpiqet të bashkëpunojë si pjesë e zgjidhjes.
Sërbia përherë ka treguar se Karta e KB është shkelur në vitin 1999 dhe se kjo pasqyrohet dhe në krizën aktuale, si e shikoni Ju këtë sot?
Ky është problem, padyshim. Ndërhyrja e NATO në vitin 1999 pati pasoja shumë më të mëdha sesa çka mendohej atëherë. Duhet të kihet parasysh se në vitin 1999 SHBA ka qenë në kulmin e pushtetit të vet global dhe mendonte se mund të bënte gjithçka. Kjo tregoi se ishte problematike dhe jo e drejtë. Kjo sot nuk mund të ndryshohet, sepse njëkohësisht ka pasur shkelje të reja të Kartës së KB pasi më parë duhet të merret në konsideratë Vietnami, apo pushtimet e kryera nga BRSS mbi Çekosllovakinë, Hungarinë... Fuqitë e mëdha përherë kanë tentuar të imponojnë rregullat e tyre. Ndaj nevojitet që Europa, para së gjithash në interesin e vet, të tentojë t'i përmbahet rregullave që i kemi vendosur vetes dhe të mos dorëzohet. Na duhet që të gjitha shkeljet e të drejtës ndërkombëtare si ato në Ukrainë, në Rripin e Gazës të tematizohen. Në të kundërt, dobësojmë modelin tonë europian të të rojturit.
Si e vlerësoni politikën e jashtme të Sërbisë e cila insiston në respektimin e Kartës së KB dhe të drejtës ndërkombëtare?
Besoj se ky është qëndrimi i drejtë. Kjo e vendos Beogradin në vijën e Bashkimit Europian. Mendoj se kjo tregon se Sërbia është vend europian, por dhe që ka njohur se nëse egzistojnë rregulla, ato duhen respektuar. Ndaj besoj se, veçanërisht tani, kur mes Sërbisë dhe Brukselit ka pak zhvillime në lidhje me integrimin europian, kur ka shumë pak përparim në negociatat e pranimit, është e nevojshme të krijohet vrull i ri.
A mundet që politikë e tillë mbijeton në epokën e presioneve të fuqive të mëdha mbi vendet e vogla për t'u angazhuar?
Besoj se Beogradi, duke marrë parasysh politikën e tij të mosangazhimit, e cila pati dhe përvojë historikisht pozitive në Jugosllavi dhe që është shumë e vështirë, duhet t'i kushtojë vëmendje të veçantë asaj çka është prioritare. Prioriteti afatgjatë duhet të ngelet Bashkimi Europian. Besoj se është korrekte që përveç kësaj, të tentojë që me fuqitë e mëdha të tjera, Rusinë apo Kinën, të mbajë marrëdhënie, por është e nevojshme që në Beograd të jetë e qartë se cili është qëllimi dhe ky mund të jetë vetëm, çka sikurse e theksoi dhe vetë presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq-anëtarësimi në Unionin Europian.
Si e vlerësoni marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës?
Nuk do t’a mbivlerësoja rëndësinë e asaj marrëveshjeje. Kjo ishte iniciativë politike, nuk e di nga erdhi. Nuk duhet mbivlerësuar, por njëkohësisht duhet të mendojmë se nëse ka më shumë siguri për Ballkanin Perëndimor, çka është sigurisht e nevojshme, atëherë të gjithë duhet të marrin pjesë. Veçanërisht Sërbia, si shteti më i rëndësishëm i rajonit duhet të marrë pjesë në të.
0 komentet