KUSH është-Nexhmedin Spahiu: Matematicien që paralajmëron luftë nëse Beogradi dhe Prishtina nuk zbatojnë marrëveshjet

Nedžmedin Spahiu
Burim: Kosovo Online

Takimi dhe fotografia e Nexhmedin Spahiut me ministrin sërb të punëve të jashtme Marko Gjuriq në kabinetin e tij në Beograd, nxitën orteqe komentesh në llogarinë e Fejsbuk të këtij profesori universitar dhe analisti politik nga ata që bëjnë pyetje të ashpra se përse në foto flamuri i Kosovës nuk shikohet, e deri tek ata që thonë se duhet të bisedosh dhe me armiqtë më të këqij nëse duam të mbrojmë interesat e Kosovës.

Gjuriq dje informoi se me Spahiun bisedoi rreth mënyrave për kapërcimin e tensioneve dhe përmirësimin e raporteve ndëretnike, ndërsa Spahiu në Beograd ishte në një konferencë dhe prej Gjuriqit mori ftesë për takim i cili zgjati një orë. 

Fotoja e Spahiut me Gjuriqin shqetësoi veçanërisht ish pjestarin e UÇK Ridvan Tahirin i cili i bëri thirrje publike prokurorisë kosovare që të marrë në pyetje Spahiun në lidhje me vizitën kontroverse. 

“Spahiu duhet të jetë me fat që unë nuk drejtoj institucionet e sigurisë-pasi në të kundërt do të përballej me të njëjtin fat në kufi me Kosovën sikurse dikur ish miku i tij” shkruajti Tahiri.

Spahiu pothuajse është përditë në media me analizat politike dhe mundësitë shpqërore në Kosovë ndërsa kur është fjala për paqen në Ballkan, ka opinionin se egzistojnë vetëm dy opsione: që Beogradi dhe Prishtina të zbatojnë marrëveshjet nga dialogu ose t’a lënë të shpërthejë lufta.
Kur flet për Marrëveshjen e Ohrit, Spahiu thjesht thekson se formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe është një prej pikave e cila është në vend të parë kur është fjala për interesat e Sërbisë, ndërsa për Kosovën thelbësore është çelja e përfaqësive diplomatike të Kosovës në Beograd dhe të Sërbisë në Prishtinë, çka do të paraqesë njohjen e heshtur dhe defakto të Kosovës. 

Qëndrimi është se formimi i BKS varet nga ajo nëse Beogradi do të përmbushë pjesën e vet të detyrimeve që lidhen me çeljen e përfaqësive diplomatike, si dhe se me çeljen e ambasadave do të ishte rrugë drejt asaj që pesë anëtarët e BE që nuk e njohin Kosovën, këtë t’a bëjnë. Kur Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar nuk miratoi të drejtën e Listës Sërbe për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare më 9 shkurt 2025 (e cila u ndryshua pas ankesës nga LS), Spahiu vendimin për mos regjistrimin e kësaj partie e quajti gabim të madh.

“Lista Sërbe duhet të regjistrohet, pasi ajo është partia më e madhe dhe më e fortë tek komuniteti sërb në Kosovë. Mendoj se kjo është lojë e Vetëvendosjes para zgjedhjeve, për të treguar se ata gjoja janë patriotë më të mëdhenj se të tjerët”, tha atëherë Spahiu.

Për kryeministrin kosovar Albin Kurti, megjithatë, beson se është patriot dhe se nuk është politikan i korruptuar, ai është i paaftë të qeverisë.

Dy vjet më parë, deklaroi se Kurti do të ishte në pushtet derisa i përshtatet Amerikës.

“Kurti me siguri do të jetë në pushtet për aq kohë sa të jetë i nevojshëm dhe në momentin që e shikojnë si të dëmshëm për interesat e tyre strategjike, do ta heqin nga skena politike”, vlerëson ai. Kohët e fundit i drejtoi kritika presidentes kosovare Vjosa Osmanit duke thënë se i përdori kontaktet ndërkombëtare për promovim personal, jo për mirëqenien e Kosovës.

Duke komentuar rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Sërbi në dhjetor të vitit 2023 të cilat u fituan nga Partia Përparimtare Sërbe, tha se ato tregojnë se populli sërb nuk është i prirur t’a zgjidhë çështjen kosovare me luftë, por dhe që nuk është i prirur të ndërmarrë hapa të përshpejtuar drejt bashkësisë europiane.

Shumë ashpër ka dënuar kryeministrin shqiptar Edi Ramu kur më 2023 anuloi seancën e përbashkët të paralëjmëruar të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë duke besuar se ky ishte poshtërim i Kosovës nga ana e Tiranës. Ramës tha ai, duhet t’i kthehet në të njëjtën mënyrë, kështu që në rastin më të parë të mos lejohet të hyjë në Kosovë.

Konspiracionist i tezës që shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët e Shqipërisë kanë të njëjtën përkatësi etnike, por që janë dy kombe të ndryshme dhe nëse Kosova do të bashkohet me Shqipërinë një prej këtyre kombeve do të shuhet së egzistuari në varësi nga ajo se kush do të ishte kryeqyteti.  
Në raportet momentale të trazuara mes SHBA dhe BE, Turqia, sipas vlerësimit të tij, po nis të luajë rol kyç si në Ballkan ashtu edhe në Lindjen e Mesme.

Spahiu ka provuar dhe vetë politikën kur në vitin 2009 ishte në garë për kryekomunar të Mitrovicës si kandidat i Aleancës për Kosovë të Re të Bexhet Pacollit. Me 22,57% të votave u rendit i dyti. 
Gazetar dhe profesor

Në Mitrovicë u lind më 20 shtator të vitit 1964 nga ku jeton dhe sot. 

Është doktor i shkencave matematikore ndërsa studimet në master i përfundoi në Universitetin e Zagrebit dhe Budapestit në fushën e studimeve të Europës juglindore. Ka dhënë leksione në universitetet e Tiranës, Tetovës, Hamburgut dhe Prishtinës. 

RTV Mitrovica e themeloi në vitin 1999. Ka qenë kryeredaktor i gazetës “Albania” si dhe gazetës “Republika“ në Tiranë gjatë vitit 1995 ndërsa prej vitit 1990 e deri në vitin 1995 ka qenë redaktor i revistës “Republika” në Slloveni. 

Janë publikuar punime shkencore nga rrafshi i matematikës dhe shkencave politike, është autor i shumë librave mes të cilave “Foshnjëria e kombit kosovar” dhe “Kosova dhe Shqipëria në të ardhmen më afër apo më larg njëra tjetrës”. Flet anglisht dhe sërbisht.