Përmbledhja e javës 59
Disa zgjedhje janë më të lehta nga sa pritej, e disa të tjera mbeten të pamundura. Disa dilema janë të mjegulluara prej shekujsh, ndërsa të tjera, megjithëse logjike, sërish vihen në pikëpyetje. Kështu, çdo maj rishqyrtohet pyetja a është më mirë të jesh fitues sesa humbës?
Që të kesh çfarëdo lloj qeverie është më mirë se të mos kesh fare – kjo nuk vlen gjithmonë. Edhe një vështrim afatshkurtër në të ardhmen zbulon probleme.
„Çdo ligj do të ishte një luftë për çdo votë“, shpjegon Millosh Pavkoviq nga Qendra për Politika Evropiane (CEP), duke ilustruar sesi do të dukej procesi i votimit, edhe nëse do të kishte një shumicë të konfirmuar.
Numërimi i çdo vote nga zgjedhjet e mëparshme sapo ka përfunduar, e tashmë dëgjohen zëra që thonë: më mirë zgjedhje të reja, sesa një cirk parlamentar.
„Vetë veprimet dhe pozicionimi në periudhën e kaluar na tregojnë se jemi në një lloj fushate politike“, thotë për Kosovo online Dushan Millenkoviq nga Nisma e Re Shoqërore.
Duke parë në të ardhmen, mund të hamendësojmë se çfarë është më mirë se çfarë. Historia duhet t’i kishte zgjidhur këto dilema. Megjithatë, ka ende debate rreth mësimeve të caktuara. Këtë javë ishte Skënderbeu.
“Një Skënderbe nuk mund të jetë i mjaftueshëm për të gjetur një histori të përbashkët dhe një mundësi për dialog dhe pajtim”, thotë historiani Petar Ristanoviq.
Nuk ka dyshim se pajtimi është më i mirë se lufta. Dilema nëse është më mirë të festohet diçka sesa të mos festohet asgjë këtë vit nuk u zgjidh as nga fituesit dhe as nga humbësit.
"Dita e Fitores dhe Dita e Evropës. Njëra nuk funksionon pa tjetrën. Ky politizim tani po fiton rëndësi vetëm në kontekstin e marrëdhënieve BE-Moskë", shpjegon historiani Boris Stojkovski.
Që politizimi ndikon edhe në jetën e përditshme nuk është risi. Por rregulli është i qartë: më mirë të jesh këmbëngulës dhe i vendosur sesa të dorëzohesh në hapin e parë. Ndonjëherë ky rregull nxjerr fitues, por ndonjëherë, si në rastin e njohjes së dokumenteve, disfata është e pashmangshme.
„Në fund më thanë të mos provoj më. Mundem, por nuk ka nevojë sepse nuk do ta marr letërnjoftimin“, rrëfen për Kosovo online pensionistja Danica Jevtiq nga Leposaviqi.
Disa zgjedhje kështu ngushtohen në të pamundura. Të tjera, ndonëse të paralajmëruara si të vështira, janë përfunduar dhe shënuar me „tym të bardhë“.Dhe të tretat, ato parlamentare, po transferohen gjithashtu për javën e ardhshme.
0 komentet