PËRmbledhja e javës 88

ko 88
Burim: Kosovo Online

Për disa dëshira, as i gjithë viti nuk ishte i mjaftueshëm, ndërsa për disa të tjerë u përmbushën pak para fishekzjarrëve. Dhe ndërsa PËRmbledhja e planeve të papërmbushura mund të na dëshpërojë, dëshirat e disa të tjerëve mund të na trembin. Çfarë dëshirojmë në vitin e ri dhe dëshirat e kujt i frikësohemi?

Në mbarë vitin asgjë e pastaj në një javë gjithçka. Dhe fishekzjarrë dhe fitore. Dhe lot dhe festë, dhe dëshira që presin gjatë për t'u përmbushur.

"Dëshira më e madhe që më është përmbushur këtë vit," thotë një qytetar i Prishtines për Kosovo Onlajn, "është që Albin Kurti të fitojë zgjedhjet."

Javën e fundit, kujtuam se dëshirat, përmbushja e të cilave mjaft i frikësonin prej kohësh.

"Sërbët mund të presin rezultatet e zgjedhjeve me njëfarë ankthi, sepse Kurti as nuk la të kuptohej se do të ndryshonte qëndrimin e vet ndaj komunitetit sërb," ​​thotë politologu Ognjen Gogiq.

Dikush nga pushteti, dikush nga Babagjyshi i Vitit të Ri. Dëshirat janë modeste dhe prej vitesh të njëjtat. Epo, kush mund t'i plotësojë ato më herët.

"Paqja dhe siguria duhet të jenë të parat", rezymon shpresën e përgjithshme të qytetarëve të veriut të Kosovës. "Pjesa tjetër", thotë një banor mitrovicar "kemi gjithçka".

Që të shikojmë gjithçka dhe që nuk është e nevojshme të ndryshojmë asgjë, me sa duket u vlerësua edhe nga ata që kishin mandatin ta ndryshonin. E rregulluan. Mandati u zgjat, e kështu dhe dëshirat e tyre.

"Sorensen nuk mundi të bënte shumë aty", rezymon mandatin e deritashëm të ndërmjetësuesit në dialog, Sllobodan Zeçeviq nga Instituti për Studime Europiane. “Mund të kërkojë sanksione më të forta për Kosovën apo të kërkojë formimin e BKS", spegon ai.

Disa dëshira nuk janë reale, ndërsa një realitet nuk është i dëshiruar. Megjithatë, është mirë që në nisje të vitit dimë se çfarë është e mundur. E dëshirojmë këtë apo jo.

"Egzistojnë gjasa të mëdha që në prill të kemi zgjedhje të reja parlamentare, të treta brenda një viti e gjysmë", kujton analisti Dushan Radakoviq.

Dhe të lodhur dhe të zhgënjyer. Viti i ri erdhi për të gjithë. Si atyre me dëshira të mëdha dhe atyre që nuk kanë ambicie. Dhe atyre që e meritonin dhe atyre që nxituan. Erdhi fiks kur ai donte.