PËRmbledhja e javës së 87
Java e fundit para zgjedhjeve, hera e katërt për këtë vit. Lëmohen mesazhet, premtimet dhe ofertat janë të kornizuara. Kartolina elektorale ngadalë po merr pamjen e vet finale. Mesazhet dhe dhuratat, të cilat mbërritën këtë javë nga mbarë bota, po lexohen dhe interpretohen ende.
Kartolina sot pak dërgohen, por kjo nuk do të thotë se nuk ka inspirim për modelet e tyre të reja. Me motive elektorale. Pa spegime të mëtejshme, motivet ishin të qarta për familjen në Ugljari fill sa hyrën në shtëpinë e plaçkitur.
Novica Rashiq e përshkroi për Kosovo Onlajn atë që gjeti:
"Dyert ishin të gjitha të thyera. Kur erdha këtu, kisha se çfarë të shikoja. Dyert ishin të shkatërruara e gjithçka ishte përmbysur..." thotë Rashiq.
As mesazhet e premtuara, as të shkruara, as të folura nuk janë më origjinale. Dhe argumentet u paraqitën, kështu që është sikur të gjithë këtë e kemi parë e dëgjuar më parë. Shumë herë.
"Gjithçka është njësoj si më 9 shkurt," thotë profesor Nexhmedin Spahiu. "Vetëm se po dridhemi rreth e rrotull" shton ai.
Ndonëse kanë qenë disa herë në diasporë këtë vit, urimet dhe kartolinat prej tyre do t'u ishin të mirëseardhura për politikanët.
"Shikojmë se fushata po zhvillohet prej ditës së parë sepse të gjithë liderët janë në diasporë", thotë analisti Nikolla Vujinoviq. "Zvicra, Gjermania, SHBA, ngado mbërrijnë mesazhet e politikanëve", thotë Vujinoviq.
Disa ende inspirojnë me mesazhe, besojnë analistët, politikanët duhet të mendojnë për zgjedhësit vendas. Dhuratat motivuese, rritja e pagave dhe urimet e tjera elektorale, po veniten ngadalë.
"Zgjedhësit nuk janë të lodhur, por të tejlodhur. Është mjaft për ta me ciklin zgjedhor dhe fushatat dhe posterat dhe spotet", konkludon Dushan Radakoviq nga Qendra për Përfaqësimin e Kulturës Demokratike. Shton: "Nuk ka asgjë speciale të re këtu që të thuhet".
Si për mesazhet ashtu edhe për fotografinë, Mitrovica Jugore rezultoi e veçantë në shumë mënyra. Kartolina me motive të ndryshme nga këtu po mbërrijnë tek zgjedhësit këtë javë. Me foto dhe këshilla: krijoni kujtime të reja.
"Shëtisni sa më shumë", u thotë qytetarëve kryeministri teknik. "Shkoni nga pjesa veriore në atë jugore dhe anasjelltas", thirri Albin Kurti nga ura e re. Në gjuhën sërbe.
Mesazhet e kësaj jave, si të shkruara ashtu edhe të folura, u kuptuan mirë nga të gjithë. A do t’a dhe si do të kuptohemi në të ardhmen dhe pas zgjedhjeve, varet nga leksionet e mara.
0 komentet