PËRmbledhja e javës së 89

Kompilacija 89
Burim: Kosovo Online

Festë pas festë dhe kemi lënë pas vetes 1/3 e janarit. Para nesh janë sërish pëllogaritjet, negociatat dhe bindjet. Para shumëve dhe këtë javë dhe ujë. Pengesë e pakapërcyeshme si për qytetarët ashtu edhe për pushtetin.

Disa për këtë javë përgatiten për mbarë vitin, disa të paktën 40 ditë. Këto janë momentet më të rëndësishme në jetë dhe ndjenja e paqes shpirtërore në vend ku nuk ka qenë për shumë kohë, të themi në Kishën e Shënjt Nikollës në Prishtinë.

"Ardhja në këtë kishë për mua do të thotë lindje e re, kthimi i njerëzve tanë", na përcjell përshtypjet një besimtar nga liturgjia e Krishtlindjes.

Dhe vetë përgatitja është festë. Tubim, pajtim, gëzim. Me më të afërtit, apo me të gjithë ata që njihni. Për t'u parë e dëgjuar.

"Për Krishtlindje nuk kursehet", thonë banorët e Shtërpcës. "Nuk pyetet për çmimin. Çfarë të duhet e merr dhe kaq.."

Për çmimin nuk pyetet por diçka tjetër nuk mund të shkojë pa pyetur. Kur është përgatitur urimi është e zhurmshme dhe e dukshme për të gjithë, si parrulla në Mitrovicë, mund të jetë shqetësuese.

"Policia kërkoi që ajo parrullë të hiqej, pa asnjë spegim", rrëfen për Kosovo Onlajn kryekomunari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviq.

"Ne kërkuam prej tyre të na thoshnin qartë se cilin nen të ligjit kemi shkelur. Tek kjo prej tyre nuk patëm përgjigje", thotë Radojeviq.

Përgjigja, papritur pajtuese, mbërriti shpejt, kështu që parrulla ishte në vendin e vet. Megjithatë, festa para Krishtlindjeve zgjati mjaftueshëm për të kujtuar disa festa të mëparshme të para Krishtlindjes. Incidente të përgatitura apo rastësore, për cilat mjegulla festive nuk zhduket plotësisht mbi Kosovën, por na nxisim të pyesim veten për vite. Kush dhe përse mbrohen me sulme?

Një natë para Krishtlindjes së 2023 kur në Gotovushë u lënduan dy të rinj, kujtohet kryekomunari i atëhershëm Dalibor Jevtiq.

“Gjatë gjykimit mbrojtja tentoi prej tij që të bëjë viktimën duke thënë se ai që shtiu e bëri për vetmbrojtje”. Jevtiq shton: “Unë dhe sot bëj pyetjen, nga kush u mbrojt Azem Kurtaj?“

Prej festave, të kthehemi shpejt në javën e rregullt, paszgjedhore. Dhe aty na pret përgatitja për qeverinë e re dhe realitet i ri. Sipas opinionit të analistëve, me atë që jemi mësuar.

"Më duket se Kurti do të ndryshojë veçse formën, kështu që ai do të vazhdojë me presione ndaj komunitetin sërb në K&M, veçanërisht në veri, por kësaj here do ta bëjë në rrugë institucionale", thotë për Kosovo Onlajn historiani Stefan Radojkoviq.

Ka dhe nga ata që do të thonë se drita festive maskoi realitetin. Dhe se nuk ka nevojë të përgatitemi për më të keqen. Kështu, profesori nga Mitrovica e Jugut Nexhmedin Spahiu thotë:

"Ajo që konsiderohej se Kurti ishte kundër komunitetit sërb në Kosovë, u vërtetua se nuk ishte e saktë".

Kush fitoi çmimin për t’a vërtetuar këtë, u pa në zgjedhje. Kush e parashikoi saktë dhe kush u përgatit keq, do ta shikojmë javët në vijim. Se për natyrën dhe çuditë e saja, ende nuk jemi gati, shikohen tashmë të gjitha ata për shkak të rritjes së nivelit të ujit, nuk kanë fjetur të qetë.