Bashkëshortja e Llazoviqit të arrestuar: Në fotot e mediave shqiptare nuk është Sërgjani, kurrë nuk ka qenë në Gjakovë

Marija Lazović, žena uhapšenog Srđana Lazovića
Burim: Kosovo Online

Bashkëshortja e të arrestuarit Sërgjan Llazoviq nga Lleposaviqi, Marija Llazoviq ka thënë se në fotot që kanë publikuar media të ndryshme në gjuhën shqipe nuk ndodhet bashkëshorti i saj duke theksuar se ai kurrë nuk ka qenë në Gjakovë çka egzistojnë prova por që ai edhe përveç kësaj u arrestua.

Llazoviq sot u arestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës kundër civilëve në rajonin e Gjakovës ndërkaq bashkëshortja e tij për Kosovo onlajn tha se kjo nuk është hera e parë që e ndalojnë por që çdo herë konfirmohet se është gabim. Gjithçka deri më sot.

"Sot kur jemi kthyer nga Rashka na mbajtën pak në vendkalimin e Jarinjës. Pas 15 minutash na lëshuan, na thanë se jemi të lirë, se mund të ikim por më pas kur ishim tek vendi i quajtur Kratina, policia na bllokoi, Sërgjanit i thanë që të fikte makinën dhe e tërhoqën me forcë nga automjeti. Fëmijët nisën të ulërisnin, u frikësuan, ndërsa e morën” rrëfen Marija.

Kur erdhi në shtëpi kur me të ndodheshin vajzat e saja, ka gjetur policinë që kontrollonte shtëpinë.

“Kontrolluan gjithçka, nxorën gjërat prej dollapit… Sigurisht që nuk gjetën asgjë pasi nuk kishin se çfarë të gjenin… Dy vajzat që flinin në shtëpi u tronditën mjaft…“, shton Marija.

Pas bisedës me avokatin u nisëm për në Mitrovicë ku i thanë se Sërgjani u lirua.

“Shkuam si në pjesën jugore edhe në atë veriore për të pyetur ku është, askush nuk dinte  të na thoshte. Vetëm u tha se u la i lirë menjëherë pasi u arrestua” shtoi ajo.

Kjo për të, megjithatë është dyshuese pasi Sërgjani nuk është bërë i gjallë.

„Do të gjente ndonjë telefon, ndonjë kontakt për të folur…“, shton ajo.

Mësohet se Sërgjani është në Prishtinë ku është marrë nga sektori i krimeve të luftës e më pas prej avokatit mësuam se ndaj tij rëndon vepra e krimit të luftës në Gjakovicë ku ai-kurrë nuk ka qenë.

"Sërgjan ka shërbyer në ushtri në Prizren në vitet 1995 dhe 1996 ndërsa më vonë ka qenë në fshatin Vuça pranë Lleposaviqit ku nuk ka asnjë lidhje me Gjakovën. Foton që ma treguan, ai e hodhi poshtë që të ketë qenë aty. Kemi të gjitha letrat që tregojnë se ku ndodhej Sërgjani në atë kohë. Kemi librezën ushtarake ku shikohet se nuk ka fare lidhje me Gjakovën” përsërit Marija.

Kjo e fundit thotë se Sërgjanit sot në polici i bërën të njëjtën veprim ashtu sikurse në vitet 2003/04 ku për të cilën ka gjithashtu letra dhe prova.

„Para kësaj nuk ka punuar, ai është fëmijë nga familje punëtorësh, punonte në pyje dhe ne për gjithë këtë çka po themi kemi dokumente“, rrëfen Marija.

Që nuk është fajtor e tregon sikurse thotë pasi prej tre apo katër muajsh e kanë ndalur në vendkalim por përherë thonë se është gabim, pasi emri i të ëmës së tij i ngjet me emrin e atij çka kërkon policia.

“Ai ka qenë i ndërgjegjshëm se nuk është fajtor dhe përditë ka udhëtuar, ndonjëherë e mbanin pak ndonjëherë shumë, por përherë e kanë liruar me justifikimin se ka qenë gabim” shton Marija.

Nuk kishte frikë pasi e dinte që nuk është fajtor.

„Të gjithë jemi aty, unë këtu punoj, fëmijët shkojnë në shkollë këtu… Nuk tremben, kurrë, kurrë nuk janë ekspozuar, asnjë lidhje me atë çka ata shkruajnë... E pashë dhe unë atë foto që mediat shqiptare e kanë shpërndarë. Kjo është ndonjë foto nga Gjakova në të cilën kurrë nuk ka qenë.. Kurrë nuk ka qenë aty e as në atë periudhë kohore. E ngarkojnë sikur ka qenë pjestar i policisë kosovare.. Kurrë nuk ka punuar në të“ ka thënë bashkëshortja e shqetësuar e Sërgjanit, Marija Llazoviq.