Katarina Sofronijeviq: Do të provojmë se im shoq nuk është fajtor
Burim: Kosovo Online
Katarina Vasiq Sofronijeviq, e shoqja e Sreqko Sofronijeviqit i cili u arrestua sot në vendkalimin e Bërnjakut, ka thënë se do të luftojë të dëshmojë të vërtetën sepse e di që bashkëshorti i saj është i pafajshëm.
Ajo për Kosovo onlajn thotë se sot u nisën drejt Sërbisë qëndrore kur u ndaluan në Bërnjak.
“E papritur, i thanë të dilte nga automjeti. Fëmijët ishin me ne, djali dhe vajza. Zgjati shumë, pothuajse dy orë, derisa mora informacion se ai do të shkonte në jug. Nuk më thanë në lidhje me ndonjë gjë. Për fëmijët ishte stresante” bën të ditur Vasiq Sofronijeviq.
Prej avokatit mësoi se bashkëshorti i saj do të mbahet në paraburgim për 48 orët e ardhshme.
“Sreqkon pak e pashë, dukej i qetë. Unë them se do të tregojmë drejtësi dhe e di se ai nuk është fajtor për asgjë çka i ngarkohet. Ne më 13 tetor të vitit 2021 mbijetuam plagosjen e tij nga pjestarët e policëve të Rosu....Fëmijët e mij gjithashtu mbijetuan sërish sot” thekson Vasiq Sofronijeviq.
0 komentet