Krivokapiq: Te riut M.R. i’u caktua një muaj paraburgim pasi pretendohet se kërcënoi Kurtin
Avokatja Jelena Krivokapiq konfirmoi se ndaj klientit të saj M.R. Gjykata Themelore në Mitrovicë sot caktoi masën 1 muaj paraburgim pasi pretendohet se ka kërcënuar kryeministrin kosovar Albin Kurti dhe egzistimi i dyshimit të arsyeshëm se rasti do të përsëritet dhe kërcënimet do të realizohen. Krivokapiq thekson se masë e tillë është e pabazuar dhe se do t’a ankimojë nesër në Gjykatën e Apelit.
“I’u caktua masa e dënimit me 30 ditë paraburgim në Mitrovicë. Kemi të drejtë t’a ankimojmë, e shkruajta dhe do t’a dorrëzoj. Mbi të rëndon akuza e kërcënimit të zyrtarit të lartë, për çka dënimi është nga gjashtë muaj deri në pesë vjet burg” tha Krivokapiq për Kosovo Onlajn.
Kjo e fundit vëren se M.R. në polici ka treguar se ditën kur postoi në profilin e tij në Instagram foton e diskutueshme, ishte nën gjendje të alkoolizuar pasi tërë ditës kishte festuar natën e Krishtlindjes.
Sikurse thotë i riu, nuk ishte i vetdijshëm se çfarë kishte ndodhur saktësisht.
“Ai deklaroi se kishin pirë shumë dhe se në përgjithësi nuk ishte fare i ndërgjegjshëm pasi telefoni i tij ishte gjithmonë i shkyçur. Ai profil në Instagram është gjithmonë i hapur për të, kështu që ai thotë se 'mund të jem unë, mund të jetë dikush tjetër në atë rrëmujë, por e di që jam përgjegjës, sapo e pashë në mëngjes, kuptova që kjo nuk është mirë dhe e fshiva llogarinë time'. Madje theu telefonin sepse u nervozua kur pa se çfarë kishte bërë. Kështu që ai ishte në atë gjendje të dehur, megjithatë këtë ligji nuk e pranon si rrethanë lehtësuese” spegon Krivokapiq.
Kjo e fundit shtoi se në seancën e sotme ka dëshmuar se klienti i saj nuk ka menduar asgjë të keqe.
Megjithatë sikurse thotë ajo, prokurorja asgjë nga kjo nuk mori parasysh por ishte rigoroze duke pretenduar se i riu mund t'i kryente kërcënimet.
Sipas fjalëve të avokates rrethanë që rëndohet, është se prokurorja ka ofruar të dhëna se i riu zotëron armë gjahu dhe se babai i tij ka pranuar pronësinë për të shpëtuar të birin.
Krivokapiq spegon se pushka me ajër i përket të atit të të riut dhe se ai kishte leje deri në vitin 2010, kur i riu në atë kohë ishte vetëm gjashtë vjeç.
“Prokurorja në kërkesën e saj për caktimin e paraburgimit tha se babai ka marrë përgjegjësinë për të shpëtuar të birin çka nuk është e saktë. Nga leja shikohet që ajo ka qenë e vlefshme deri në 2010 dhe se është në emër të babait, ndërsa ai atëherë ishte gjashtë vjeç, kështu që nuk mund të jetë pronar. E më pas prokurorja deklaroi se i riu kishte akses tek pushka kështu që mund të kishte kryer kërcënimin e tij ose të vazhdonte me frikësimet”, tha Krivokapiq.
E pavarësisht të gjitha përpjekjeve të mbrojtjes për të sqaruar se M.R. nuk ka qëllime të këqija, gjykata pranoi qëndrimin e Prokurorisë.
Si rrethanë rënduese në procedurë ndaj M.R., prokurorja deklaroi se i riu ka qenë i dënuar me kundërvajtje për shkrimin e shenjës “Delije sever” në Zevçan.
Ky dënim me 300 euro, thekson avokatja, është paguar pak muaj më parë.
“Po ribënte disa grafite në Zveçan. Pra ai është tifoz i Yllit të Kuq, ata në Zveçan janë të çmendur pas Yllit të Kuq. Aty kishte disa grafite të Delijes, të cilat dikush i ka vizatuar dhe ai është ndjerë keq dhe si fans ka marrë bojë të bardhë dhe ka shkruar 'Delije sever'. Ata tani pretendojnë se janë grafite me përmbajtje nacionaliste. Pikërisht këtë e përmenda në ankesë dhe spegova se “Delije sever” do të thotë se këta janë tifoza të Yllit të Kuq që ulen në tribunat veriore të stadiumit dhe nuk ka asgjë nacionaliste në të” tha Krivokapiq.
Kjo e fundit tregon se Prokuroria ka shtuar dy rrethana rënduese që vendimi i paraburgimit të mos “rrëzohet” nesër para Gjykatës së Apelit.
“Kam qenë e bindur në ankesën time, ku i jam referuar qëndrimit të pabarabartë të palëve në proces, sepse prokurorja është palë ashtu si ne. Por në praktikë kjo nuk është kështu. Ata janë të favorizuar dhe arsyetimi i tyre përherë automatikisht pranohet pa asnjë lloj analize, ndërsa arsyetimi im si avokate mbrojtëse në përgjithësi nuk merret në shqyrtim. Unë kam speguar gjithçka pse arresti shtëpiak ishte masa e duhur për të. Por me atë sesi ata sillen,unë aty nuk mund të pres asgjë”, konkludoi Krivokapiq.
0 komentet