Shqipëria dhe grupi antiqeveritar iranian MEK: Kryqëzimi i lidhjeve me SHBA-në dhe Izraelin

Dragan Bisenić
Burim: Kosovo Online

Shkruar për Kosovo Online: Dragan Biseniq, gazetar

Kontrolli i javës së kaluar i kryer nga policia shqiptare në kamp e grupit antiqeveritar iranian "Muxhahedin e Kalk" (MEK), përfaqëson një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me këtë grup, për shkak të të cilit prishi marrëdhëniet diplomatike me Iranin vitin e fundit dhe përmes të cilit Shqipëria kryqëzoi marrëdhëniet e saj të ngushta me SHBA-në dhe Izraelin. Qëndrimi i autoriteteve shqiptare dhe qëndrimi i SHBA-së përbën një ndryshim të madh për organizatën që konsiderohej si forca kryesore në kundërshtimin e Teheranit zyrtar.

Kjo mund të jetë një shenjë e erërave të reja që fryjnë në Uashington në lidhje me Iranin dhe një sinjal se kthimi i SHBA-së në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse për programin bërthamor të Iranit mund të jetë në horizont.

Nga negociatat në Vjenë, të cilat zhvillohen në formatin “5+”, nënshkrimi i marrëveshjes u paralajmërua disa herë, por nuk ndodhi kurrë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani përshëndeti lajmin, duke thënë se MEK do të përbëjë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e vendit pritës për shkak të "natyrës së tij terroriste".

Është interesante se qeveria amerikane është përgjigjur duke u distancuar nga MEK, një grup që është mbështetur me zë nga një numër zyrtarësh të lartë amerikanë prej vitesh.

Uashingtoni deklaroi se Shqipëria siguroi administratën se bastisja u krye në përputhje me ligjin dhe se ajo kishte shqetësime serioze në lidhje me MEK, duke përfshirë akuzat për abuzime kundër anëtarëve të saj. Ambasadorja amerikane në Tiranë tha se varet nga qeveria shqiptare nëse do të vazhdojë të presë këtë grup antiqeveritar iranian. Kjo sigurisht, mund të nënkuptojë "po".

Ndërsa bastisja erdhi një ditë pasi Franca bllokoi MEK-un nga mbajtja e një mitingu të 1 korrikut në Paris - ku ata janë mbledhur shumë herë më parë - mediat sociale i lidhën dy incidentet, dhe Këshilli Kombëtar të Rezistencës së Iranit, grupi ombrellë i MEK-ut, akuzoi Francën se i është nënshtruar "presionit" të qeverisë iraniane.

Këto teori u përforcuan më tej nga fakti se javën e kaluar presidenti iranian Ebrahim Raisi pati një bisedë të gjatë telefonike me homologun e tij francez, Emanuel Makron. Edhe pse asnjëra palë nuk e përmendi zyrtarisht MEK-un, nuk ka dyshim se ishte një temë e rëndësishme për të dyja palët.

Kulmi ndodhi pak më pak se një vit më parë, në shtator 2022, kur Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe kur u zbulua në mbarë botën se rreth 3000 anëtarë të këtij grupi ndodheshin në një kamp jo shumë larg Tiranës, që deri atëherë kishte qenë informacion i ruajtur mjaft diskrete.

Arsyeja e drejtëpërdrejtë të kësaj lëvizjeje ishte publikimi i të dhënave nga sektori i sigurisë shqiptare që i atribuoheshin aktiviteteve iraniane. Kështu, në shtator 2022 u publikua dosja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit të Shqipërisë (Policia e Shtetit), Gladis Nano dhe familjes së tij. Më pak se një muaj më vonë, më 3 tetor, i njëjti grup aktorësh kibernetikë publikoi një tjetër dokument voluminoz, ku ekspozoheshin identitetet e 300 personave të dyshuar për vepra penale në Shqipëri. Kulmi ishte në dhjetor, kur u zbuluan identitetet dhe të dhënat personale të 600 oficerëve të inteligjencës shqiptare, përfshirë emrat, e-mailet dhe numrat e telefonit të tyre.

Një muaj pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin, Kryeministri shqiptar Edi Rama zhvilloi një vizitë treditore në Izrael, ku u takua me Kryeministrin e atëhershëm izraelit, Yair Lapid, Presidentin, Isac Hercog, Kryetarin i Kneset, Miki Levi, Ministri i Financave, Avigdor Liberman dhe Kreu i Drejtorisë Kombëtare Kibernetike të Izraelit, Gabi Portnoj. Ata diskutuan për përmirësimin e bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, veçanërisht në sferën kibernetike dhe planet për të organizuar një samit të liderëve ballkanikë në Izrael.

Për lëvizjen e saj, Shqipëria fitoi lëvdata në Izrael, pasi izraelitët shpesh kanë shprehur zhgënjimin e tyre me hezitimin e qeverive evropiane për t'iu kundërvënë Iranit.

"Irani përfaqëson një kërcënim të përbashkët për Izraelin dhe Shqipërinë. Këtë e pamë në sulmet e fundit kibernetike iraniane ndaj Shqipërisë. Izraeli do të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet në përpjekjet kundër Iranit. Ne e shohim atë si një interes kombëtar dhe një përgjegjësi historike”, tha Lapid.

Uashingtoni gjithashtu mbështeti vendimin e Tiranës për të ndërprerë lidhjet me Teheranin dhe sanksionoi ministrinë e inteligjencës së Iranit për rolin e saj të dyshuar në sulmet kibernetike.

Teherani hodhi poshtë akuzat se qëndronte pas sulmit kibernetik dhe akuzoi Shqipërinë për bashkëpunim në fushatën amerikano-izraelite kundër Iranit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Naser Kanani përshëndeti lajmin, duke thënë se MEK do të përbëjë gjithmonë një kërcënim për sigurinë e vendit pritës për shkak të "natyrës së tij terroriste".

Organizata "Muxhahedin e Kalk" ka nga 5,000 deri në 10,000 anëtarë në mbarë botën, sipas Departamentit të Shtetit. Emri i tyre do të thotë "Muxhahedinët e Popullit të Iranit", por nuk ka asgjë të përbashkët me fanatizmin fetar radikal.

MEK u themelua më 5 shtator 1965. nga studentë të majtë iranianë të lidhur me Lëvizjen për Lirinë e Iranit për të kundërshtuar Shah Pahllavi. Drejtuesit e grupit janë burri dhe gruaja Marjam dhe Masud Rajavi. Marjam Rajavi pretendon se dëshiron të bëhet presidente e Iranit.

Shumë analistë e kanë karakterizuar MEK-un si një kult, duke përmendur besnikërinë e grupit ndaj Rajavis. Grupi ushqen jetën e "revolucionarëve profesionistë" për të cilët nuk ka synime private apo kënaqësi private. Ish anëtarët e grupit dëshmuan se marrëdhëniet romantike dhe mendimet seksuale ishin të ndaluara, kontaktet me familjen ishin shumë të kufizuara dhe miqësitë ishin të dekurajuara. Grupi kultivon "ritualet e vetëkritikës", në të cilat anëtarët do t'u rrëfenin komandantëve të tyre çdo mendim seksual ose tjetër jobesnik që kishin.

Grupi e gjeti veten në Shqipëri falë partneritetit të pazakontë të ish-presidentit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, i cili në vitin 2012 pranoi propozimin e Sekretares së Shtetit, Hilari Kllinton, dhe pranoi të priste 200 anëtarët e parë të MEK-ut që do të transferohej nga kampi Liberti në Irak në Shqipëri dhe më parë SHBA-të kishin marrë përsipër t'i jepnin ndihmë financiare Shqipërisë. Më pas, më 17 mars 2013, u zhvillua një takim mes Sali Berishës dhe Zëvendës Ndihmës Sekretares së Shtetit të SHBA-së, Barbara Llif, kur u ra dakord që anëtarët e MEK që ende janë në Irak të transferoheshin në Shqipëri brenda 6 muajve. Në të njëjtin vit filloi transferimi i anëtarëve të MEK në Shqipëri.

Më pas senatori Xhon Mekejn, atëherë lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, u takua me drejtuesit e MEK-ut më 28 prill 2015 në Tiranë. Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri, deklaroi më 12 shtator 2016 se SHBA, që me ndihmën e Gjermanisë, Norvegjisë, Italisë, Britanisë së Madhe, Finlandës dhe Shqipërisë, transferuan me sukses të gjithë anëtarët e MEK në Shqipëri.

Qeveria shqiptare fillimisht njoftoi se do të pranonte vetëm anëtarë të MEK-ut përkohësisht, por SHBA-ja shtoi ndihmën e saj dhe Shqipëria u bë mikpritëse dhe aleate e MEK-ut.

Ministri i Jashtëm i viteve 2013-2019, Ditmir Bushati, në një intervistë për Zërin e Amerikës më 24 mars 2017, pranoi për herë të parë se Shqipëria pret anëtarë të MEK-ut. Po atë vit, një numër politikanësh shqiptarë, duke përfshirë Pandeli Majko, Fatmir Mediu dhe Zëvendës Ministri i Jashtëm Elon Gjebre, iu bashkuan MEK-ut gjatë një ceremonie të madhe për të festuar Nevruzin, Vitin e Ri Persian.

Vetëm në vitin 2017 Shqipëria vendosi hapjen e një ambasade në Teheran, gjë që u njoftua nga Ministri i Jashtëm Ditimir Bushati gjatë vizitës së tij në Teheran në qershor 2017, ku ishte i ftuar nga homologu i tij iranian, Mohamed Xhavad Zarif. Të dyja palët shprehën entuziazëm të madh për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Ministri Zarif nuk mungoi t'i referohej "rritjes së ekstremizmit në vendet evropiane dhe ballkanike" dhe tha se Irani është "i gatshëm të bashkëpunojë me Shqipërinë në luftën kundër ekstremizmit dhe terrorizmit". Por tashmë në fund të dhjetorit 2018, Sekretari i Shtetit, Majkl Pompeo, vlerësoi qeverinë shqiptare për dëbimin e diplomatëve iranianë “si kundërpërgjigje ndaj një komploti të sponsorizuar nga Irani për të kryer një sulm terrorist në Shqipëri”.

Por pse u zgjodh Shqipëria? E thënë thjesht, nuk është aq e vështirë për një superfuqi globale të ushtrojë ndikimin e saj në një vend të vogël dhe shpesh të anashkaluar, që ishte i izoluar në skenën botërore deri në viteve nëntëdhjetë, dhe i cili tani është i etur për të kompensuar kohën e humbur duke u përpjekur të jetë në shërbimi e nevojave amerikane në çdo mënyrë, pasi SHBA-ja rrallëherë harron favore të tilla. Shqipëria është ndoshta aleati më besnik i Amerikës në botë.

Për ilustrim të atij zelli, nuk duhet parë më larg se rruga e Xhorxh W. Bush në Tiranë, statuja e Xhorxh W. Bush në fshatin Fushë-Krujë, apo statuja e Hillari Kllinton në Sarandë. Qyteti Kamez ka një bulevard me emrin e presidentit amerikan Donald Trum, i cili u shpall edhe qytetar nderi. Edhe presidenti i ndjerë i Izraelit Shimon Peres ka monumentin e tij në Tiranë.

Shqipëria asistoi SHBA-në edhe në luftërat në Afganistan dhe Irak, si dhe në skema të ndryshme amerikane. Për shkak të kësaj, ajo shpesh përshkruhej si një "venddepozitimi" për grupe të ndryshme me të cilat autoritetet amerikane nuk dinin se çfarë të bënin. “Të kthyerit nga Shqipëria” egjiptiane si dhe grupi i quajtur “Zinxhiri i Artë” dhe gjithashtu ata që u liruan nga Guantanamo gjetën strehë në Shqipëri.

"Të kthyerit shqiptarë" janë një grup anëtarësh të Xhihadit Egjiptian, mes të cilëve ishte lideri i Al Kaidës i likuiduar së fundmi, Ajman Zavahiri, i cili u gjykua në një gjyq madhështor në vitin 1999, dhe "Zinxhiri i Artë" është emri për donatorët elitë të Al Kaidës, emrat e të cilëve u gjetën në vitin 2002 gjatë hetimit të fondacioneve saudite në Bosnjë e Hercegovinë. Gjithashtu, Shqipëria ishte në listën e vendeve që strehojnë burgjet sekrete të CIA-s si pikë tranziti për burgjet sekrete të CIA-s në Rumani dhe Lituani.

Revista amerikane “Foreign Policy” arriti në përfundimin se në këtë mënyrë Shqipëria shpresonte të forconte rolin e saj në rajon dhe të përmirësonte marrëdhëniet e saj diplomatike me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Në vitin 2011, Kryeministri i atëhershëm Sali Berisha e shpalli Iranin një "shtet nazist" dhe mbështeti Izraelin në Kombet e Bashkuara kundër ofertës palestineze për shtetësi. ”Foreign Policy” deklaroi se “atëherë ashtu si tani” ideja e Ramës ishte “të fitonte akses në Shtetet e Bashkuara përmes Izraelit”. Revista pretendon se personi që organizoi vizitën e Ramës në Izrael është Aleksandar Maçkeviç, një biznesmen miliarder dhe kryetar i Eurasian Resources Group, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të metaleve dhe mineraleve thelbësore, i cili punëson rreth 80 mijë njerëz. Maçkeviç është një shtetas izraelit dhe mik i mirë i Ramës, ka thënë “Foreign Policy”.

Pse MEK është edhe i rëndësishëm për Perëndimin? Sigurisht, kryesisht sepse ata janë kundërshtarë të regjimit dhe në këtë mënyrë shërbejnë si një kërcënim i vazhdueshëm për përmbysje të mundshme ose aktivitete të paligjshme në Iran. MEK, megjithatë, është krijuesi i "çështjes bërthamore" të Iranit. Ishte ai që kreu grushtin propagandistik në vitin 2002, kur zbuloi ekzistencën e objekteve kryesore bërthamore të Iranit. Me ndihmën e rrjetit të tij të mbështetësve brenda Iranit, MEK thuhet se ka ekspozuar programin sekret bërthamor të regjimit iranian për herë të parë duke zbuluar ekzistencën e dy objekteve bërthamore të padeklaruara në Natanz dhe Arak. Zbulimet nga opozita iraniane nxitën përpjekjet ndërkombëtare për të frenuar ambiciet bërthamore të regjimit iranian dhe për të penguar Teheranin nga marrja e bombave atomike, edhe pse Irani ka pretenduar gjithmonë se është një përdorim paqësor i energjisë atomike. Kjo çoi në një konflikt të gjatë midis Republikës Islamike dhe Perëndimit, i cili vazhdon edhe sot me intensitet të ndryshëm.

MEK beson se programi bërthamor i Iranit dhe objektet e tij të pasurimit të uraniumit duhet të çmontohen plotësisht dhe kanë mbetur një burim i rëndësishëm për SHBA-në për aktivitetet e fshehta të Teheranit dhe kanë vazhduar të zbulojnë aspekte të fshehta të aktiviteteve bërthamore të Iranit.

MEK kishte një vend të veçantë gjatë kohës së Presidentit Donald Trump dhe politikës së tij të "presionit maksimal" ndaj Iranit, kur SHBA u tërhoq nga Marrëveshja Gjithëpërfshirëse për programin bërthamor të Iranit. Aleatët më të vendosur të grupit ishin këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton, dhe avokati personal i Trump dhe ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut, Rudollf Gjullijani. Duke iu drejtuar anëtarëve të MEK-ut në një tubim në Paris, Bolton tha se administrata Trump duhet të përqafojë qëllimin e tyre për ndryshimin e menjëhershëm të regjimit në Iran dhe të njohë grupin e tyre si një alternativë "të qëndrueshëm".

Qëndrimi aktual i Shqipërisë dhe SHBA-së tregon se edhe politikës së Trumpit për këtë çështje duket se i ka ardhur fundi.