AIPAC për vizitën e Gjuriqit në Izrael: Sërbia dhe Izraeli thellojnë lidhjet dhe forcojnë partneritetin strategjik me SHBA
Komiteti amerikano-izraelit për Punët Publike (AIPAC) me rastin e vizitës së shefit të diplomacisë sërbe Marko Gjuriq në Izrael, tha se Izraeli dhe Sërbia thellojnë lidhjet dhe forcojnë partneritetin kyç strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në favor të tre vendeve.
Mesazhi u publikua në llogarinë e AIPAC një prej forumeve më me ndikim amerikano-izraelit përkushtuar forcimit të bashkëpunimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, në rrjetin social “X“, nën publikimin e fotos së ministrit të punëve të jashtme të Izraelit Gideon Sar në takim me Gjuriqin në Jeruzalem dy ditë më parë.
Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq ditë më parë ka vizituar Izraelin me rastin e nisjes së dialogut strategjik mes dy vendeve.
Gjuriq nga Jeruzalemi tha se nisja e dialogut strategjik për Sërbinë është me dobi të shumëfishtë duke patur parasysh që Izraeli është vend mes vendeve më të zhvilluara teknologjikisht dhe ekonomikisht në botë, i pozicionuar politikisht në marrëdhënie të shkëlqyer me SHBA dhe me një pjesë të madhe të qytetërimit perëndimor, por edhe me shumë vende të tjera në kontinente të ndryshme.
Ndërkaq, Gjuriq në shkurt të këtij viti në Uashington asistoi në konferencën e përvitshme të AIPAC nga ku tha se pjesëmarrja në konferencën vjetore të kësaj organizate i mundëson Sërbisë që zëri i saj të jetë i njohur në një nga tubimet kryesore politike në Uashington.
0 komentet