Alpinistëve nga Nishi pjesmarrës në marshimin përkujtimor të golgotës shqiptare, u ndalohet hyrja në Kosovë
Shtatë alpinistëve meshkuj e gra nga Shoqata “Shtigjet e të parëve tanë të lavdishëm”, të cilët dje u nisën nga Patriarkana e Pejës e deri në Durrës me gjatësi 200 km me rastin e 110 vjetorit të tërheqjes së Ushtrisë Sërbe përmes Shqipërisë, kaluan nga Kosova në Mal të Zi por atyre u është thënë se u ndalohet hyrja në Kosovë për një vit, transmeton Lajmet e Nishit.
Millan Llapçeviq, një prej alpinistëve tha se atë policia kosovare në rrugën prej Graçanicës e deri në kufirin me Malin e Zi, disa herë e kontrollonte dhe në kalimin kufitar “Kula“, drejt Rozhajës e mbajti dy orë dhe e informuan se për një vit i ndalohet hyrja në Kosovë.
Llapçeviq tha se dita e parë e marshimit ishte “replikë e vërtetë e atyre ditëve të vështira para 110 vitesh, sepse shiu i ftohtë binte gjithë natën dhe mëngjesin, ndërsa u pasua me borë të dendur e të lagësht dhe ngricë të vërtetë".
"Bora po bie pa pushim, në Çakorr është më shumë se 70 cm, por kur qëllimet janë të larta dhe vullneti i çeliktë, pengesat janë vetëm stacione ndalimi rastësore. Shkojmë më tej” thekson Llapçeviq.
Shtatë alpinistë dhe alpiniste nga Nishi nisën marshimin për të thënë dhe t’i kujtojnë opinionit publik në Sërbi sakrificat që paraardhësit e tyre përjetuan gjatë tërheqjes përmes Shqipërisë, si dhe fakti se në këtë tërheqje humbën jetën më shumë se 240.000 mijë njerëz.
Destinacioni i tyre është Shkodra ku do të vizitojnë varrezat sërbe dhe të bëjnë homazhe të vrarëve. E më pas më 15 janar do të shkojnë në Korfuz nga ku do të asistojnë në ceremoninë që do të shënojë 110 vjetorin e pushimit të Ushtrisë Sërbe.
Në ishullin Vido do të shkojnë më 16 janar për të vendosur kurora dhe buqeta me lule në “Varrezën e gjelbër”.
Shoqata “Shtigjet e të parëve tanë të lavdishëm”, organizoi këtë marshim edhe para 10 viteve me rastin e 100 vjetorit të tërheqjes së Ushtrisë Sërbe përmes Shqipërisë.
komentet