Ambasada Gjermane: Vendet e lira në institucionet e drejtësisë të Kosovës, të rezervuara për serbët, të plotësohen sa më shpejt
Ambasada Gjermane në Prishtinë njoftoi se vendet e lira në institucionet e drejtësisë të Kosovës, të rezervuara për serbët, duhet të plotësohen nga pjesëtarët e këtij komuniteti sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes një procesi të drejtë dhe transparent.
Lidhur me vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të refuzuar kërkesën e gjyqtarëve serbë dhe të personelit gjyqësor për tërheqjen e dorëheqjeve dhe kthimin në sistemin e drejtësisë, Ambasada Gjermane deklaroi për Kosovo onlajn se Kushtetuta e Kosovës e përcakton Kosovën si një shoqëri shumetnike.
“Si Marrëveshja e Brukselit e 19 prillit 2013, ashtu edhe Marrëveshja për Drejtësinë e 9 shkurtit 2015, përmbajnë dispozita të qarta për përfaqësimin e personelit gjyqësor serb në Kosovë, në rajonet ku serbët përbëjnë shumicën. Pjesëmarrja e serbëve të Kosovës në personelin gjyqësor është thelbësore për ofrimin e shërbimeve juridike në gjuhën e tyre për komunitetet me shumicë serbe”, deklaruan nga Ambasada në përgjigjen ndaj pyetjeve të portalit tonë.
Siç shtojnë, vendet e lira në institucionet e drejtësisë, të rezervuara për serbët, duhet të plotësohen sa më shpejt nga përfaqësuesit e këtij komuniteti.
“Vendet e lira në institucionet e drejtësisë të Republikës së Kosovës, të rezervuara për serbët, duhet të plotësohen nga pjesëtarët e këtij komuniteti sa më shpejt që të jetë e mundur, përmes një procesi të drejtë dhe transparent”, theksojnë nga Ambasada Gjermane.
komentet