Ambasadori Shuang: Kina kurrë më nuk do të lejojë atë çfarë ndodhi në Sërbi në 1999.
Ndihmës shefi i misionit të Kinës pranë KB ambasador Geng Shuang ka thënë sot në Këshillin e Sigurimit të KB pasi u ndal mbajtja e seancës rreth 25 përvjetorit të bombardimve të Nato-s në RFJ, se Kina kurrë më nuk do të lejojë që të përsëritet ajo çka ndodhi në Sërbi më 1999.
Shuang ka thënë se Kina mbështeti mbajtjen e seancës duke shprehur keqardhjen se disa anëtarë patën opinione të ndryshme.
Ai kujtoi se para 25 vitesh Nato pa lejen e Këshillit të Sigurimit të KB sulmoi RFJ dhe theksoi se është i zhgënjyer me rezultatin e votimit rreth rendit të ditës dhe refuzimin që ajo të mbahej.
"Jemi të zhgënjyer me rezultatin e votimit... Përpara se të ndahemi më duhet të them se bombardimet e Nato shkaktuan gjithashtu moment shumë të dhimbshëm që populli kinez nuk do t’a harrojë kurrë... Më 7 maj, NATO e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara lëshoi raketa të shumta të drejtuara me lazer dhe bombardoi ambasadën kineze në RFJ, duke rezultuar në vdekjen e tre gazetarëve kinezë dhe lëndime të më shumë se 20 përfaqësuesve diplomatikë kinezë” ka thënë Shuang.
Kjo ishte, nënvizoi ai, shkelje flagrante e sovranitetit kinez dhe lëndim serioz të kujtesës së popullit të Kinës, sikurse dhe shkelje e madhe e të drejtës ndërkombëtare.
"Populli i Kinës nuk mbështet urrejtjen, por historinë kurrë nuk mund t’a harrojmë. Nuk mbështesim as që dhunës t’i përgjigjesh me dhunë, por kurrë nuk do të lejojmë që kjo të përsëritet", paralajmëroi ambasadori kinez.
Ai theksoi se kjo ishte shkelje e sovranitetit kinez dhe sulm ndaj ndjenjave të popullit kinez, ndërsa bombardimi i RFJ ka qenë shkelje e qartë e të drejtës ndërkombëtare.
0 komentet