AP e KE për Kosovën, Pantiq Pilja: A po e mbështesni eksodin masiv të sërbëve të Kosovës

Biljana Pantić Pilja
Burim: Instagram

Në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës e cila u mbajt sot, një prej pikave në të cilën është diskutuar, ka qenë edhe situata në veri të Kosovës pas sulmeve të fundit dhe domosdoshmërisë për de-eskalim. Gjatë diskutimeve, deputetja nga Sërbia Biljana Pantiq Pilja ka theksuar se sërbët e Kosovës jetojnë në kushte të tmerrshme, vuajnë terrorin e Prishtinës dhe 11% e tyre kanë braktisur shtëpitë e tyre qysh prej ardhjes në pushtet të Albin Kurtit. Shumica, ka thënë ajo, i kanë bërë thirrje Sërbisë të vendosi dialogun në të cilën deputetët sërbë janë përgjigjur me mesazhin se Sërbia-është për dialog.

Duke folur për ngjarjet e fundit në fshatin Banjskë, Pantiq Pilja shprehu keqardhje për ngjarjet tragjike të 24 shtatorit.

"Theksova se atë ditë u ndërmorr egzekutim, kur një sërb vritet nga 12 metra pasi dorrëzoi armën, që i dyti u qëllua në afërsi teksa u shtri përtokë dhe për këtë Sërbia është e përkushtuar që rasti të hetohet. Kërkova që të shprehnin respekt dhe të mos të dalin në përfundime të parakohshme, por për të parë se u përdor dhunë e tepruar" ka thënë Pantiq-Pilja për Kosovo onlajn.

Kjo e fundit vuri në dukje se deri tek kjo erdhi pasi bashkësia ndërkombëtare ka gënjyer sërbët se do t'i mbronin ata, ndërsa populli sërb vijon të persekutohet.

Deputetja shtoi se Sërbia është e përkushtuar për stabilitet dhe dialog, si dhe respektim e të drejtës ndërkombëtare pa standarde të dyfishta, çka nënkupton ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit të çdo vendi.

"Nuk është Sërbia ajo që shkel, shkatërron apo i ka marrë dikujt territorin. Rrënja e problemit është në regjimin e Kurtit" tha ajo.

Ajo ka kujtuar se Sërbia ka paralajmëruar Kurtin, por edhe bashkësinë ndërkombëtare dhe Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, por askush nuk ka bërë asgjë për këtë.

“Paralajmëruam se sërbët jetojnë në kushte të tmerrshme në Kosovë dhe se në kohën e qeverisjes së Kurtit, 11% e sërbëve u shpërngulën nga ato zona dhe unë shtrova pyetjen nëse qëllimi i bashkësisë ndërkombëtare është eksodi i një kombi dhe shpërngulja e sërbëve së Kosovës” thotë Pantiq-Pilja.

Kjo e fundit theksoi se për 30 ditë mallrat sërbe nuk kanë mundur të hyjnë në territorin e Kosovës, veçanërisht duke theksuar problemin me dërgimin e ilaçeve dhe vaksinave.

Pantiq-Pilja tha se gjatë periudhës së qeverisjes së Kurtit, kanë ndodhur 409 sulme ndaj sërbëve, 30 inkursione nga njësitet speciale të Policisë Kosovare në veri ndërkohë që askush nuk është akuzuar për krime ndaj sërbëve, veçanërisht ndaj djemoshave që u lënduan për Krishtlindje.

“Komuniteti ndërkombëtar nuk ka bërë asgjë në lidhje me pakësimin e forcave speciale kosovare në veri dhe as në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve në katër komuna në veri, pasi kemi 10 vite që presim BKS dhe për këtë nuk është bërë asgjë ndërkohë që kemi bërë thirrje kushedi sesa herë për themelimin e saj pasi kështu qëndron në marrëveshjen e Brukselit, por Kurti këtë refuzon t‘a bëjë”, tha ajo.

Pilja tha se ata që i‘u bashkuan diskutimit ishin kryesisht shqiptarë dhe anëtarë të delegacionit të Kosovës dhe se nuk ishin bazuar në vetë temën, por në të personalisht dhe kolegët e saj deputetë nga Sërbia.

“Thanë se po gënjejmë, se nuk është e saktë ajo çka flisnim, se ushtria sërbe ka hyrë në Kosovë dhe se ky është formacion paramilitar sërb që ka kryer sulmin e 24 shtatorit, çka e kemi përgënjeshtruar me fakte” tha Pantiq-Pilja.

Ata bërën të ditur, tha ajo, se Kosovën e kanë njohur gati 100 shtete, duke kërkuar që ajo të bëhet anëtare e Këshillit të Europës, që Sërbia t‘a njohë Kosovën.

“U përgjigja se e gjithë kjo nuk është e saktë dhe se kur flasin për këtë temë, duhet të kenë fakte”, tha Pantiq Pilja.

Kjo e fundit shton se priste të flitej më shumë për vetë ngjarjen e 24 shtatorit dhe pozitën e sërbëve në Kosovë, por nuk ishte kështu.

Përshtypja e saj nga seanca e sotme është se shumica i ka bërë thirrje Sërbisë për të vendosur me dialog, çka deputetët sërbë janë përgjigjur me mesazh se Sërbia është për dialogun.

“Surprizuese ishte që disa kolegë nga Britania e Madhe treguan deri diku se janë të ngopur me Kurtin, sepse edhe atë e kanë ftuar në dialog me Beogradin dhe përmendën BKS. Mendoj se edhe institucionet ndërkombëtare janë ngopur me Kurtin për atë çfarë bën” ka thënë Pantiq Pilja.

Në seancën e sotme të AP të KE, përveç Piljas, kanë folur edhe deputetët Elvira Kovaç dhe Stefan Jovanoviq.

Seanca për sot përfundoi, ndërsa vazhdon nesër.