AP: Ndalimi i pjesmarrjes së Listës Sërbe në zgjedhje mund të përkeqësojë edhe më raportet mes Kosovës dhe Sërbisë
Vendimi i Komisionit Qëndror Zgjedhor të Kosovës për të ndaluar Listën Sërbe të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, mund të përkeqësojë edhe më e ashtu siç janë të ndera, raportet mes Kosovës dhe Sërbisë, vlerëson agjencia amerikane Asoshijeted Pres.
Agjencia vë në dukje se autoritetet zgjedhore kosovare ndaluan partinë kryesore sërbe që të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me justifikimin se kjo lëvizje është ndërmarrë falë qëndrimit nacionalist të saj dhe lidhjes së ngushtë me Sërbinë.
Komisioni Qëndror Zgjedhor refuzoi të çertifikojë listën e partisë kryesore të sërbëve etnikë, Listën Sërbe. Disa anëtarë të komisionit thanë sesi lideri i Listës Sërbe Zllatan Ellek, Kosovën kurrë nuk e ka etiketuar si republikë të pavarur por “Kosovë e Metohi” çka do të thotë krahinë autonome e Kosovës, sikurse Beogradi e quan, transmeton AP.
Zyrtarët e Komisionit gjithashtu thanë se Lista Sërbe ka lidhje të afërta me presidentin e Sërbisë Aleksandar Vuçiq dhe liderë të tjerë të cilët gjithashtu refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Prej Listës Sërbe nuk ka patur reagime urgjente, konstaton agjencia amerikane.
Kjo lëvizje do të mund të përkeqësonte edhe më raportet ashtu të ndera siç janë mes Kosovës dhe Sërbisë pavarësisht përpjekjeve të bashkësisë ndërkombëtare për t’i normalizuar, konkludon AP.
0 komentet