Rode: I shqetësuar për vendimin e KQZ për Listën Sërbe, i domosdoshëm zbatimi i barabartë i ligjit për të gjithë

Jorn Rode
Burim: Kosovo Online

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rode shprehu shqetësimin në lidhje me vendimin e Komisionit Qëndror Zgjedhor për të mos çertifikuar kandidatët e Listës Sërbe për zgjedhjet e ardhshme.

Rode në rrjetin social “X“ ka thënë se është i domosdoshëm zbatimi i ligjeve për të gjithë.

“Ndaj shqetësimin me BE dhe SHBA në lidhje me mosçertifikimin e listës së Listës Sërbe. Zbatimi i barabartë i ligjeve është i domosdoshëm. Procesi i çertifikimit të listës është procedurë rigoroze e formale që nuk duhet politizuar” ka thënë Rode.