BE për deklaratën e Vetvendosjes rreth ndërtimit të dy urave mbi Ibër: Nuk jemi njohur e as përfshirë në këtë projekt

Vetvendosja dje ka publikuar pamje në rrjetet sociale sesi do të dukeshin dy urat e reja mbi lumin Ibër ndërtimi i të cilave është shpallur, ndërsa nga BE për Kosovo onlajn thuhet se “nuk janë njohur dhe as përfshirë në këtë projekt”.
Zëdhënësi i BE në përgjigjen e shkruar për portalin tonë, ka theksuar se çdo vendim rreth ndërtimit infrastrukturor mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes.
“BE as nuk është njohur me këtë projekt e as është përfshirë në të. Çdo vendim për ndërtimin infrastrukturor përmes lumit Ibër duhet të merret me kujdes dhe inkluzivisht nën përfshirjen totale të të gjitha komuniteteve tek e cila i’u referohet”, ka thënë zëdhënësi i BE.
Prej Vetvendosjes dje është theksuar se projekti i përmendur “do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve dhe shërbejë si infrastrukturë për komunikim, integrim dhe zhvillim mes dy pjesëve të qytetit” ndërsa në pamjet që janë vendosur në rrjetet sociale shikohet sesi do të duken dy urat e reja në afërsi të urës qëndrore të Ibrit e cila momentalisht ruhet prej ushtarëve të Kfor dhe që është e kalueshme vetëm për kalimtarët.
0 komentet