BE i bën thirrje Kurtit të ndalë mbylljen e institucioneve në veri dhe shnangë masat eskaluese

Unioni Europian mbrëmjen e sotme në një deklaratë i ka bërë thirrje kryeministrit kosovar në mandatin teknik Albin Kurti dhe qeverisë në ikje të Kosovës, që të ndalë mbylljet e shërbimeve publike në veri dhe të tregojë përmbajtje dhe shmangë masat eskaluese.
“Operacionet e fundit të Policisë Kosovare, inspektimet dhe mbylljet e shërbimeve publike në Kosovë, rrezikojnë përkeqësimin e tensioneve dhe ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të komunitetit vendor, si dhe dëmton reputacionin ndërkombëtar të Kosovës” ka thënë në deklaratë zëdhënësi i BE.
Në BE janë veçanërisht të shqetësuar për operacionet ndaj kompanisë së “Ujësjellësit Ibar” në Mitrovicën e Veriut, objektet e furnizimit me ujë dhe Kompania e Shërbimeve Publike në Zubin Potok, të cilat ofrojnë shërbime publike bazike për komunitetet që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Aktet e njëanshme dhe të pakoordinuara dëmtojnë përpjekjet për ndërtimin e besimit mes komuniteteve, nënvizoi zëdhënësi i BE.
“I bëjmë thirrje kryeministrit në ikje Kurti dhe qeverisë në Kosovë që të ndalin këto mbyllje, të tregojnë përmbajtje dhe shmangje të masave eskaluese” ka thënë zëdhënësi i Unionit.
BE i bën thirrje Kosovës dhe Sërbisë që konstruktivisht të përfshihen në dialog nën ndërmjetësimin e BE të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksin e implementimit, si dhe marrëveshje të tjera të arritura në dialog nën ndërmjetësimin e BE, pa vonesa të mëtejshme apo parakushte, çka përfshijnë krijimin e Bashkësisë së komunave me shumicë sërbe.
“Normalizimi i marrëdhënieve është kusht thelbësor në rrugën europiane për të dy palët” konkludohet në deklaratë.
0 komentet