BE: Mbështesim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës që të gjitha personat në Kosovë të regjistrohen në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjin
“Ne mbështesim përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të siguruar që të gjithë personat që qëndrojnë në Kosovë të jenë të regjistruar në mënyrë të rregullt, në përputhje me ligjet e Kosovës, dhe që t’u pajisen dokumente kosovare, qoftë si shtetas, qoftë si persona me leje të vlefshme qëndrimi”, kanë deklaruar nga Bashkimi Evropian për Kosovo online, në përgjigje të pyetjes nëse Ligji për të Huajt mund ta rrezikojë komunitetin serb në Kosovë, si dhe nëse është formuar ndonjë grup ndërkombëtar lidhur me këtë ligj dhe zbatimin e tij.
Në përgjigjen me shkrim, BE-ja thekson më tej se është përgjegjësi e autoriteteve publike që të krijojnë kushtet që një regjistrim i tillë të zhvillohet në mënyrë të rregullt për të gjithë.
“Si partnerë të autoriteteve të Kosovës, ne vëmë në dispozicion ekspertizën tonë për të ndihmuar të gjithë ata për të cilët procesi i regjistrimit ende nuk ka përfunduar. Prandaj e përshëndesim vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për të nisur një fushatë informuese”, thuhet në përgjigje.
Ligji për të Huajt, së bashku me vendimin për automjetet, ka shkaktuar shqetësim te komuniteti serb, për shkak të pasojave që mund të ketë në jetën e tyre të përditshme. Për këtë arsye, edhe zbatimi i tij, i cili ishte paraparë të fillonte më 15 janar, është shtyrë për më 15 mars, deri kur do të zgjasë fushata informuese.
Edhe pse është miratuar që në vitin 2013, njohësit e rrethanave kanë shprehur edhe së fundmi, në analizën e Kosovo online, shqetësimin se qëllimi më i ri i autoriteteve në Prishtinë do ta ndërlikojë edhe më tej jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë, si dhe të atyre që vijnë për të punuar apo për t’u shkolluar këtu.
Ligji për të Huajt parashikon që qytetarët që nuk posedojnë shtetësi kosovare të konsiderohen si të huaj, të cilët duhet ta paraqesin qëndrimin e tyre në Policinë e Kosovës, ndërsa Ligji për Automjetet parasheh që vozitja me autorizim, nëse shoferi nuk ka vendbanim në shtetin ku është i regjistruar automjeti, nuk do të jetë më e mundur.
komentet