Bërnabiq: Vazhdon terrori i Kurtit ndaj sërbëve në Kosovë

Kryetarja e qeverisë së Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë sot se ndaj sërbëve në Kosovë vijon terrori që ndërmerr kryeministri Albin Kurti, në të cilën ajo dhe presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq deri më tani e patën paralajmëruar, transmeton RTV.
Bërnabiq pyetjes së gazetarit për zhvillimet në veri të Kosovës, ka thënë se policia kosovare prej mëngjesit të sotëm ka ushtruar kontrolle në komunat sërbe në veri dhe se kanë hyrë dhe në QKS të Mitrovicës së Kosovës.
"Vijon terrori dhe keqtrajtimet e Albin Kurtit ndaj sërbëve në K&M, ishte plotësisht e pritshme në kuadër të gjithë atyre që kemi thënë dhe çka presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë prej muajsh" shprehet Bërnabiq.
Kjo e fundit theksoi se qëllimi dhe dëshira e vetme e Kurtit, është dëbimi i sërbëve nga Kosova.
"Po ndjekim situatën, kemi biseduar me Kfor, me bashkësinë ndërkombëtare dhe prej mëngjesit të sotëm presidenti Vuçiq ka takime me këtë temë, kam folur edhe me drejtorin e Zyrës për K&M Petar Petkoviq" ka thënë Bërnabiq.
Pyetjes së gazetarit nëse ka informacione rreth asaj se cilët ishin personat e armatosur në Banjskë dhe cili është roli i Millan Radojiçiqit, Bërnabiq është përgjigjur se media që i është drejtuar asaj me këtë pyetje çdo "fjalë të ministrit të brendshëm në Prishtinë Xhelal Sveçla e interpreton si të vërtetë".
"Sveçla thotë se dikush kurohet në Spitalin Ushtarak, ndërsa ju nxitoni të shikoni nëse është me të vërtetë në Spitalin Ushtarak të Beogradit. Besoj se të gjithë i keni të gjitha informacionet, pyesni në Prishtinë" ka thënë kryeministrja.
Kjo e fundit shtoi se gazetarja e N1 nuk tha të vërtetën kur tha se qeveria heshti tre ditë për ngjarjet në Banjskë ndërkohë që presidenti Aleksandar Vuçiq doli në deklaratë në orën 20 të së njëjtës ditë.
0 komentet