Daçiq: Sërbia kurrë nuk ka cënuar integritetin territorial të ndonjë vendi

Ivica Dačić
Burim: Ministarstvo unutrašnjih poslova

Sërbia kurrë nuk ka njohur shtet që nuk është anëtar i Kombeve të Bashkuara dhe as ka prekur integritetin territorial të ndonjë vendi, ka thënë ministri i punëve tê brendshme tê Sërbisë Ivica Daçiq. Ky i fundit tha se, nëse qëllimi dhe kushti i BE është të shkelë integritetin territorial të Sërbisë, ata së pari do të duhet të miratojnë rezolutë që dënon njohjen e Kosovës dhe vetëm pastaj t’u japin leksione të tjerëve.

Pas takimit me ministrin e punëve të brendshme të Bullgarisë në vendkalimin kufitar të Gradinës dhe kur u pyet nga gazetarët bullgarë në lidhje me akuzat nga Rezoluta e Parlamentit Europian në pjesën që përmend “aktivitetet sërbe që minojnë sovranitetin e vendeve fqinje”, Daçiq tha se vendet e tjera po shkelin integritetin territorial të Sërbisë duke njohur Kosovën.

“Si nuk kanë turp kur dikush flet për atë se kush e shkeli integritetin territorial të Sërbisë, duke e njohur Kosovën si shtet të pavarur? Unë kam lindur në Kosovë, kryeqyteti i parë i Sërbisë ishte në Kosovë-Prizreni. Mbreti Milutin, i cili prehet në Sofje, është gjithashtu nga Kosova”, tha Daçiq, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Vuri në dukje se Sërbia si dhe Bullgaria kanë shtetësinë e tyre prej shekujsh.

Daçiq theksoi se Sërbia nuk ka asnjë arsye për të kontestuar sovranitetin e vendeve të tjera.

“Për cilin vend e keni fjalën kur flisni për kërcënime ndaj sovranitetit? Nëse e keni fjalën për Malin e Zi apo B&H, mund të përgjigjem edhe për këtë. Në Sërbi jetojnë 11.012 bullgarë, ndërsa në Malin e Zi më shumë se 30% e popullsisë janë sërbë. A nuk kemi të drejtë të shqetësohemi për sërbët, të cilët përbëjnë më shumë se 30%, apo për Republikën Sërbe të Bosnjës, e cila është pjesë e Marrëveshjes së Dejtonit? Mbi çfarë baze ka dikush të drejtë ta njohë Kosovën si shtet të pavarur, kur Jugosllavia përbëhej nga gjashtë republika?” pyeti Daçiq.

Ndaj komentit të gazetarit se “me këtë po pretendoni se Parlamenti Europian po gënjen”, Daçiq u përgjigj se ky institucion miraton rezoluta të ndryshme, duke kujtuar njëkohësisht se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

“Përsa i përket Parlamentit Europian, miraton rezoluta të ndryshme, por nëse qëllimi është shkelja e integritetin territorial të Sërbisë dhe nëse ky është kusht, atëherë ata fillimisht do të duhej të miratonin një rezolutë që dënon njohjen e Kosovës, e vetëm më pas t’u jepnin leksione të tjerëve. Kosova nuk është anëtare e KB dhe nuk do të jetë kurrë. Nëse mendoni se ne jemi të magjepsur nga Parlamenti Europian... nuk mendoj se ata u bëjnë përshtypje as qytetarëve të BE, e lëre më atyre që nuk janë anëtarë të tij. Le të merren me situatën në vendet e tyre. Të gjithë vijnë tek ne, marrin rrogën ditore dhe nuk duan që kriza në Ballkan të marrë fund, sepse pyetja është se me çfarë do të bënin atëherë. Imagjinoni, për shembull, që Sërbia të hynte në Bashkimin Europian para Kroacisë...” tha Daçiq.

Ndaj deklaratës se hyrja e Sërbisë në Union varet nga përmbushja e kushteve, Daçiq u përgjigj se nuk bëhet fjalë për kushte, por veçse për politike.

“Çfarë kushtesh përmbushën vendet e tjera kur u bënë anëtare të BE? A janë ato shembull demokracie? Kjo është çështje politike. Jugosllavia komuniste e Titos ishte kandidate për anëtare e asociuar të BE. Gjithçka është politikë dhe gjithçka është gënjeshtër. Ne duam të anëtarësohemi në BE, por jo me çmimin e humbjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Sërbisë” konkludoi Daçiq.