Delegacioni i Listës Serbe me Hizlanin: Ruajtja e paqes dhe sigurisë është e domosdoshme

Delegacija Srpske liste sa Hizlanom
Burim: Instagram/srpskalista

Delegacioni i Listës Serbe, i përbërë nga kryetarët e zgjedhur të komunave të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, bisedoi me këshilltarin politik të komandantit të KFOR-it, ambasadorin Babir Hizlan, rreth situatës politike në Kosovë, si dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së paqes dhe sigurisë në terren.

Siç thuhet në njoftimin e Listës Serbe, përfaqësuesit e partisë theksuan problemet e shumta me të cilat përballet populli serb dhe i kërkuan KFOR-it të forcojë aktivitetet e tij me qëllim ruajtjen e paqes, veçanërisht në zonat multietnike, si në jug ashtu edhe në veri të Kosovës.

Në takimin, të mbajtur në selinë e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut, kryetarët e rinj të komunave në veri treguan se populli serb është i përkushtuar fort ndaj paqes dhe stabilitetit, se e sheh KFOR-in si një forcë të armatosur ligjore në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ata thanë gjithashtu se Lista Serbe do të vazhdojë të jetë një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm në ruajtjen e paqes.