Departamenti i Shtetit: Thirrje urgjente për të bërë hap para në formimin e BKS

Stejt Department
Burim: Reporteri

Departamenti i Shtetit është për hap përpara në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës dhe fton të dy palët që urgjentisht të angazhohen në dialog dhe të zbatojnë plotësisht detyrimet e tyre çka përfshihet edhe Bashkësia e Komunave Sërbe, shkruan Pavlloviq Tudej.

Siç bëhet e ditur në tekstin në faqen e internetit thepavlovictoday.com në fushën e diplomacisë ndërkombëtare, ndërkohë që Ukraina dhe Gaza zënë vend qendror, Ballkani Perëndimor mbetet vatër e nxehtë e pamjaftueshme, ndërsa dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës që udhëhiqet prej BE gjendet në ngecje pas Marrëveshjes së Ohrit.

Shtohet se gjatë kësaj ngecjeje ende pritet vendimi për themelimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë sërbe në Kosovë.

Kur po afrohet fundi i vitit 2023, kryeministri Albin Kurti ende nuk është marrë me këtë çështje, pavarësisht qëndrimit eksplicid të Shteteve të Bashkuara ku theksojnë këtë si angazhim të drejtë dhe të detyrueshëm për Kurtin.

“Kemi qenë të qartë në qëndrimin tonë në atë që: Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin dialogun mes Kosovës dhe Sërbisë nën ndërmjetësimin e BE si e vetmja rrugë për arritjen e raporteve paqësore dhe produktive mes Kosovës dhe Sërbisë" ka thënë pa emër zëdhënësi i Departamentit të Shtetit për Pavlloviq Tudej.

Shtohet se SHBA përsërit thirrjen tek të dy palët që të angazhohen urgjentisht dhe seriozisht për arritjen e këtij qëllimi.

"Përsërisim thirrjet tona palëve që tërësisht të zbatojnë të gjitha detyrimet që rjedhin nga dialogu, të cilat përfshin Bashkësinë e Komunave me shumicë sërbe", ka thënë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.