Drecun: Prishtina përgatit pushtimin ushtarako-policor të veriut të Kosovës
Autoritetet e Prishtinës përgatisin pushtimin ushtarako-policor të veriut të Kosovës, ka thënë sot kryetari i Këshillit parlamentar për Kosovë e Metohi Millovan Drecun dhe vlerësoi se nuk bëhet fjalë për de-eskalim, transmeton RTV.
“Pra qysh tani është përgatitur terreni për atë që duhet të jetë... pushtim i plotë, pushtim ushtarako-policor i veriut të Kosovës. E një pjesë e madhe e punës është bërë, përgatitën themelet me katër bazat. Me hyrjen e forcave speciale ushtarake dhe unë në përgjithësi nuk shikoj asnjë sygjerim për ndonjë tërheqje”, tha Drecun për Tanjug.
Drecun kujton se tani në Prishtinë ka kërkesa që komandanti i KFOR duhet të lejojë që pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës të hyjnë në veri.
Drecun beson se përgjigja e bashkësisë ndërkombëtare reflektohet në terren si miratim dhe mbështetje e kryeministrit Albin Kurti për veprimet e tij.
“Dhe kur nga njëra anë flitet për vendosjen e një lloj sanksioni dhe masash për shkak të lëvizjeve të tij të njëanshme dhe kërcënohet nëse nuk i bindet udhëzimeve të Perëndimit, shikohet se është sipërfaqësore” thekson Drecun.
Me këtë rast, Drecun përmendi edhe deklaratat e të dërguarit special të SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
"Ndoshta ai do të bëjë diçka tani, dhe më pas ka diçka shtesë që Eskobar, për mendimin tim, ka thënë diçka absolutisht të papranueshme. Së pari, thotë se egziston marrëveshje e Ohrit-nuk ka marrëveshje të tillë. Thotë se kjo është marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe thotë se Beogradi duhet të njohë integritetin territorial, sovranitetin e Kosovës dhe t'u hapë rrugën organizatave ndërkombëtare”, thotë Drecun.
Ky i fundit theksoi se kur Kurti flet për nevojën e vendosjes së shtetit ligjor dhe arrestimit të disa bandave kriminale, është e qartë se nuk bëhet fjalë për de-eskalim, sepse ai do të vazhdojë të arrestojë njerëzit në veri të Kosovës.
"Sa për t'ju informuar, një ditë ai u përpoq t'i dorëzonte (të dërguarit të BE-së për dialog) Mirosllav Lajçakut një listë me 350 gjoja kriminelë sërbë në veri. Llajçak refuzoi t’a merrte këtë letër. Domethënë kjo është lista sipas të cilës Kurti dëshiron të vazhdojë me arrestimet, kështu që më tregoni nëse ka ndonjë sygjerim se situata do të qetësohet. Jo" tha Drecun.
Ai tha se KFOR është ai që po e ndihmon Kurtin në të gjithë këtë.
“Ata mendojnë se është e nevojshme të përcaktohet se kush është përgjegjës për lëndimin e pjesëtarëve të KFOR dhe kërkuan nga pjesëtarët e policisë kosovare që të arrestojë, siç tha, anëtarët e bandave kriminale përveç njerëzve paqësorë që po protestonin. (Komandanti i KFOR gjenerali Andrea) Gallieni thotë-këto ishin banda kriminale dhe ai duhej t'i arrestonte dhe Kurti filloi t'i arrestonte. Dhe Kfor po e ndihmon në gjithë këtë" thotë Drecun.
Sipas tij, nuk duhet të ketë surpriza.
“Nëse vazhdoni me arrestimin e sërbëve, nëse vazhdoni me terror si kjo që po ndodh tani në veri të Mitrovicës së Kosovës ku numri i pjesëtarëve të njësive speciale parapolicore vetëm sa po rritet. Pra ata nuk pakësojnë numrin e njësive të tyre në veri, ata po sjellin personel të ri dhe po shtojnë numrin e efektivëve dhe duan të ndërtojnë baza të reja” tha Drecun.
Duke kujtuar se KFOR vepron sipas Rezolutës 1244 të KB, e cila nuk flet për kufirin mes Kosovës e Sërbisë, ai bën pyetje sesi komandanti i KFOR mund të lejojë se egziston ndonjë polici kufitare dhe se ajo duhet të jetë prezente në rripin kilometrik ku mund të jetë vetëm me miratimin e komandantit të KFOR.
0 komentet