Ellek dhe Milloviq i treguan Pirsit dhunën institucionale të rregjimit në Prishtinë: Siguria dhe të drejtat e sërbëve në K&M janë të rrezikuara
Kryetari i Listës Sërbe Zllatan Ellek dhe nënkryetari Dragisha Milloviq zhvilluan takim me të dërguarën speciale të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Karen Pirs me të cilën kanë biseduar rreth pozitës së rëndë të popullit sërb në Kosovë, me theks të veçantë tek sfidat e përditshme me të cilat përballen sërbët në kontekstin e sigurisë, diskriminimit institucional dhe shkeljen e të drejtave elementare të njeriut.
Përfaqësuesit e Listës Sërbe e njohën të dërguarën me arrestimet e motivuara politikisht, përdorimin e tepruar të dhunës nga ana e njësive speciale kosovare, si dhe me presionet që populli sërb përjeton nga ana e institucioneve në Prishtinë.
Veçanërisht i është treguar dhe rrezikimi i sigurisë në zonat sërbe si dhe sjelljen e papranueshme ndaj popullit sërb dhe përfaqësuesve të tyre që legjitimisht zotohen për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të tyre.
Lista Sërbe ka përsëritur përkushtimin e vet të qartë për paqe, dialog dhe stabilitet, por njëkohësisht është shprehur se janë të nevojshme hapa konkrete urgjente të bashkësisë ndërkombëtare për mbrojtjen e popullit sërb, para së gjithash në veri të Kosovës të cilët po përballen me dhunë të ashpër institucionale të rregjimit të Albin Kurtit.
komentet