Ellek kryetari i ri i Listës Sërbe
Në kuvendin zgjedhor të Listës Sërbe ku u mbajt në Mitrovicën e Veriut, u mor vendimi se kryetari i ri i kësaj partie do të jetë dr Zllatan Ellek, bën të ditur Kosovo onlajn.
Dr Ellek është drejtor i QKS Mitrovica e Kosovës ndërsa zëvendësoi kreun e Listës Sërbe, Goran Rakiq.
Në kuvend u zgjodhën edhe pesë nënkryetarë të partisë. Në këto pozicione do të jenë ish kryetari i Komunës së Zveçanit dhe ndihmës drejtor i QKS Mitrovica e Kosovës dr Dragisha Milloviq, e më pas kryetari i Komunës së Shtërpcës Dallibor Jevtiq, si dhe drejtoresha e Qendrës Studentore Dragana Antonijevicq, dekania e Fakultetit i Ekonomik Tanja Vujovicq dhe kryetari i organeve të përkohshme të Komunës së Mitrovicës së Kosovës Ivan Zaporozhac.
Për marrëdhëniet me publikun, do të jetë i ngarkuar Igor Simiq.
Në kuvendin zgjedhor merrnin pjesë funksionarë të Listës Sërbe, ashtu sikurse dhe përfaqësues të kësaj partie nga Komisioni Qëndror Zgjedhor.
komentet