Eskobar, Lajçak, Pletner dhe Bon pas Krishtlindjeve në Beograd
Përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së, Francës dhe Gjermanisë duhet të vizitonte Beogradin pas festave të Krishtlindjeve për të përshpejtuar zgjidhjen e çështjes së Kosovës, shkruan Novosti.
Beogradi duhet të vizitohet fillimisht nga përfaqësuesi special i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lakçak, dhe i dërguari i posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, së bashku me të dërguarit e presidentëve francezë dhe gjermanë, Emanuel Bon dhe Jens Pletner, ndërsa pas kësaj mund të vizitojnë edhe zyrtarë të tjerë, transmeton Novosti.
Duke iu referuar burimeve të saj, Novosti thekson se qëllimi i këtyre vizitave është që të bindin lidershipin shtetëror serb që të nisë negociatat politike me Prishtinën, të cilat do të bazoheshin në propozimin franko-gjerman, pra propozimin e Bashkimit Evropian për çështjen e Kosovës.
“Ky dokument, qoftë edhe i rafinuar, është i papranueshëm për Beogradin, sepse sipas informacioneve që dolën në opinion, ai ka në thelb njohjen e Kosovës, gjegjësisht Beogradit i kërkohet që të mos bllokojë pranimin e Prishtinës në Kombet e Bashkuara”, shkruan Novosti.
Ndërkohë, Beogradi dhe Prishtina dërguan kundërshtimet e tyre për atë dokument, por sipas presidentit serb Alleksandar Vuçiq, teksti i rishikuar është ende i papranueshëm për Serbinë.
Siç thuhet në tekst, përveç katërshes amerikano-evropiane, nuk përjashtohet që në periudhën e ardhshme në Beograd të vijë edhe një i dërguar tjetër nga QUINT, që deri më tani ka udhëhequr presionin ndaj Serbisë.
Novosti kujton se edhe Britania e Madhe ka “specialistin” e saj për Ballkanin Perëndimor dhe ai është Stuart Piç. Përfaqësuesit e tyre për rajonin kanë edhe Sllovenia (Anzhej Frangesh) dhe Greqia (Sofija Gramata). Përveç Pletnerit, në emër të Berlinit me rajonin merret edhe Manuel Zaracin, i cili u emërua nga qeveria gjermane.
Dejan Milletiq nga Qendra për Studime të Globalizimit thotë se pret “presione shumëdimensionale, por edhe oferta të ndryshme nga SHBA-ja dhe BE-ja”.
“Ky vit është ndoshta shansi i fundit për suksesin e projektit të Kosovës së pavarur, sepse dalëngadalë po shterohen potenciali dhe presioni dhe kuazi-uniteti i Perëndimit për këtë çështje. Sepse nga viti 2024 do të ketë zgjedhje në SHBA, si dhe zgjedhjet europiane, e më pas fokusi do të jetë politika e brendshme. Prandaj nxitohet të sinkronizohet presioni europiano-amerikan për të “paketuar” një zgjidhje me të cilën do të ishte dakord Serbia dhe që do të thyejë rezistencën e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin Kosovën e Metohinë”, tha Miletiq.
Docenti në Fakultetin e Shkencave Politike, Millan Krstiq, ka thënë se Uashingtoni do të përpiqet të mos jetë tepër në plan të parë në lidhje me procesin e negociatave për Kosovën, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së.
“Por ata mund të bëjnë shumë në prapaskenë, ndër të tjera, duke i bërë presion Prishtinës që të zbatojë Komunitetin e Komunave Serbe. Kjo do të çonte në mundësinë që serbët të kthehen në institucione dhe të zhbllokojnë situatën në të cilën jemi aktualisht, ku nuk ka shumë potencial për përparim. Nëse ata do të kishin sukses në këtë, ajo që do të ishte e nevojshme në periudhën e ardhshme është që, në kontekstin e një marrëveshjeje përfundimtare të mundshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës e cila do të bazohej në një propozim franko-gjerman apo ndonjë tjetër, amerikanët duhet të bëjnë përpjekje që të shoqërohet me instrumente adekuate financiare, në formë të investimeve, ndihmës ekonomike”, thotë Krstiq.
0 komentet