Ferguson: BKS duhej të fomohej shumë vite më parë, furnizimi me armatime nuk është në kundërshtim me Rezolutën 1244

Sastanak Đurića sa britanskim ambasadorom Fergusonom
Burim: Kosovo Online

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Sërbi Eduard Ferguson u shpreh se për mungesën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, përgjegjësia me gjasa është e përbashkët, por dhe që bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë. Ai u shpreh se në Kosovë shumë herë është thënë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ende nuk është përmbushur dhe se Bashkësia e Komunave më shumicë sërbe ende nuk është krijuar ndërkohë që duhej të ndodhte shumë vite më parë, por shtoi se egzistojnë dhe detyrime që Sërbia duhet t’i përmbushë.

Ferguson në një intervistë për Politikën, tha se për çështjen e furnizimeve të Prishtinës me armatim, Londra nuk shikon që kjo të jetë jo në përputhje me Rezolutën 1244 të KS të KB, sepse nuk u mor parasysh fakti që Britania e Madhe dhe më shumë se 100 vende tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ka të drejtë të ndërtojë institucionet e veta të sigurisë.

Pyetjes se kush është fajtor për mungesën e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, ambasadori tha se përgjegjësia me gjasa është e përbashkët dhe se kjo çështje e cila zgjat prej dekadash nuk është zgjidhur.

Bëri të ditur se bashkësia ndërkombëtare duhet të marrë pjesën e vet të përgjegjësisë. “Por në thelb kur bëhet fjalë për dialogun mes Sërbisë dhe Kosovës, mendoj se dimë sesi të lëvizim drejt normalizimit të raporteve. Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 u vendos në hartë. Nuk pamë zbatim të mjaftueshëm. Ndërsa impelementimi kërkon vullnet politik si në Beograd dhe në Prishtinë. Shpresojmë që kjo tashmë të ndodhë, pasi besojmë se stabiliteti është kyç” tha Ferguson.

I pyetur kur thotë se përgjegjësia është e përbashkët kjo do të thotë se ajo është dhe tek liderët kosovarë pra që kërkohet dhe prej tyre përgjegjshmëri, u përgjigj se përgjegjësia është e ndarë dhe “bie” si tek liderët në Sërbi si dhe tek ata në Kosovë.

“Në Kosovë përshembull shumë herë thanë se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 ende nuk është përmbushur. Bashkësia e Komunave me shumicë sërbe, ende nuk është vendosur dhe mendojmë se kjo do të duhej të ndodhte para shumë vitesh. Dëshirojmë që kjo të ndodhë. Por egzistojnë dhe detyrime që Sërbia duhet t’i përmbushë”, tha Ferguson.

Pyetjes nëse egziston diçka nga kjo marrëveshje që Sërbia nuk e ka përmbushur, u përgjigj me garanci duke thënë se egzistojnë çështje rreth asaj si përshembull nuk pengon anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.

“Kemi parë përpjekje konstante të Sërbisë në ndaljen e anëtarësimit në organizmat ndërkombëtare” ka thënë ambasadori.

Në konstatimin se ky nuk është detyrim i vitit 2013, u kthye se është:

"Rruga është e qartë dhe e përcaktuar në marrëveshje të ndryshme-qoftë marrëveshja e Brukselit, qoftë ajo e Ohrit, mendoj se duhet t'i përfshijmë të gjitha bashkë. Të gjitha këto janë detyrime".

Pyetjes se kush e nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit, u përgjigj: "U dakordësua. Dhe marrëveshja është juridikisht e detyrueshme."

Duke folur për zhvillimin e bashkëpunimit mes Sërbisë dhe Mbretërisë së Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, tha se detyra e parë e çdo qeverie është të mbrojë qytetarët e vet çka mund të arrihet me punë të përbashkët.

"E dyta, partneritetet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë mund të ndihmojnë në ndërtimin e besimit mes popujve dhe mes institucioneve. Forcat tona të armatosura kanë histori të gjatë bashkëpunimi, prej Luftës së Parë Botërore. Po bashkëpunojmë me Qeverinë e Sërbisë për të ndihmuar në dizenjimin dhe ndërtimin e agjencisë suaj të ardhshme të sigurisë kibernetike. Delegacioni i nivelit të lartë në Londër këtë javë udhëhiqet nga shefi i zyrës qeveritare të IT Mihaillo Jovanoviq. Disa nga teoritë e konspiracionit që mund të dëgjoni rreth Mbretërisë së Bashkuar nuk qëndrojnë në realitet ajo çka me të vërtetë është e rëndësishme, është partneriteti i ngushtë operacional mes agjencive tona të sigurisë", tha Ferguson.

Në konstatimin në lidhje me tubimin në anijen luftarake britanike të përfaqësuesve ushtarakë të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtines "të cilët pak më herët arritën pakt të orjentuar kundër Sërbisë", dhe pretendimet se edhe Sërbia ishte e ftuar "ndonëse është e qartë se oficeri sërb nuk mund të ulet në të njëjtën tryezë me separatistë me uniformë të Kosovës", Ferguson tha se Kroacia nuk ishte e pranishme në atë ngjarje, pasi ishin pro gjashtë kandidatë për BE nga Ballkani Perëndimor, por shtoi se është e drejtë e Sërbisë të vendosë se në cilat ngjarje do të asistojë.

“Pra ishin ftuar Sërbia, B&H, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, ndërsa qëllimi ishte që të bisedohet për bashkëpunimin rajonal. Tashmë sigurisht është në dorën e Sërbisë që të vendosë dhe jo në tonën se në cilën ngjarje do të asistojë ajo. Por kjo është organizuar në kontekstin e asaj që Mbretëria e Bashkuar vitin e kaluar ishte organizatore e Proçesit të Berlinit ku përfaqësuesit sërbë asistuan në më shumë se 20 ngjarje rajonale në 10 shtete të ndryshme, së bashku me përfaqësues të Kosovës dhe shteteve të tjera nga rajoni. Sërbia ishte e ftuar por vendosi mos të asistonte, çka është e drejtë e saj. Por ne besojmë se bashkëpunimi i sigurisë rajonale është i rëndësishëm dhe shpresojmë se do të gjejmë mënyrën që të përfshijmë Sërbinë në bisedimet e ardhshme” ka thënë ambasadori britanik.

I pyetur nëse, meqenëse Beogradi po i ndjek me kujdes furnizimet me armatime Prishtinës, në të cilat asiston dhe Londra në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të KB, kjo çon në stabilitet dhe siguri më të madhe në rajon, vuri në dukje se Londra ka qëndrim tjetër ndaj kësaj çështjeje nga Sërbia, çka nuk është surprizuese.

"Nuk shikojmë që kjo është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të KB sepse nuk merr parasysh faktin se Britania e Madhe dhe më shumë se 100 vende tashmë e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ka të drejtë të ndërtojë institucionet e veta të sigurisë", tha ambasadori.

Ndaj konstatimit se më shumë se 100 shtete nuk e njohin Kosovën, ndërsa 80 apo 90 e njohin çka është pakicë në Asamblenë e Përgjithshme të KB, u përgjigj se mendon se më shumë se 100 shtete e njohin çka do duhej t’a verifikonte, por që në bazë të qëndrimit të vendit të vet që çdo vend në Ballkanin Perëndimor ka mundësinë që të sigurojë stabilitetin dhe sigurinë e vet.

"Mendojmë se kjo është mirë për vendet individuale, por edhe për stabilitetin e rajonit", shtoi ambasadori.

Pyetjes nëse Sërbia mund të llogarisë mbështetjen e Londrës në rrugën europiane, u përgjigj se Mbretëria e Bashkuar mbështet fuqimisht vendosmërinë strategjike të Sërbisë për t'u bashkuar me BE.

"Mbretëria e Bashkuar prej arsyeve të veta vendosi braktisjen e BE, por ne kemi histori, gjeografi, strukturë ekonomike shumë të ndryshme... Tërësisht kuptojmë se përse Sërbia dëshiron të bashkohet me BE. Mendoj se ky është qëllim realist e vital, sepse kjo është mënyra më e mirë që Sërbia të realizojë potencialin e saj të plotë. Për të shkuar aty, Sërbia duhet të zbatojë reformat që priten nga çdo vend kandidat për për BE-në kuptimin e forcimit të institucioneve demokratike dhe sundimit të ligjit, lirisë së medias dhe mbrojtjes së gazetarëve... Prej vitesh kemi mbështetur këto reforma, kështu që ndajmë zhgënjimin e miqve tanë nga BE kur shikojmë që Sërbia ka bërë hapa pas, sikurse mendoj që ndodhi me ligjet gjyqësore javën e kaluar", tha Ferguson.