Gecaj: Vizita e parë e Bejkerit e rëndësishme për Kosovën, e mirëseardhur prezenca e përfaqësuesit amerikan të mbrojtjes

Gecaj
Burim: Kosovo Online

Eksperti i sigurisë Hysen Gecaj vlerëson si pozitive vizitën e parë të zëvendës-ndihmësit të sekretarit të mbrojtjes së SHBA për politikë europiane dhe Nato, Dejvid Bejker në Prishtinë dhe theksoi se temat e takimeve janë mjaft të rëndësishme për Kosovën.

Ndonëse është shfaqur zyrtarisht se gjatë takimeve mes Bejkerit dhe zyrtarëve kosovarë u fol për bashkëpunimin mes SHBA dhe Kosovës në fushën e mbrojtjes, si dhe për sigurinë rajonale, Gecaj supozon se temat kanë qenë të lidhura me Prishtinën.

"Mund të hamendësoj vetëm se cilat ishin temat e bisedimeve të Bejkerit me liderët e Kosovës. Ajo çka është e njohur në publik dhe çka ishte realiste të pritej, është se diskutuan për sigurinë, pra ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të rajonit. Dhe e dyta është rruga e Kosovës drejt NATO. Këto janë dy tema kryesore mjaft të rëndësishme për Republikën e Kosovës, gjithashtu dhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat e shikojnë Kosovën si partneren e vet", tha Gecaj për Kosovo Onlajn.

Në të, sikurse vlerësoi, ndikoi dhe situata në Ukrainë e cila përditë bëhet edhe më e keqe por dhe sfidat e sigurisë në Kosovë e rajon.

"Përditë kemi pasiguri edhe këtu përreth. Të themi Bosnja është një territor i tillë. Nëse nuk jemi të kujdesshëm, aty mund të kemi ndonjë situatë të pafavorshme, ndonjë konflikt të ri. Situata është e ngjashme dhe me Kosovën për shkak të raporteve që ka me Sërbinë. Por tani shikojmë dhe se në Sërbi ka probleme të brendshme, mund të vërehen disa lëvizje që tregojnë se mund të ketë trazira dhe aty. Kur i shikon të gjitha së bashku, atëherë prania e përfaqësuesve amerikanë të mbrojtjes këtu, do të koordinonin me faktorin politik në Kosovë dhe në rajon në përgjithësi", theksoi Gecaj.

Ky i fundit shtoi se këto ditë kanë qenë aktiv dhe përfaqësuesit e Francës për rastin e situatës së sigurisë në rajon.

"Biseduan dhe me Vuçiqin dhe e gjithë kjo tregon një aktivitet më të madh të faktorëve të rëndësishëm perëndimorë kur bëhet fjalë për sigurinë dhe në përgjithësi sigurinë e njerëzve në Ballkan, të cilët ende jetojnë në kushte jostabile dhe këtë e shikojmë përditë", konkludoi eksperti i sigurisë.