Gjuriq dënon caktimin e paraburgimit të sërbëve nga Graçanica, vendim drakonik politikisht i motivuar

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i Punëve të Jashtme të Sërbisë, Marko Gjuriq, dënoi caktimin e masës së  paraburgimit njëmujor për shtatë sërbët nga Graçanica, duke thënë se vendimi ishte drakonik dhe i motivuar politikisht.

"Dënojmë fuqimisht vendimin drakonik dhe të motivuar politikisht për paraburgimin njëmujor të përfaqësuesve sërbë nga Graçanicë, përfshirë drejtuesit e institucioneve kryesore sërbe shëndetësore e arsimore që i shërbejnë komunitetit vendorl", shkroi Gjuriq në rrjetin social "X".

Ai theksoi se ky veprim vjen në kontekstin e "përpjekjeve të qarta të regjimit të Prishtinës për të frikësuar popullsinë sërbe dhe për të formësuar mjedisin politik para zgjedhjeve të ardhshme në favor të kandidatëve të tij të preferuar".

"I tillë abuzim i mekanizmave institucionalë dhe gjyqësorë jo vetëm që minon të drejtat themelore dhe standardet demokratike, por dhe  kërcënon direkt funksionimin e institucioneve jetësore nga të cilat varet komuniteti sërb", tha Gjuriq.
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi masën e paraburgimit deri në një muaj për shtatë sërbë, drejtorë të institucioneve shëndetësore e arsimore në Graçanicë, të dyshuar për veprën penale "shkelje e vullnetit të lirë të zgjedhësve".